Gazeta “Shpresa”

0
1047
Shpresa

Gazeta “Shpresa”organ i komunitetit shqiptar në Danimarkë, doli në 7 numra gjithsejt, në vitet 1995-96, si rezultat i bashkëpunimit të Arben Çokaj me shoqatat shqiptare në Kopenhagë. Gazeta ishte në formën e një pamfleti prej 12-16 faqesh A4, dhe merrej me trajtimin e temave kombëtare dhe problemet që mund të shqetësonin komunitetin shqiptar atje.

Gazeta shtypej në shtypshkronjën e dispencave të Universitetit të Kopenhagës, nga Mevaip Jonuzi. Gazeta shpërndahej në lokalet e shoqatave shqiptare në Kopenhagë, ku numri i lexuesve ishte realisht mjaft i ulët, gjë që çoi edhe në ndërprerjen e botimit të saj pas numrit 7-të të saj, nëntor 1996, faqja e parë e së cilës paraqitet si ilustrim më poshtë.

Gazeta Shpresa - organ i komunitetit shqiptar në Danimarkë
Sqarim:
Në kohën kur gazeta “Shpresa” botohej, kishte gjithsejt rreth 7 mijë shqiptarë në Danimarkë, ku shumica ishin shqiptarë të Maqedonisë, pjesa tjetër nga Kosova dhe rreth 16 shqiptarë nga Shqipëria.

PËRGJIGJU

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu