Përshkrimi
Një libër historik, i shkruar nga Marin Barleti dhe ka 168 faqe.
Rrethimi i Shkodrës, një histori rrënqethëse e botuar nga Marin Barleti në vitin 1504 në Venedik, tregon për atë betejë heroike e madhështore, që bënë shkodranët në vitet 1474-1478 kundër një ushtrie të pamatë turke, nën drejtimin e sulltan Mehmetit II.
Ushtria turke nuk mundi ta marrë kështjellën dhe qytetin e Shkodrës, në Rrethimin e dytë të Shkodrës me 1478, ku morën pjesë rreth 350 mijë ushtarë turq. Ata u thyen me turp nga rreth 1600 ushtarë trima e të stërvitur shkodranë, e disa të tjerë, që e mbrojtën kështjellën me herouizëm e devotshmëri. Por më pas, Venediku që kishte nën zotërim Shkodrën, ia dha qytetin sulltan Mehmetit II, pas një marrëveshje paqësore në vitin 1479.
Shkodranët që luftuan, nuk pranuan të jetonin nën zgjedhën barbare të turkut, pas marrëveshjes së bërë, ata ikën të gjithë me gjithë familjet e tyre për në Venedik, ku Senati i Venedikut u dha menjëherë nënshtetësinë dhe prona aq sa kishin patur në atdhe.
Shkodra e shkodranët u bënë theror, për të mbrojtur krishtërimin në Europë. Sulltan Mehmeti II, u thye dhe u ndal, por më pas Shkodra u shit nga venecianët, për fatkeqësinë e saj dhe të banorëve të saj, dhe sot ushton eZani i naltë i asaj kohe ende në trojet e Shkodrës, duke e tjetërsuar edhe popullsinë shqiptare.
Kruja ra pas vdekjes së kryetrimit, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, por Shkodra nuk ra, atë e shitën. Lufta e Shkodrës e frenoi sulltan Mehmetin II dhe ambiciet e tij për të sunduar vendet e krishtera.
Rishikime
Nuk ka rishikime ende.