Description
E ardhmja e një iluzioni – është e ardhmja e fesë, sipas Frojdit. Frojdi mendon se sipas psiko-asnalizës së tij, feja do të zhduket një ditë, me rritjen e dijes dhe vetëdijes te njerëzit. Se ashtu si zhduken neurozat, kur gjendet shkaku i vërtetë i krijimit të tyre, ashtu zhduket edhe ferja për njerëzit e ditur.
Libri ka 38 faqe, është marrë nga Vepra e Plotë e Frojdit me mbi 980 faqe në shqip, përkthyer nga 1200 faqe në anglisht nga Vepra e Plotë e Frojdit me 5 102 faqe.
Me këtë punim, Frojdi nxjerrë në pah idetë e tij kundër fesë, e konsideron fenë një illuzion, një neurozë obsesioinale universale. Neuroza është një shtypje në tru, e cila shkaktohet nga një dhunë psikike.
Trajtimi i kësaj teme bëhet me kujdes nga Frojdi, duke e ditur ndikimin e madh, që feja ka mbi shoqërinë njerëzore, duhet lexuar me kujdes, pasi niveli i trajtimit është jo edhe aq i thjeshtë për t’u kuptuar.
Në faqet e fundit, del më qartë në pah, që shoqëria të mos indoktrinohet në shkolla me edukatë fetare, dhe të provohet një eksperiment, ku njeriu të rritet pa edukatë fetare dhe të shihet kuptimi më pas i botës prej tij, duke u bazuar kryesisht te njohuritë shkencore.
Në lidhje me neurozat, Frojdi ka shkruar në veprën e tij më parë, se ato zhduken, sapo të gjendet arsyeja, e cila i ka krijuar/shkaktuar ato – në këtë kontekst ai nënkupton edhe zhdukjen e fesë, sapo njerëzit të jenë më të shkolluar e më të ditur – gjë që edhe në fakt ka ndodhur me kalimin e dekadave, që nga koha kur Frojdi e shkroi veprën e tij.
Vepra e plotë e Frojdit në anglisht është falas, nëse ju blini librat në shqip, të përkthyer nga versioni në anglisht, ju paguani në fakt punën e përkthimit në këtë rast. Përndryshe merrni veprën e plotë në anglisht, falas – një shërbim, që e kemi ofruar për ju!
Reviews
There are no reviews yet.