Arben Çokaj

Goldbergweg 62
D-60599 Frankfurt am Main
Germany

Cell-AL: +355 69 455 1203
Cell-DE: +49 152 2598 5980

E-mail: arben@cokaj.com

Përkthime: AlbaGlobal

- Mësues Fizike & Informatike
- Gazetar & Analist i pavarur
- Autor librash dhe përkthyes

Dhuro me PayPal

Rreth meje

Lexo gjithashtu: MOS U DORËZO !

Dhjetor ’90 – një ngjarje historike !

Lindur në Grudë-Fushë, Gruemirë, Shkodër më 29.01.1970. Kam kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, dega Fizikë në vitin 1993. Jam marrë me veprimtari shoqërore, politike dhe gazetari. Zakonisht shkruaj poezi, prozë dhe artikuj, si dhe merrem me përkthime, kur kam kohë të lirë...

Merrem me uebdizajn të uebfaqeve të ndryshme, personale dhe biznesi. dhe me Dizajn grafik të logove, kopertinave të librave dhe bannerave e posterave. Jam marrë edhe me përkthime programesh dhe aplikacionesh në shqip si: WinRAR, Total Commander, WordPress, phpMyAdmin, etj.

Kam punuar disa vjet në Kopenhagë, Danimarkë si mësues informatike, kryesisht në DtP, UebDizajn e GrafikDizajn. Që prej vitit 2001 jetoj në Gjermani .

Jam kthyer në Shqipëri në vitin 2004, ku jetoj shumicën e kohës... Kam botuar librin Dizajni Grafik në bashkëpunim me pedagogun e gazetarisë Dr. Rrapo Zguri. Libri përdoret në dy lëndë për studentët e gazetarisë dhe të komunikimit në Universitetin e Tiranës, por mund të përdoret edhe nga njerëz të tjerë, që kanë dëshirë të merren me dizajnin grafik.

Kam botuar edhe librin ECDL 2013, i cili merret me njohuritë bazë në kompjuter. Libri është rekomanduar për studentët e nivelit master në Universitetin e Prishtinës.

Në verën e vjeshtën e vitit 2023, bëra gati dhe publikova 3 libra letrarë, Mrekulli n'katror, poezi, Ofiçina, tregime dhe Për Demokracinë, publicistikë.

LIBRA dhe PËRKTHIME

Viteve të fundit, jam marrë më shumë me rregullimin e librave të ndryshëm me rëndësi, për publikimin e tyre në Shitoren time nëlinjë, falas ose kundrejt pagesës, si Historia e Skënderbeut dhe Rrethimi i Shkodrës nga Marin Barleti, dy librat me rëndësi të Aristidh P. Kolës, Arvanitët dhe prejadhja e grekëve dhe Gjuha e Perëndive, të cilët po rrezikohen të humbasin nga tregu, për arsye politike, si dhe shumë libra të tjerë në origjinal, nga Rilindja Evropiane...

Libra të shkrimtarëve të njohur dhe njerëzve me famë, si Dostojevski, etj. në anglisht deri te Donald Trump, Arti i marrëveshjes, që është edhe përkthim, Inteligjenca Emocionale dhe Inteligjenca Sociale nga Daniel Goleman, përkthimin e Procesi dhe Metamorfoza nga Franz Kafka, I huaji dhe Miti i Sizifit nga Alber Kamy, apo Njëqind vjet vemi, Kolonelit s'ka kush i shkruan, Dashuri në kohën e kolerës dhe Kronikë për një vdekje të paralajmëruar nga nobelisti Gabriel Garcia Markez.

Më pas u mora me përkthimin e 3 tragjedive të Sofokliut, të cilat më bënë një përshtypje mjaft të madhe, Edipi mbret – Antigona – Elektra, Ekzistentializmi është Humanizëm nga Jean-Paul Sartre, Alkimisti i Paulo Coelhos, Princi i Makiavelit, Tre mjeshtra: Balzak, Dikens, Dostojewski nga Stefan Cvajg, Mbi të shkruarit – Kujtimet e një mjeshtri, nga mjeshtri i horrorit Stiven King, e deri te Lexo mendjen tënde nga mentalisti i famshëm Oz Pearlman...

Plane për të përkthyer
Historitë e Herodotit, le të jenë në PDF edhe nën përkthimin tim, për ata që duan t'i lexojnë, Republika e Platonit, Uliksi i James Joyce, apo Poetika dhe Politika e Aristotelit, Ajnshtajni, Jeta dhe Universi i tij nga Walter Isaacson, etj. etj.

Gjatë 3 viteve të fundit ( 2024-2026 ) jam marrë në mënyrë intensive me përkthimin e 11 librave nga Vepra e plotë e Frojdit në shqip. Janë mbi 3000 faqe të përkthyera në shqip nga Vepra e plotë e Frojdit në anglisht, që ka gjithsej 5102 faqe. Frojdi nuk ka deri tani asnjë përkthim më të plotë dhe më të mirë në shqip, dhe ndihem krenar për punën e madhe që kam bërë. Librat e Frojdit i gjeni në PDF në shitoren time online, por edhe të botuar në 2 vëllime: vëllimi I (me 6 libra, 1568 faqe) dhe vëllimi II (me 5 libra, 1456 faqe) .

Shtëpia ime në Grudë-Fushë, Shqipëri, për Krishtlindje e vitin e Ri...

Uebdizajn për uebfaqe të ndryshme

Uebfaqe për Shkodrën, Shkoder.net...

Portali 'Fjala e Lirë', me shkrime të ndryshme e të përditshme - suplement i Shkoder.net...

BMC Computers - një firmë modeste, që merret me uebdizajn (uebfaqe) e grafik dizajn (logo, kopertina librash, postera e bannera), me përkthime programesh në shqip për kompjuter dhe me shpërndarje Interneti si ISP.

dhe shumë uebfaqe të tjera...

Publikime të ndryshme

Shpresa

Gazeta “Shpresa”

0
Gazeta "Shpresa" - organ i komunitetit shqiptar në Danimarkë, doli në 7 numra gjithsejt, në vitet 1995-96, si rezultat i bashkëpunimit të Arben Çokaj...

Të reja në Perëndim

0
Intervistë me 05.06.1992 në "Voralberger Nachrichten", Austri nga Marlins Mohr Diktatura komuniste, e cila zgjati për dekada, ka rënë dhe Shqipëria është në rrugën e...

Poezi

0
Poezi ( Disa nga poezitë e mia... ) Dashuri femre Dedikim Jeta Regjizorët Rini e bordurave Heshtje e përvuajtur Shkatërrim i një pasurie Parafjalë Surfing ...
Unioni Studentor Shqiptar

“Unioni” në hapat e parë

0
Arben Çokaj Vula e thatë metalike - që u përdor për të prodhuar vulën e Unionit Studentor Meraku për të pasur një organizatë të pavarur, një organizim...

Publikime te Fjala e Lirë

0
Kliko në lidhjet më poshtë, për të lexuar me dhjetëra shkrime të autorit, të publikuara te Fjala e Lirë Shkrime nga autori, 2016-2024 https://fjala.info/?s=Arben+%C3%87okaj Shiko arkivin 2009-2018 https://fjala.info/arkivi-2009-2018/ Shiko arkivin...
Refugjatët e luftës

Lehtësia më e papërballueshme e vrasjes

0
Nga Arben Çokaj, 18.06.2003 Nuk besoj të ketë gjallesë mbi tokë, që është kaq agresive dhe kaq e paarsye në eleminimin brenda llojit, sa ç'është...
Right to kill

Das Recht zu töten

0
E D I T O R I A L "Weekendavisen", 9-15. Februar 2001 Der dänische linke Flügel auf dem '70 und dem '80, hatte nicht sich...

Kushoja

0
Kur rracat ndërthuren... Kushoja Adoptimi Kidnapimi Tërheqja pas emrit A janë paragjykimet e njerëzve apo gjenet, ato që përcaktojnë sjelljet e njerëzve në rraca të...
Born - leader

Dy-tre histori dhe lideri i lindur…

0
Nga Arben ÇOKAJ, 2 gusht 2006 Kur krenaria i paraprin dështimit Në veprën e tij "Jeta ime", Bill Klinton thekson një thënie filozofike: "Krenaria është pararojë...

Muri i absurdit

0
-- nga Arben Çokaj, 9 maj 2010 Greva e urisë e deputetëve dhe anëtarëve socialistë nga të gjitha rrethet e vendit, po hyn në një...

Pamje nga shtëpia

Disa foto nga shtëpia në Grudë - Fushë