Përshkrimi
Një botim special, Vepra e plotë e Frojdit në shqip, një libër me 990 faqe,
përkthim nga Arben Çokaj.
Në Shkoder, në librari:
1. Libri Universitar, Pedonale
2. Ora e Shkodrës
Secili mund të krenohet me një libër të tillë, kaq të dobishëm e serioz në bibliotekën e tij! (E kam fjalën për ata që e duan dijen, duan ta kuptojnë këtë botë si duhet, dhe lexojnë!)
A kanë problem disa intelektualë shqiptarë me kuptueshmërinë e veprës së Frojdit? Mos e kanë lexuar herët në një gjuhë të huaj dhe nuk e kanë kuptuasr si duhet?! Në fakt, nuk janë vetëm këta, të cilëve ua sugjeroj veprën e Frojdit të përkthyer në shqip nga unë, por edhe të tjerëve, që duan ta kuptojnë më shumë e më mirë këtë botë. Por duke u ndeshur me këto paragjykime e kritika, më lindën edhe mua dyshime…
Kam një të njohur – psikoterapeute në Gjermani, ka kryer shkollën atje, dhe thashë ta pyes. Pasi i tregova se po botoj një vepër të Frojdit në shqip, e pyeta nëse ata merren me Frojdin në punën e tyre, e nëse po, me cilat tema kryesisht? Përgjigjia e saj ishte e habitshme dhe e papritur, që më gëzoi: “Me tana (të gjitha) faktikisht.” Kë të besoj tani? Pra, puna ime nuk paska shkuar dëm, Frojdi u duhet profesionistëve të fushës, përveç të tjerëve për lexim të kulturuar.
Pra, profesionistët e psikoterapisë merrren në punën e tyre me të gjitha temat e trajtuara nga Zigmund Frojd, dhe jam krenar që e bëra të mundur përkthimin e një pjese esenciale të veprës së Frojdit në shqip. Pasi dyshimet e kritikat do të jenë gjithmonë, por nëse një vepër ka vlera dhe ka dobishmëri e përdorim publik, pse jo, ajo është e nevojshme, për të mos thënë e domosdoshme dhe e dobishme për shoqërinë!
Mund të jetë vepra më e plotë e Frojdit në shqip, dhe përkthimi më cilësor – 990 faqe libër me kopertinë të fortë!
Kritikëve më të mëdhenj të Frojdit – do ua dhuroj nga një kopje pas botimit, me premtimin, që pasi ata ta lexojnë librin e përkthyer, të shkruajnë një shkrim 3-5 faqe, me pikëpamjet e tyre për librin, për Frojdin e teorinë e tij, Psiko-analizën, dhe përkthimin e bërë, në vetvete!
A mësuan gjë nga Frojdi, që nuk e kishin ditur më parë, a ndryshuan mendim për të, a ia vlen të lexohet e referohet vepra e tij, sipas mendimit të tyre?
PËRMBAJTJA E LIBRIT
Libri I
Studime mbi Histerinë……………………………….4
Komunikim paraprak…………………………………….8
Historitë e rasteve………………………………………21
1. Znjsh Anna O. (Brojeri)…………………………….22
2. Zonja Emmy von N. (Frojdi)……………………….42
Diskutime ……………………………………………….71
3. Zonjusha Lucy (Frojdi)……………………………..76
Diskutime ……………………………………………….98
4. Katerina (Frojdi) …………………………………..100
Diskutime ………………………………………………106
5. Znjsh Elisabeta von R. (Frojdi) ………………….108
Diskutime ………………………………………………128
Teoria (Brojeri)…………………………………………144
A janë dukuritë histerike ideogjenike?……………..146
Eksitimet tonike – afektet ……………………………151
Konvertimi histerik…………………………………….160
Gjendjet hipnoide ……………………………………..169
Ide të pavetëdijshme …………………………………175
Dispozicioni i lindur – zhvillimi i histerisë………….189
Psikoterapia e histerisë……………………………….198
Libri II
Totemi dhe tabuja………………………………..237
Tmerri i incestit ……………………………………..243
Tabuja dhe ambivalenca emocionale …………….256
a. Trajtimi i armiqve …………………………………271
b. Tabuja mbi sundimtarët ………………………..275
c. Tabuja mbi të vdekurit…………………………..283
Animizmi, magjia dhe omnipotenca ……………..301
Kthimi i totemizmit në fëmijëri……………………321
Origjina e totemizmit……………………………….330
– Teoritë nominaliste ……………………………….330
– Teoritë sociologjike ……………………………….333
– Teoritë psikologjike ……………………………….336
Origjina e egzogamisë, Totemizmi………………..339
Libri III
Moisiu dhe monoteizmi …………………………373
Moisiu – një egjiptian……………………………….376
Nëse Moisiu ishte egjiptian…………………………384
Moisiu, populli i tij dhe feja monoteiste…………..414
a. Premisa historike …………………………………418
b. Periudha e latencës dhe tradita…………………424
c. Analogjia……………………………………………429
d. Aplikimi……………………………………………..435
e. Vështirësitë…………………………………………444
Përmbledhja dhe rikapitullimi ………………………452
a. Populli i Izraelit ……………………………………454
b. Njeriu i madh ………………………………………456
c. Avancimi në intelektualitet………………………460
d. Heqje dorë nga instinkti …………………………463
e. Çfarë është e vërtetë në fe………………………468
f. Kthimi i shtypjes……………………………………470
g. E vërteta historike ………………………………..473
h. Zhvillimi historik …………………………………..477
E ardhmja e një iluzioni………………………….481
Ku qëndron vlera e veçantë e ideve fetare? …….491
Libri IV
Psikologjia e turmave +………………………..528
Psikologjia e turmave dhe analiza e egos ……..574
Përshkrimi i Le Bonit……………………………….576
Relacione tjera të jetës mendore kolektive…….584
Sugjestioni dhe libidoja……………………………589
Dy grupet artificiale, kisha dhe ushtria ………..593
Probleme të mëtejshme…………………………..598
Identifikimi…………………………………………..602
Të jesh i dashuruar dhe nën hipnozë……………607
Instinkti i tufës………………………………………612
Grupi dhe hordhia primare………………………..616
Një gradë diferencuese në ego……………………621
Postscript – Pas-shkrim…………………………….525
Egoja dhe Idi ………………………………………..633
II Egoja dhe Idi………………………………………640
Egoja dhe Superegoja………………………………647
Dy klasat e instinkteve …………………………….655
Marrëdhëniet e varësisë së Egos …………………661
Libri V
Një studim autobiografik +…………………..670
Mbi Narcizmin………………………………………674
E pavetëdijshmja…………………………………..694
Kuptimet e ndryshm të së pavetëdijshmes ……700
Emocionet e pavetëdijshme………………………704
Topografia dhe dinamika e represionit………….707
Karakteristikat e sistemit Ucs……………………..711
Komunikimi mes dy sistemeve …………………..714
Vlerësimi i pavetëdijes …………………………….718
Tabuja e virgjërisë…………………………………..724
Neuroza dhe psikoza ……………………………….737
Një studim autobiografik ………………………….742
Postscript – Pas-shkrim…………………………….788
Seksualiteti femëror…………………………………791
Pse luftë? (Letërkëmbim Ajnshtajni – Frojdi)……809
Libri VI
Teoria e Seksualitetit dhe Psiko-analiza….305
Tri ese mbi teorinë e seksualitetit……………….308
Devijimet seksuale ………………………………..314
Devijimet në lidhje me objektin seksual………..315
Personat e papjekur seksualisht………………….325
Devijimet në lidhje me qëllimin seksual ………..326
Zgjerimet anatomike ………………………………327
Fiksimet e qëllimeve seksuale ……………………332
Perversionet në përgjithësi………………………..336
Instinkti seksual te neurotikët…………………….338
Instinktet komponente dhe zonat erogjene ……342
Arsyet për epërsi të seksualitetit pervers ………344
Seksualiteti infantil …………………………………347
Periudha e latencës seksuale në fëmijëri ……….350
Qëllimi seksual i seksualitetit infantil…………….355
Manifestimet seksuale masturbuese …………….357
Kërkimet seksuale të fëmijërisë ………………….364
Fazat e zhvillimit të organizimit seksual…………367
Burimet e seksualitetit infantil ……………………370
Transformimet e pubertetit ………………………..375
Problemi i eksitimit seksual ……………………….380
Teoria e libidos ………………………………………383
Diferencimi mes burrave dhe grave………………385
Gjetja e një objekti …………………………………388
Përmbledhje ………………………………………….395
Mbi Psiko-analizën…………………………………..405
Psiko-analiza……………………………………….410
Lënda e psiko-analizës……………………………..411
Historia e jashtme e psiko-analizës………………415
Një skicë e psiko-analizës …………………………417
Teoria e instinkteve …………………………………421
Zhvillimi funksional seksual………………………..424
Cilësitë psikike………………………………………..428
Interpretimi i ëndrrave si ilustrim…………………434
Teknika e psiko-analizës…………………………….440
Një shembull i punës psiko-analitike ……………..448
Aparati psikik dhe bota e jashtme………………….457
Bota e brendshme…………………………………….465
Rishikime
Nuk ka rishikime ende.