Më shumë
    Home Libra PDF Zigmund Frojd – E ardhmja e një iluzioni
    Sale!

    Zigmund Frojd – E ardhmja e një iluzioni

    Original price was: €10,00.Current price is: €5,00.

    Category:

    Description

    E ardhmja e një iluzioni – është e ardhmja e fesë, sipas Frojdit. Frojdi mendon sipas psiko-asnalizës së tij, se feja do të zhduket një ditë, me rritjen e dijes dhe vetëdijes te njerëzit.

    Libri ka 38 faqe, përkthyer nga Arben Çokaj, është marrë nga Vepra e plotë e Frojdit, në anglisht (që është falas).

    Me këtë punim, Frojdi nxjerrë në pah idetë e tij kundër fesë, e konsideron fenë një illuzion, një neurozë obsesioinale gjithënjerëzore. Neuroza është një shtypje në tru, e cila shkaktohet nga një dhunë psikike.

    Trajtimi i kësaj teme bëhet me kujdes nga Frojdi, duke e ditur ndikimin e madh, që feja ka mbi shoqërinë njerëzore, duhet lexuar me kujdes, pasi niveli i trajtimit është jo edhe aq i thjeshtë për t’u kuptuar.

    Në faqet e fundit, del më qartë në pah, që shoqëria të mos indoktrinohet në shkolla me edukatë fetare, dhe të provohet një eksperiment, ku njeriu të rritet pa edukatë fetare dhe të shihet kuptimi më pas i botës prej tij, duke u bazuar kryesisht te njohuritë shkencore.

    Në lidhje me neurozat, Frojdi ka shkruar në veprën e tij më parë, se ato zhduken, sapo të gjendet arsyeja, e cila i ka krijuar/shkaktuar ato – në këtë kontekst ai nënkupton edhe zhdukjen e fesë, sapo njerëzit të jenë më të shkolluar e më të ditur – gjë që edhe në fakt ka ndodhur me kalimin e dekadave, që nga koha kur Frojdi e shkroi veprën e tij.

    Vepra e plotë e Frojdit në anglisht është falas, nëse ju blini librat në shqip, të përkthyer nga versioni në anglisht, ju paguani në fakt punën e përkthimit në këtë rast. Përndryshe merrni veprën e plotë në anglisht, falas. Shërbim, që e kemi ofruar për ju!

    Reviews

    There are no reviews yet.

    Be the first to review “Zigmund Frojd – E ardhmja e një iluzioni”

    Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e kërkuara shënohen me *

    POSTIMET E FUNDIT