Sheikja e Shkodrës

1
2535
Jozefina në Kuvajt - shkretëtirë
Arben Çokaj
Arben Çokaj

Përse i duhet pushteti Jozefinës?

Arben Çokaj, 18.06.2013 (botuar në gazetën Dita me 25.06.2013)

Ndryshe nga Pjetër Arbnori, i cili vuajti realisht gati 3 dekada burg politik dhe pas ardhjes së demokracisë, ai u bë një Kryetar i moderuar Kuvendi, i cili e ruajti një ekuilibër qoftë në marrëdhënie me opozitën, por edhe me ushtrimin e pushtetit të tij, Jozefina Topalli nuk ngopet lehtë. Znj. Topalli u fut në politikë në vitin 1996, ku u bë edhe deputete dhe në vitin 1997, ajo u zgjodh nga Berisha si nënkryetare e PD-së. Në 2005-n, me ardhjen në pushtet të PD-së, Topalli u bë Kryetare e Kuvendit dhe konsumon kështu mandatin e dytë si Kryetare dhe të 4-tin si deputete e Shkodrës.

Pushteti dhe pasuria e znj. Topalli kanë ardhur gjatë kësaj kohe gjithnjë duke u rritur, falë votës që ajo merr në Shkodër, në emër të PD-së. Në të vërtetë, znj. Topalli është treguar mjaft e etur për pushtet e pasuri, dhe regjistron në veprimtarinë e saj abuzim me pushtetin dhe me paratë publike.

Ambjent me qera për Fakultetin EkonomikPamje nga ndërtesa në qendër të Shkodrës, pronë e Jozefina Topallit,
e dhënë me qera për lloto kati i parë dhe 2 katet e sipërme i janë dhënë me qera
Universitetit të Shkodrës, Fakultetit Ekonomik.

Gjatë kohës kur ishte Kryetare e Kuvendit dhe numri 2 i shtetit shqiptar dhe i PD-së, znj. Topalli u akuzua se qëndronte pas vrasjes me bombë në makinë të veprimtarit të PDK-së, nga Malësia e Madhe, Aleks Keka. Autori i vrasjes makabre akoma nuk është gjetur. Po ashtu, ajo dyshohet edhe se qëndron pas arrestimit të panevojshëm dhe gjymtimit të Kryetarit të Komunës Rrethina në Shkodër, Kleves Muja.

Ambiente me qera - firma Teuleda dhe Global Language CenterHyrja e ndërtesës në qendër të Shkodrës, ku ndodhet shkolla 9-vjeçare jopublike “Zemra e Krishtit” dhe ku jepen edhe disa ambiente me qera për firma të ndryshme të konsideruara ‘fantazmë’, si Global Language Center, Teuleda, etj., që paguajnë mijëra Euro qera për pronaren e ndërtesës, Jozefina Topalli, por nuk duken se bëjnë aktivitet fare aty.

Foto të pronave të Jozefinës

Në planin nepotik, të abuzimit me pushtetin, znj. Topalli mund të përmendet se çoi konsull në Milano vëllain e saj, dhe punonjës ambasade në Paris, të fejuarin e vajzës së saj, Luis Ejlli. Znj. Topalli e çoi Luis Ejllin së pari në konsullatën e Strasbourgut, që ai të merrte shtëpi të paguar nga shteti, pasi atje studionte e bija e Topallit. Kështu znj. Topalli shfrytëzonte tre mundësi:

1. e bënte Luisin diplomat dhe i jepte vlera para së bijës, i paguante rrogë dhe shtëpi nga buxheti i shtetit.
2. kursente pagesën e qerasë për të bijën, e cila mund t’i ruante ato pará dhe
3. merrte edhe bursë për të bijën nga paratë publike.
Në të dy planet e përmendura më sipër, shquhet fare qartë, se znj. Topalli ka abuzuar dhe ka bërë si të dojë me pushtetin e saj. Në një vend demokratik, vetëm nga kjo, ajo nuk do të rrinte gjatë në një pozicion publik, kurse këtu, ajo duke buzëqeshur si e perënduar, u kërkon përsëri votën shkodranëve.

Ambjente me qera - shkolla 9 - vjeçare jopublike 'Zemra e Krishtit'Pamje nga ndërtesa pronë e Jozefina Topallit në qendër të Shkodrës,
e dhënë me qera për shkollën 9-vjeçare jopublike “Zemra e Krishtit”

Por ajo që bie më shumë në sy në vendin tonë të varfër, është edhe pasurimi marramendës i znj. Topalli. Duke u bërë pjesë e abuzimit me paratë publike dhe pjesë e anti-shtetit, Jozefina Topalli numëron tashmë një numër të madh pronash, që i kalojnë disa miliona Euro pasuri. Ajo ka në pronësi një ndërtese në qendër të Shkodrës, të cilën e ka dhënë me qera për shkollën 9-vjeçare “Zemra e Krishtit” dhe për disa zyra me qera mijëra Eurosh për disa firma ‘fantazmë’, si Global Language Center, Teuleda, etj.

3 vila në Razëm, njëra e Jozefines3 vilat në Razëm të Mbishkodrës, të ndërtuara nga firma e ndërtimit Curri shpk,
ku njëra prej vilave është pronë e Jozefina Topallit.

Po ashtu, nuk ka shumë kohë që Jozefina Topalli përfundoi së ndërtuari edhe një ndërtesë mjaft të bukur 4 katëshe, në qendër të Shkodrës, në Pedonale, të cilën e ka dhënë përsëri me qera. Kati i parë është një lokal llotoje, ndërsa dy katet e sipërme, ajo i ka dhënë me qera për Universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër, Fakulteti Ekonomik. Pra, ironia e fatit është e hollë këtu. Znj. Topalli pasurohet me paratë publike dhe ndërton pallate, të cilat i jep më pas me qera për shkolla jopublike, por edhe për universitetin publik!

Përderisa Universiteti i Shkodrës paska nevojë për ambiente studimi, tendenca për shtetformim, do i bënte qeveritarët tanë t’i ndërtonin këto ambjente me paratë publike në shërbim të pedagogëve dhe studentëve të Shkodrës, e jo t’i merrte znj. Topalli këto pará me rrugë tërthore, të ndërtonte ambiente private dhe me ato ambiente të dhëna me qera për universitetin e Shkodrës, ajo të fitonte përsëri pará publike, nga paratë që ka përvetësuar në rrugë të dyshimta. Eja e nënvleftësoje tani zgjuarsinë e ligë të kësaj zonje, që kërkon përsëri votën e shkodranëve. Se me votën tonë të shpërdoruar, ajo e krijoi gjithë këtë pasuri.

Hoteli i FerditHoteli me 22 dhoma që po ndërton Kryetari i Komunës Shkrel, Ferdi Sterkaj në Razëm, benxhamini i Jozefinës dhe kryetar i PD-së për Malësi të Madhe.

Pyetja e thjeshtë bëhet, ku i merr znj. Topalli këto pará, që ndërton këto ndërtesa? Dhe a mund të konsiderohet abuzim me pushtetin e fondet publike, ndërtimi i ambjenteve private, të cilat më pas i jepen universitetit publik me qera? Mafia ia ka zili kësaj mënyre veprimi! Prapa kësaj ndërtesës 4 katëshe, ndodhet një sipërfaqe e madhe toke, ku znj. Topalli ka një projekt të rinovuar disa herë si shesh ndërtimi nga KRRT e Bashkisë Shkodër, për ndërtimin e një pallati luksoz 8 katësh. Këtu znj. Topalli i ka marrë edhe një pjesë toke familjes së Voltana Ademit, Prefektes së Shkodrës, kandidates për deputete të PD-së. Pra, me këto marifete, znj. Topalli ka krijuar një zonë me ndërtesa e projekte në qendër të Shkodrës, ku po lë edhe gjurmën e saj të suksesit dhe abuzimit me pushtetin dhe paratë tona publike.

Dita - 25.06.13

Por pronat e znj. Topalli nuk kufizohen me kaq. Përveç një apartamenti në ish-Bllokun e Tiranës ku jeton, ajo ka në pronësi edhe një vilë në zonën turistike të Razmës në Mbishkodër, një apartament në Shëngjin të Lezhës dhe një sipërfaqe toke me pozicionet ushtarake në Melgushë të Shkodrës, etj. etj. Pra, duket qartë përse e do pushtetin zonja Topalli dhe pse kjo grua me një nivel mesatar përpiqet kaq shumë për të marrë e mbajtur pushtet me çdo mënyrë.

Jozefina me sheikun nga Kuvajti

Jozefina me sheikun nga Kuvajti – nga i cili inspirohet, për t’u pasuruar në Shqipëri

Flitet se znj. Topalli ka krijuar prona edhe në bashkëpunim. Bëhet fjalë për universitetin privat “Gjon Buzuku” ( http://www.unigjb.com/ ), i cili përflitet në Shkodër se ka vitin e 4-rt akademik, por nuk zhvillon asnjë orë mësimi. Studentët e regjistruar, i marrin diplomat aty, pa shkuar në shkollë fare. Ky rast duhet hetuar, se përbën një skandal flagrant për shkallën e lartë të falsitetit dhe informalitetit të arsimit të lartë në Shqipëri. Pronare e këtij universiteti, ku znj. Topalli flitet se ka pjesën e saj të investimit dhe përfitimit, është e shoqja e Kryetarit të Bashkisë Shkodër, Lorenc Luka.

Dita - 25.06.13

Në vendet e Perëndimit, nuk kemi asnjë rast të ngjashëm, ku një kryetare e kuvendit të abuzojë me pushtetin dhe të pasurohet në një mënyrë të tillë. Ndonëse katolike, znj. Topalli sillet si sheike me mentalitet abuziv oriental. Ajo abuzon dhe vë pasuri në mënyrë të ngjashme me politikanët e vendeve islamike. Në këtë mënyrë, Jozefina reklamon më kot orientim Perëndimor, pasi veprimet e saj nuk kanë asnjë lidhje me demokracitë Perëndimore. Nëse një ditë do të kemi një shtet të rregullt e me drejtësi të pakorruptuar, si në vendet e Perëndimit, ku po synojmë të integrohemi, duhet kërkuar hetimi i plotë i pasurisë së znj. Topalli, si dhe i veprimtarisë së saj abuzive me pushtetin dhe paratë tona publike. Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin në një vend demokratik!


Komente në gazetën “Dita”

KUR POLITIKANETE E KETIJ LLOJI TE PERFUNDOJNE NE GJYKATE ATEHERE DO THEMI QE KEMI NJE SHTET DEMOKRATIK.NDOSHTA ANDEJ NGA VITI 3000.KETE E DINE KASTA PRANDAJ VEPROJNE PA JU TREMBUR QERPIKU.KURSE MJAFTON TE HEDHESH SYTE NGA FQINJI ME I AFERT KU NJE MINISTRE DHA DOREHEQJEN PSE NUK KISHTE PAGUAR TAKSAT KUPTON SE KU JEMI AKOMA…PIKE E ZEZE,MBAN DHE FOTON E NENE TEREZES NE MUR..GROTESKE…

ENDRI UK 25 Qershor, 2013 at 11:40 am

“Ndonëse katolike, znj. Topalli sillet si sheike me mentalitet abuziv oriental”?! – a jeni ne terezi apo jo? Kush eshte drejtor i etikes ketu?

mentari 25 Qershor, 2013 at 5:04 pm

ne fakt dikush i ka thene sulltaneshe

mendoj qe sheike nuk ka.jane meshkuj sheiket

Azemi 25 Qershor, 2013 at 11:46 am

Te gjitha pronat ti konfiskohen kesa bushtre te pa pare qe e ka neverit kete popull te shume vuajtur te tregoje se ku i ka vjedh keto leke qe ka vene kete pasuri.Mire ben Populli i Shkodres qe te ja zaptoj keto prona dhe ta nxjerre per zhelesh duke e perzene nga Shkodra.

shqiptari 25 Qershor, 2013 at 11:51 am

TE KONTOLLOHEN NUMRAT E LLOGARIVE DHE TE SEKUESTROHEN NE RAST TE MUNDSHEM E TI JEPEN POPULLIT QE KA NEVOJE!

illi 25 Qershor, 2013 at 12:10 pm

ti behet transparenca

Tani 25 Qershor, 2013 at 12:27 pm

Prokurori Llalla tregoje veten e ke shume te thjeshte tani problemin.Behu si Falkone.Sekuestro ,fadrome,burg.

shqipe 25 Qershor, 2013 at 1:02 pm

shkodrane me goje te cthurur vetem kete bishe te shemtuar kam pare .

do te votoja me mire nje prostitute se jame me te nderuara se kjo se josefinen ajo jua kalon atyre .per mendimin tim prostitucion I thone gojes se felliqur.

balzac 25 Qershor, 2013 at 2:07 pm

Ne kete rast ”Fatkeqesi,emrin e ke grua”.

shqipfolësi 25 Qershor, 2013 at 2:49 pm

KAM MBETUR PA FJALË……Deri më sot kemi parë se ishte kjo që akuzon çdo ditë kryetarin e opozitës për një pallat të gruas së tij?! Ndërsa këto që po shoh këtu i tejkalojnë të gjitha kufijtë e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës shtetërore! Ku je mor prokuror i përgjithshëm? Ke bërë një betim në gjykatë, se do zbatosh ligjin dhe vetëm ligjin! Çfarë kontrolloni ju? Kapni dhe fusni në burg një hajdut xhepash dhe lini të jetojnë në “oqeanin e pasurive të vjedhura të popullit” njerëz pa ndërgjegje qytetare? Çfarë bën kontrolli i pasurive të politikanëve dhe zyrtarëve të lartë të shtetit? ….Dhe u çuditën se si populli i goditi kaq “Frikshëm” me votë?

Natyrisht, sheikja shkodrane shkon ku të dojë dhe askush nuk e ndalon e ti kërkojë llogari për shpenzimet.

Një pyetje kam për të gjithë këta pushtetarë e politikanë tashmë të perënduar: A ju ka mbetur vallë ndonjë peng që akoma nuk e realizuat me pasurinë e përbashkët kombëtare?!

Burg dhe vetëm burgu!

myftari itali 25 Qershor, 2013 at 2:55 pm

neqoftese se EDI RAMA ndjek menyren e qeverisjes se tosit te nanos mbas 97 nuk kemi gje ne vije.EDI duhet te pastroje gjykatat ,prokurorine,shikun,policine ,dhe ne krye te ketyre iinsitucioneve te vihen njerez te afte e te ndershem qe e meritojne, dhe jo me tesra partie,qe te hetohet gjithe kjo pasuri marramendese qe kane grumbulluar politikanet e vendit tone te majte apo te djathte.duhet nje operacion me duar te pastra.

Genti 25 Qershor, 2013 at 2:59 pm

C’do te bejne dhenderri dhe vellai i Jozefines ? U mesuan me jeten e ”diplomateve” jashte shtetit, tani t’u dergoje para te thata Xhozi se shanset jane qe do t’i heqin.

AL-Boston 25 Qershor, 2013 at 3:04 pm

PO NUK FILLOI TE FUNKSIONOI DREJTESIA NDAJ KRIMIT,KORUPSIONIT NUK DO KETE ASNJEHERE RILINDJE NE SHQIPERI. Eshte shume e veshtire,mund te themi e pamundur.Ne shqiperi leku i krimit mbyt gjithcka.

POPULLI 25 Qershor, 2013 at 6:12 pm

FORCA EDI ,MBAJE FJALEN,SE VITET IKIN SHPEJT DHE DO FILLOSH TE HUAZOSH JUSTIFIKIME,COJINI PARA DREJTESISE TE GJITHE ATA QE MASHTRUAN ,VODHEN,VENDOSEN LIGJET NE EMER TE PUSHTETIT QE JU DHA POPULLI,DREJTORET E SHKOLLAVE QE PERDOREN FEMIJET NE FUSHATA,NJE KRIM SKANDALOZ NE SYTE E BOTES, DREJTORE TE TJERE QE SPASTRUAN ZYRAT NGA KUNDERSHTARET SAPO ERDHEN NE PUSHTET,MILIONA LEKE TE SHKUAR DEM NE TRAJNIMIN E SPECIALISTEVE TE HEDHUR NE RRUGE VETEM PER BINDJET E TYRE,..DITE TE VESHTIRA JU PRESIN..

Gramoz 25 Qershor, 2013 at 5:10 pm

Z THANO kjo eshte dritheruse..si ju ze gjumi naten kur ne gazeten tuaj te nderuar vijne keto te dhena qe po na lene pa mend e ju te mjaftoheni me kaq…z adrian ne jemi popull e perpara ketyre njerezve jemi jemi flluske sapuni ,ne nuk kemi fuqi por populli kete radhe i ndershkoi ….a nuk e kuptoni qe ju jeni pushteti i katert e nga ju ne presim shume///kjo lubi ika kaluar caqet e anormales..kjo i ka kaluar mbreterit ,sheiket i ka kaluar lordet ,i ka kluar milarderet ,kjo kuceder i ka kaluar te te gjitha …kjo bastarde qe nuk resht se akuzuari ramen per nje apartament dhe askush nuk ja permend kesaj lubie te gjithe kete perandori qe ka ngritur me parate e shqiptareve…prse te fyemi ne qe nuk kemi buke te hame e te bejme sehir duke na poshteruar kaq rende ..perse na duhet te ankohemi per amet zogun kur ne kemi ametin e sotem qe ja kaluar me dhjetra here..per kete kjo nuk e justifikon dot kure pasurine qe mund te justifikohe me pasurine e te pareve te saj….z thano me te drejten qe te japin koventat nderkombetare dhe me te drejtat qe ke si pushtet i katert .e me keto fakte te pa contestushme..ju qe te na qetesosh dhe ne si dashamiresit e gazetes tuaj presim me pa durim qe kesaj xhvatese te pireses se gjakut shqiptareve ta denanconi ,,e ti shkoni deri ne fund ..mos bini pre e asaj logos famekeqe se cudia shqiptare zgjat vetem tre dite….pushteti juaj eshte aq i forte sa nuk i ben dot balle asgje mbi toke ,gazeta juaj dhe gazeta tema jeni gazetat qe shqipetaret do tu jene mirenjohes per kete detyre te shenjte qe na mbani lidhur me memedheun tone te dashur..ju na dhate shpesete madhe qe te kthehemi ne vendlindje…ju keni meriten me te madhe dhe te pa diskutushme ,,ne rezimin e kanibalit berisha ..kjo eshte e pa diskutushme…qe te na i beni akoma me te lehte duhet te luftoni edhe me shume per ta ckulur nga renjet berishizmin ….adrian deri ti gjesh vendin kucedres se shkodres nuk do ndjehem i qete kure ,nuk e meriton shkodra kete padrejtesi e aq me mire qe tani shkodra ja vrau kalin qe kish hipur.keshtu tha namik hoti i ndjere ..shkorani i mbrekullushem qe vuante me satrapin e pare nuk mendonte kure se do katandisej ne kete fare feje …..thano nuk kam me kam shprese se do i shkosh deri ne fund suksese

Daullja 25 Qershor, 2013 at 5:14 pm

Kjo do jete edhe detyra me e veshtire e Rames. Ketyre ju do kerkuar llogari deri me nje qindarke per borxhin publik qe arriti masen 65 %. Po nuk u be konfiskimi i ketyre pasurive abuzive, shteti menjehere do deklarohet i falimentuar ekonomikisht. Pervoja e fqinjeve ne keto abuzime, duhet te na djege edhe neve.

Njeriu realist. 25 Qershor, 2013 at 5:18 pm

Per te fjetur i qete ky komb qofte edhe nje nate duhet:::

Te gjithe ata qe kane abuzuare me djersen e poullit dhe bene jete shejkesh te hetohen imtesishte dhe pasuria tu konfiskohet dhe te kthehen ne prone po te popullit se historia nuk ka ndonje shembull tjter ne bote qe te ngrysesh lemeri dhe te zgjohesh birinxhi,ose te ngrysesh pa brek dhe te gedhihesh shejk.

Jozit ti hiqet qytetaria ne shkoder dhe per kete jam shume dakorte siç thote nje shkodran ne komentin e vete dhe ti llogariten qindarkat se edhe ajo duke share komunizmin dhe kafete e tyre u be kaq e pasur.Eh jozi Jozi keshtu eshte kjo dynja :– Atje larte ne ato rripa ,

Here ma hipe here ta hipa,prandaj mos e merrni me frike se edhe Gadafi gjith ai shejk qe por perfundoj ne plera toidho si ju moj Jozi nga berdica.

DREJTESIA 25 Qershor, 2013 at 6:23 pm

Evidentimet e vjedhjeve ,korrupsionit me parat e popullit ,ja ka evidentuar z.Thano,qe e vlersoj dhe e pergezoj,por kjo eshte publikimi,se populli ja dinte ndaj e denoj duke e pushkatuar me vote.Une mendoj qe kete ta marr ne hetim prokurori i pergjithshem,se pas Kroacise Sllovenise,rradha i ka ardhur Shqiperise.Populli foli,menjehere presim drejtesine ti hetoje e ti denoje.

Jo vetem keto ka plot abuzime me fondin e Kuvendit, pisja, nga hajdutlliku, donte te pervetsonte edhe Piramiden ne bulevard, e ka rjepur nga pllakat e mermerit qe ka pasur, sa ka vendos pllaka bano,vetem e vetem per t;ja ulur vleren …do flasi dhe gjyqin e saj dhe oborrit qeveritar edhe familjare t’i behet i hapur dhe ta ndjeki gjithe populli i majte e i djathte se ka si kjo sheike edhe Bregut, DODA, BULKU, ETJ. PAFUND,+ gjinine mashkullore qe hesht edhe pse shiten si trima OLLDASH, BASH, PALOK, PATOS IMAMI, RULI, e te gjithe, mijëra felliqsirat duhen hetim,e sekuestrim pasurie duke zhdemtuar arken e shtetit=popullit,po sberi kete pune te pare Edi Rama, po po pa frike se ke popullin pas ,o Edi Rama,sepse nuk do realizosh premtimet por qe punon e mbi llum e po te themi se llum do te nxjerresh.

Fjalet e popullit si fjalet e zotit,veri ne vesh e ne mendje se do jete populli qe te votoj, ai te rrezon, PRONONCOJU, FOLI POPULLIT SE ME PARAT TONA KANE BERE BATERDINE…

Roby 25 Qershor, 2013 at 6:58 pm

Jozefina, pavaresisht nga keto qe shkruhen ka bere per qytetin e Shodres, por nqs se ka prova per çka shkruhet ne artikull eshte e drejte qe drejtesia te beje punen e vet (nqs ka drejtesi), po te ishte si person, une e kisha futur ne burg edhe nqs. nuk ka vjedhur, sepse e meriton.

1 KOMENT

  1. Injoranca dhe fodulleku i autorit dhe i ri-publikuesit jane te pa limiteshme. Kur pamfletisti Arben Çokaj nuk dinte te shkruante akoma as emrin e tij, Jozefina Cobaj (Topalli) dinte se paku 4 gjuhe te huaja edhe ato te mesuara tinzash. Kur asaj i refuzohej si e persekutuar studimet e larta edhe me paret e saja, megjithese kishte mesatare me te larte se mesuesit, lolos Arben Çokaj, i jepej e drejta e studimit… Me renjen (temporare) te diktatures, kur Arben Çokaj me zor mbaroi shkollen, gjysmen me arra e geshtenja qe duhej te ja jepte pedagogeve, Jozefina Topalli (Coba) mbaroi dy dege shkellqyeshem dhe mbrojti masterat ne Universitetet me te njohura te Europes. Tashti te dalim tek qeshtja e pronave qe Arben Çokajt i djeg shpirti aq shume. Atje ne malet ku eshte rritur ma merr mendja qe as kushrinjte nuk i kan lane me ja prek vaden, me ja shty gardhin, e as me i lane me kullote dhite ne pyll, ne ate pjesen e tyre. Bile ma merr mendja qe edhe sot qe duhet te jetojne dikund tjeter ba me marr vesht se i ka hi ujku e arusha (se kush tjeter nuk jeton atje) ne toke, len penen e gazetarucit e niset me u xane me arushen se pse ka hanger boca pishe te rana ne toke prej tokes se tij… Por shoku Arben Çokaj, nuk e din se ne shtepine ku ka lind Jozefina Coba (Topalli), pervec se i kane arrestu baben dhe i kane vra axhen, edhe i kane xjerre jashte e i kane ba me jetu si muhaxhir. Edhe kur ma ne fund ju dha e drejta me u kthy ne shpi te tyne jane kene te detyruar te jetojne me familje qe partija i futi me zor (bile disa vazhdojne edhe sot e kesaj dite te jetojne ne pronat e familjes Coba. Aq tru Arben Çokaj i ka se Jozefina eshte e martuar me Tonin Topallin, familja e te cilit ishte nder me te pasurat e Shkodres, dhe mbas kalvarit te shumte te persekutimeve gjate diktatures edhe atyre ju dha e edrejta qe te jene pronare te pronave te tyre. A ka ndoj te keqe deri ketu. Pra pronat qe ti rreshton (dhe besoj se nuk ju a jane kthyer te gjitha) jane pasuni e familjes Topalli ku Jozefina Topalli (Coba) eshte nuse. Si malcuer (nuk po perdori shprehjen malok qe i pelqen atyre qe te shtyjne me shkry brockolla) duhet ta dish se je tu u kap me personin e gabuar. Tashti nji pyetje “te sinqerte”. Megjithese kategoria e popullit tend ka kap prona ku ka mujte dhe i kan legalizu ILEGALISHT, cfare do te kishe ba nese do ti kishe pasur pronat ashtu si i ka Familja Topalli ???? Do ti kishe fal…??? Do te kishe investu ne to…dhe futur ne bisnes…??? Apo…. ne fakt harrova kjo nuk eshte fusha jote. Nuk e di a ke bere ndoj shkrim per pronat ne Jug te shqiperise ku mafia e ndertimit me rranje ne Seline e PS ban ligjin????

    ————

    I nderuar, ndonëse anonim, shënimin tënd po ta lë të paprekur, ashtu siç e ke shkruar, të mbushur me fyerje e me aludime, ku realisht ti e thekson më tepër injorancën tuaj, pikërisht për atë që ti më akuzon mua. Ti duhet me e ditë se kjo faqe është faqja ime personale dhe e mirëmbaj unë, pasi nuk kam njerëz si Jozefina, për të përgatitur doktoraturën në juridik (flitet se ia ka bërë Xhezair Zaganjori – kundrejt një pagese apo shpërblimi, kuptohet, se e bënë tjetrin Kryetar të Gjykatës së Lartë), dhe nuk kam as njerëz të përkthejnë për mua, dhe të botoj libra, sikur i kam përkthyer unë, kur në fakt përkthimin e kanë bërë të tjerët, siç ka bërë Jozefina.

    Meqë ti nuk ke durim me e lexua shkrimin për Sheiken e Shkodrës deri në fund, por mjaftohesh me aludime që në rastin më të parë, duke më akuzuar mua për gjëra nga fantazitë e tua, që nuk i qëndrojnë realitetit fare, unë po të sqaroj se Jozefina ka bërë shumë më tepër se aq që unë i kam përmendur. Ajo në kohën e saj, kur ishte kryetare kuvendi, me ndihmën e policisë dhe shërbimit sekret, ndërhyri brutalisht në punët e mia personale dhe ndër tjera prishi edhe fejesën e vëllait tim mjek me një vajzë në Shkodër, duke ndërtuar një proces policor kundër nesh disa vjeçar. Nëse kjo për ty është normale dhe e pranueshme moralisht, atëherë ti nuk je ndryshe nga Jozefina, ndaj edhe e mbron. Kurse unë them se kur tjetra sillet në një mënyrë kaq harbute, dhe përndjek njerëz si në kohën e Enverit, se i dhamë pak pushtet, Enveri i ka bërë pak asaj!

    Personalisht, edhe këtu në faqen time mund ta shikosh, se unë kam lindur në Grudë-Fushë, 7-8 km larg nga Shkodra. Nëse nuk e di ku bie, e kujton se është në Kukës a Tropojë, a në male, ky është problem i njohjes tënde të madhe. Kam një histori familjare autoktone, më të hershme se Jozefina, e cila ka ardhur me familje nga fshatrat e Laçit për në Shkodër, dhe ngaqë ishin çobanë e kishin edhe mbiemrin Çoba dhe u morën në Shkodër me tregëti leshi. Komunizmi i persekutoi ata, nuk e vë në dyshim, por ashtu si ti, që lehën vend e pa vend, pa ditur se me kë po flet, edhe Jozefina me familjen e saj Çoba apo Topalli, nuk shquhen për ndonjë traditë të qëndrueshmërisë dhe krijimit të vlerave Evropiane për këtë vend, por për traditën e ekzistencës në ato mundësi e rrethana, në të cilat jetuan. Shkrimet e mia u bënë në kohën kur Jozefina kishte pushtet, dhe kjo më ndryshon mua me tiparet e saj apo tiparet e tua, si mbrojtës i saj. Unë kisha kurajo evropiane të ngrej zërin kundër asaj, që mendoja se nuk ishte e padrejtë dhe e bëra, nuk veprova si ju me bark arab dhe pa arsye e logjikë Evropiane apo demokratike.

    Sa bëri Jozefina me familjen e saj Çoba apo Topalli për rrëzimin e komunizmit në Shqipëri? Ndërkohë që unë isha student, nga një familje e varfër fshatare, dhe nuk kam turp se kam lindur në fshat, siç ka turp Jozefina se punoi në fshat, 150 m larg nga gryka e Rusit, në Insitutin e misrit e orizit, u ngrita me studentë të tjerë në Dhjetor 1990 me thirrjet “E duam Shqipërinë si e gjithë Evropa!” dhe filluam proceset e demokratizimit të vendit. Jozefina në atë kohë ndryshonte pozicionet në divanin e zyrës së drejtorit të saj në Institurin e misrit dhe orizit, Ahmet Osja. Pra, nëse unë isha mes atyre njerëzve të dalluar, e jo pa emër, që ndryshuan historinë, që sollën demokracinë dhe krijuam Partinë Demokratike, më 1990-1991, Jozefina & co. bashkë me ty, o anonim, se me pasë kurajë ti e vetë-respekt, shkruan si unë emrin në fund të mesazhit tënd, ju ishit duke i rënë maces me lugë…

    Sa për gjuhë të huaja e nivel komunikimi në gjuhë të huaja, kulturë personale apo demokratike, sjellje evropiane apo fshatarake, krijim vlerash apo anti-vlerash, unë nuk e vë në kandar veten në krahasim me Jozefinën. Edhe Kim Kardashian ka namin e madh, por nuk ka produkt. Jozefina hyri në PD 6 vjet pasi unë me shokë e themeluam partinë. Dhe meqë partinë na e vodhi Saliu, e kjo në Shqipërinë turqelike është vlerë, se kaçakëria është vlerë këtej, pasi edhe ti po e justifikon Jozefinën për hajnitë e saj, unë u detyrova të iki në Perëndim, kam jetuar modestisht si shqiptar i ndershëm dhe në respekt të vlerave universale të njeriut, si njeri që lind në fshat e në qytet, si njeri me mendje të hapur, e respekt për verat dhe jo për anti-vlerat, dhe kam dhënë aq sa kam mundur për veten e për këtë vend, një kontribut që plotësohet edhe me shkrimet e mia, ku futen edhe shkrimet për Sheuiken e Shkodrës.

    Punën time profesionale modeste e kam arritur vetë, jo duke vjedhur shqiptarët apo kushërinjtë e mi, dhe tokën e shtëpinë, që na e la në trashëgim babai, ia kam lënë vëllezërve, pa ua marrë, siç ka bërë Jozefina me pronat e dy familjeve në Shkodër. Kuptohet, hajni më i madh këtej ka edhe pronën më të madhe – ne ishim familje e mesme në atë kohë dhe ashtu kemi mbetur, nuk jemi të pasur si Jozefina, por nuk kemi as nevojë t’i çojmë fëmijët tanë në shkolla me paratë e shqiptarëve, siç bëri Jozefina me Megin, të cilën e çoi në shkollë në Strasbourg, dhe pastaj ia emëroi Luisin konsull në Strasbourg, pastaj kur Megi donte të kryente masterin në Paris, ajo ia çoi Luisin po në Paris, konsull në Ambasadën tonë atje, që edhe t’i jepte rrogë Luisit si diplomat, t’i ngrisyte vlerat atij para të bijës, se është e fejuara e një diplomati, të paguante shkollimin e Megit me paratë tona, dhe po ashtu të paguante edhe shtëpinë e banimit të tyre me paratë e diplomacisë shqiptare. Jozefina ka krijuar ato vlerta fshatareske që ka dhe tashmë e njeh e gjithë Shqipërtia, sa e kapën për zhelesh dhe e hoqën nga kryetarja.

    Unë vazhdoj të bëj aq sa mundem, me programe të kompjuterit në shqip, me tekste e literaturë shqip për mësimin e programeve, me tekste për nivelin universitar dhew më gjerë, tekste për një nivel Europian, të BE-së, për njohuritë bazë në kompjuter, që administrata e shoqëria shqiptare të mësojë të përdorë kompjuterin në një nivel përdorimi të caktuar, etj. etj. Punën time e kam nxjerrë në treg dhe e merr secili që ka nevojë për të me para ose falas, sipas rastit. Kurse Jozefina vjedh para që të ndërtyojë, por produkt që iu shërben shoqërisë nuik di të bëjë ajo as ndonjë hajn tjetër turqelik i këtij vendi!

    http://www.cokaj.info/prolibra/

PËRGJIGJU

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu