Description
Elaborat për Shqipërinë, 1939 – nga Ivo Andriç, diplomat, nobelist në Letërsi, 1961
Në këtë Elaborat prej 21 faqesh A5, në PDF, të përgatitur nga Marjan Dodaj, unë bëra një faqosje të re, që lexohet më mirë, më qartë – përmblidhen mendimet dhe sugjerimet e diplomatit jugosllav, me prindër kroatë, Ivo Andriç, në lidhje me Shqipërinë. Sipas tij Jugosllavia, ose shteti i Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve nuk ishin për ndarjen e Shqipërisë dhe nuk e donin ndikimin italian në Shqipëri. Por nëse Shqipëria ndahet, ata donin pjesën e tyre. Pra, është një trajtim, që sqaron qëndrimin e Konferencës së Londrës (1913), pastaj të Konferencës së Paqes (1919) dhe pushtimin italian të Shqipërisë më 1939, si dhe qëndrimet jugosllave ndaj zhvillimeve të kohës, në lidhje me Shqipërinë.
Interesi serbo-jugosllav i shprehur këtu ishte ajo, që realisht ka ndodhur me kohën, e ne si shqiptarë nuk po mund t’i ikim kësaj paradigme nga korruptimi dhe shitja e politikanëve tanë: Serbo-jugosllavët donin pavarësinë e Shqipërisë, por një shtet të dobët e të paqëndrueshëm, dhe në nevojë të fqinjëve… gjë që ne ua kemi dhënë këtë kënaqësi.
Pjesë nga Elaborati
Pretendimet serbo-jugosllave për territore, nëse Shqipëria do të ndahej.
Territori që ndodhet në veri të derdhjes së Lumit Seman në det, pastaj gjatë rrjedhjes së këtij lumi deri te gryka e Devollit, më tej gjatë rrjedhjes së Devollit deri te mali i Kamjes (Gurit) – i takuan sferës serbe të ndikimit. Pjesa jugore e Shqipërisë, nga kjo vijë, i takuan sferës greke të ndikimit. Në rast trazirash në Shqipëri, të dyja vendet do të merreshin vesh mbi qëndrimin që duhet të mbanin. Këto janë kërkesat maksimale, që kemi ngritur në një dokument të shkruar ndaj Shqipërisë.
Limani i Durrësit do t’i jepej shtetit të pavarur mysliman të Shqipërisë.
Shkodra lidhet edhe me problemin e lumit Buna, që i hap rrugën natyrore tregtisë së Malit të Zi në det. Që me traktatin e Berlinit, Mali i Zi gëzon të drejtën e lundrimit të lirë në Bunë. Liqeni i Shkodrës në pjesën më të madhe i takon Malit të Zi. Për shkak të neglizhencës së Turqisë, tokat më të mira malazeze ende janë të mbytur nga ujërat e liqenit të Shkodrës. Së këndejmi shtetit tonë i intereson në një masë të madhe rregullimi i Bunës dhe i Drinit, jo vetëm për arsye të lundrimit në Bunë, por edhe sepse në këtë mënyrë do të thaheshin 12 deri 20 000 ha të tokës më pjellore dhe po kaq tokë do të përmirësohej. Dy të tretat e kësaj toke i përket Malit të Zi.
Republika e Mirditës
Ndërsa Konferenca e Ambasadorëve vendosi mbi kufijtë e Shqipërisë dhe mbi organizimin e pavarësisë së saj, ne në gjysmen e vitit 1921, nënshkruam me krerët e Mirditës marrëveshjen për bashkëpunim. U parapa formimi i shtetit të lirë të Mirditës, të cilin do ta mbronin forcat ushtarake të Serbëve, Kroatëve e Sllovenëve dhe interesat e të cilit jashtë vendit do t’i përfaqësonte qeveria në Beograd. Qeveria e Tiranës e mbyti këtë lëvizje, kurse ne ishim të akuzuar dbe të gjykuar para lidhjes së Kombeve.
VIII. PAKTI I TIRANËS
DHE GJENDJA QË AI KRIJOI
Pashiqi duke u dhënë udhëzime përfaqësuesve ta-në për punën në Shqipëri, u fliste atyre; ne duam një Shqipëri të pavarur, por një Shqipëri të dobët e të paqëndrueshme. Koha e tregoi se kjo ishte e mun-dur të mbahej. Shqipëria e dobët dhe paqëndrueshme ishte detyruar të kërkonte ndihmë e mbrojtje atje ku mund t’i gjente. Regjimi i cili rrezikohej nga Italia, na u drejtua neve, kurse ai që ne e rrëzuam, kërkoi mbrojtje nga Italia.
Kompensimet tona
Këto kompensime gjenden në materialin që është përpunuar para 20 vjetësh, kur u ngrit çeshtja e ndarjes së Shqipërisë.
Maksimumi që kemi kërkuar në kohën e vet është kufiri që do të kalonte përgjatë lumit Mat e Drinit të Zi dhe që ne do të na jepte sigurimin strategjik të Malit të Zi dhe të Kosovës. Duhej të siguronim gjithashtu luginat tektonike të Liqenit të Ohrit e të Prespës, duke aneksuar Pogradecin e fshatrat sllave të Gollobordës, si dhe ato midis Prespës dhe Kurçës.
Marrja e Shkodrës do të ishte, në këtë rast, me rëndësi të madhe morale dhe ekonomike. Kjo do të na jepte mundësi për kryerjen e punimeve të mëdha hidro-teknike dhe përfitimin e tokës pjellore për ushqimin e Malit të Zi. Shqipëria e Veriut në kuadrin e Jugosllavisë do të lejonte krijimin e lidhjeve të reja të komunikacionit të Serbisë Veriore e Jugore me Adriatikun.
Me ndarjen e Shqipërisë do të zhdukej qendra tërheqëse për pakicën shqiptare në Kosovë, e cila, në situatën e re, do të asimilohej me lehtë. Ne eventualisht do të fitonim ende dhe 2 – 300.000 shqiptarë, por ata në pjesën më të madhe janë katolikë, marrëdhëniet e të cilëve me shqiptarët myslimanë asnjëherë nuk kanë qenë të mira. Çështja e emigrimit të shqiptarëve myslimanë në Turqi, gjithashtu, do të bëhej në rrethana të reja, sepse nuk do të kishte asnjë farë aksioni të fuqishëm, që ta ndalonte atë.
Reviews
There are no reviews yet.