Më shumë
    Home Libra PDF Stiven King – Mbi të shkruarit – Kujtimet e një mjeshtri
    Shitje !

    Stiven King – Mbi të shkruarit – Kujtimet e një mjeshtri

    Original price was: €20,00.Current price is: €15,00.

    Kategoria:

    Përshkrimi

    Stiven King – Mbi të shkruarit – Kujtimet e një mjeshtri284 faqeshqip

    Përkthyer nga Arben ÇokajOrigjinali në anglisht
    @ 2024

    Stiven King
    Stiven King

    Nëse nuk keni kohë të lexoni, nuk do të keni kohë ose mjete as që të shkruani.’ Ky është mësimi madhor i Stephen Kingut për mjeshtërinë e tij.

    Në qershor 1999, Stephen King u godit nga një furgon, ndërsa ecte përgjatë anës së një rruge fshati në Maine. U deshën gjashtë operacione, për të shpëtuar jetën e tij dhe për të përmirësuar trupin e dëmtuar rëndë. Kur erdhi në gjendje për t’u ngritur ndenjur, ai menjëherë filloi të shkruante. Ky libër është rezultat i kësaj pune të jashtëzakonshme.

    Mbi të shkruarit fillon me një përshkrim tërheqës të fëmijërisë së Kingut dhe fokusimin e tij disi misterioz e të hershëm mbi të shkruarit. Një seri kujtimesh të gjalla nga koha e adoleshencës, kolegjit dhe viteve të përpjekjeve, që çuan në romanin e parë të Kingut, Carrie, i ofrojnë lexuesit një perspektivë të freskët dhe shpeshherë zbavitëse të formacionit dhe karakterit të shkrimtarit. Kingu e kalon lexuesin përmes aspekteve kritike të artit dhe të jetës së shkrimtarit, duke ofruar këshilla praktike dhe frymëzuese mbi çdo gjë, nga struktura dhe zhvillimi i karakterit, deri te zakonet e punës dhe refuzimet.

    Mbi të shkruarit kulminon me përshkrimin e thellë inspirues dhe të pandrojë të Kingut për të kaluarën e tij të afërt, aksidentin pothuaj fatal – një aksident, i cili pothuajse kishte ardhur nga një prej romaneve të tij – dhe tregon se si nevoja e tij madhore për të shkruar, e stimuloi atë më 1999 drejt shërimit.

    I strukturuar në një mënyrë të shkëlqyer dhe frymëzues, Mbi të shkruarit e mbush me besim secilin lexues, që e merr këtë libër në dorë.

    Stiven King është autori i më shumë se tridhjetë librave (tani janë mbi 60-të), ndër më të shiturit në të gjithë botën. Ndërmjet veprave të tij më të fundit janë Bag of Bones (Thesi i kockave), The Girl Who Loved Tom Gordon (Vajza që donte Tom Gordonin) dhe Hearts in Atlantis (Zemrat në Atlantis). Ai jeton në Bangor, Maine, me gruan e tij, romancieren Tabitha King.

    Kopertina: Larry Rostant
    Fotografia e autorit: Tabitha King


    Lexoni një shkrim përshkrues për librin:

    Stiven King – Mbi të shkruarit – Kujtimet e një mjeshtri

    Rishikime

    Nuk ka rishikime ende.

    Bëhu i pari që rishikon “Stiven King – Mbi të shkruarit – Kujtimet e një mjeshtri”

    Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e kërkuara shënohen me *

    POSTIMET E FUNDIT