Përshkrimi
Libri Totemi dhe Tabuja nga Zigmund Frojd, ka 135 faqe
Është marrë nga Vepra e Plotë e Frojdit me mbi 980 faqe në shqip, përkthyer nga 1200 faqe në anglisht nga Vepra e Plotë e Frojdit me 5 102 faqe.
PARATHËNIE PËR PËRKTHIMIN HEBRAISHT
Asnjë lexues i këtij libri nuk do ta ketë të lehtë ta vendosë veten në pozitën emocionale të një autori që është injorant i gjuhës së shkrimit të shenjtë, i cili është krejtësisht i larguar nga feja e etërve të tij – si dhe nga çdo fe tjetër – dhe që nuk mund të marrë pjesë në idealet nacionaliste, por që ende nuk e ka mohuar kurrë popullin e tij, që mendon se në natyrën e tij thelbësore është një çifut dhe që nuk ka dëshirë ta ndryshojë atë natyrë.
Nëse do t’i bëhej pyetja: ‘Meqë i ke braktisur të gjitha këto karakteristika të përbashkëta të bashkatdhetarëve të tu, çfarë të mbetet tjetër, që të jesh hebre?’ ai do të përgjigjej: ‘Më mbetet vërtetë shumë, dhe ndoshta thelbi i kësaj.’ Tani ai nuk mund ta shprehë qartë atë thelb me fjalë; por një ditë, pa dyshim, do të bëhet e arritshme për mendjen shkencore.
Pra, është një përvojë e një lloji krejt të veçantë për një autor të tillë kur një libër i tij përkthehet në gjuhën hebraike dhe vihet në duart e lexuesve për të cilët ajo idiomë historike është një gjuhë e gjallë: një libër, për më tepër, që trajton origjinën e fesë dhe të moralit, megjithëse nuk përvetëson asnjë kënd¬vështrim çifut dhe nuk bën përjashtime në favor të hebrenjve. Megjithatë, autori shpreson se do të jetë në një linjë me lexuesit e tij, me bindjen se shkenca pa paragjykime nuk mund të mbetet e huaj për frymën e hebrenjve të rinj.
VJENË, dhjetor 1930
Lexo për më shumë:
Rishikime
Nuk ka rishikime ende.