Lenka e Shkodrës – Intrigat dhe lufta e egër për pushtet në PD-në e Shkodrës

0
1124
Jozefina Topalli - poster

Arben Çokaj INTERVISTË

Ç’u ndodh atyre që ‘ftohen’ me klanin Topalli.

Rrëfimi i ish-aktivistit të partisë Demokratike në Shkodër, Arben Çokaj. Dyshimet e Çokajt për vrasjen e Aleks Kekës dhe plagosjen e rëndë të Kleves Mujës. Denoncimi i familjes Çokaj tek konsulli danez pas presioneve të policisë nën ndikimin e Topallit. “Zina është bërë si Lenka Çuko e dikurshme… Na futi presionet politike edhe në krushqi, më prishi fejesën e vëllait, hapi fjalë se vajzën e kishin çnderuar…”

Intervistoi Erion Habilaj, 7 janar 2013

Arben, Ju jeni ndër personat, që u morët intensivisht me fushatën e PD-së në Shkodër, pse jeni larg kësaj partie tashmë?

Në Shkodër, unë bashkë me disa të tjerë, ish-pjesëmarrës të lëvizjes së Dhjetorit ’90-të, ndihmuam me sukses në 2005-n kandidatin e PD-së, Ramiz Çobaj. Fushata shkoi mirë, kandidati kundërshtar i PS-së (i ndjeri Lekë Çukaj), shquhej për veprime në 3 ditët e fundit, dhe ishte mësuar të fitonte. Ne e dinim se as Jozefina nuk guxonte të kandidonte kundër tij, nga frika e humbjes dhe menduam se Ramizin e kishin vënë kundër Lekës, me qëllim për ta djegur. Por fushata jonë cilësore, nga njëra anë, dhe njohja e Ramizit me metodat e policisë dhe të kontrollit, nga ana tjetër (pasi ishte një ish-punonjës i Ministrisë së Brendshme), bëri që ne ta ruanim kontrollin mbi situatën dhe të fitonim.

Gëzimi i fitores duket se nuk i dha një shije të mirë Jozefinës, e cila shikonte aty një grup të ri, të vogël, që pati sukses. Lufta brenda llojit, filloi shumë shpejt pas fitores. Ajo u fokusua në përpjekjet e saj rrënuese, me ndihmën e organeve përkatëse të sigurisë, që t’i priste krahët Ramizit, gjithmonë duke na sulmuar neve, që e ndihmuam atë në fushatë. Dhe Ramizi në padijen dhe nënshtrimin e tij, jo vetëm që nuk shikoi të na mbronte, por u bë pjesë e këtij plani djallëzor. Filloi kështu një lloj gjuetie shtrigash i pakuptimtë, që nuk po e merrja vesh nga se vinte, por që tani është bërë gjithëpërfshirës, pasi është aplikuar gjthandej, në format e saj agresive e primitive. Përgjime telefoni, provokime, bllokime, prishje punësh, etj.

Lenka e Shkodrës

Si funksion PD në Shkodër?

PD në Shkodër dhe më gjerë nuk është një strukturë politike demokratike, që funksionon në bazë të pjesëmarrjes vullnetare të anëtarëve të saj dhe diskutimeve të hapura për problemet, që shqetësojnë shoqërinë apo qeverisjen. PD në Shkodër është një grup njerëzish, të punësuar në administratën lokale, që presin për gjithçka orientimet e znj. Topalli. Ashtu si në kohën e komunizmit, të gjithë i servilosen dhe duan ta kenë mirë me Zinën, Lenkën e dikurshme. Secili synon, që përveç rrogës, të kapë edhe ndonjë pjesë tenderi diku. Kaq e thjeshtë e primitive është politika e ushtruar në këto anë të globit.

Jo rrallëherë thuhet se “nuk të ecën në Shkodër, po nuk e pate mirë me Jozefinën”. Ç’mendim keni ju për këtë?

Zonja Topalli është pikërisht, ajo që thotë Bamir Topi: një klon i Berishës. Por do të shtoja se Jozefina është një klon femër i Berishës. Është si të thuash, kapaku mbi kupë. Zotësia e Jozefinës është se rastësia e futi në politikë, jo se ajo ishte e zonja, apo e zgjuar, por se ishte femër. Dhe instinktet e femrës e bëjnë atë të ruhet më shumë se Berisha, por kjo nuk e bën atë më të mirë se Berishën. Përkundrazi. Jozefina është në gjendje ta përcëllojë këdo, nëse mundet, qoftë edhe PD-në vetë, vetëm për një çikë pushtet personal.

Në pak vite pushtet në PD, Jozefina ka krijuar legjendën urbane në Shkodër, se është e paprekshme. Pushteti i saj është një pushtet hajnash nga koka deri në bazë. Ajo ia ka zënë dorën të bërit politikë, siç bëhet këtej, ka arritur të marrë fonde për Shkodrën në këto 8 vjet, më shumë se çdokush tjetër më parë. Kuptohet, kjo bëhet pasi ajo ka pjesën e saj të fitimit, në çdo investim që bëhet në Shkodër. Kanë gjetur diku një firmë prodhimi gurësh (duhet parë më nga afër kjo aferë), dhe po e shtrojnë një pjesë të mirë të qendrës së Shkodrës me rrasa guri – e kanë kthyer në këmbësore (pedonale).

Investime luksoze në fakt, por përveç se janë pompoze e të shtrenjta, nuk kanë menduar aspak, se si ta zgjidhin çështjen e lëvizjes së makinave, apo parkimit në Shkodër. Ato pará, që janë hedhur në rrasa guri (të cilat kanë filluar edhe të lëvizin nga cilësia e dobët e punimeve), apo një pjesë e atyre parave, mund të ishin përdorur më mirë, mendoj unë, që të zbusin varfërinë në Shkodër, të ulin papunësinë, të rrisin nivelin e shërbimit, etj.

Në Shkodër na thanë se keni një histori personale të përplasjes me kryetaren e Kuvendit. Deri ku ka shkuar kjo përplasje?

Në këtë kontekst, dua të pranoj, se znj. Topalli konsiderohet si një grua e ligë këtu në Shkodër, urrejtëse dhe hakmarrëse e skajshme, një grua vërtetë e rrezikshme. Unë pata shkruar në tetor 2006 shkrimin e guximshëm me titull: Taksa “Loli” – “Jam krahu i Jozit”, ku sqaroja se nëse do të bëhesh dikush në Shkodër, dmth. nëse do të bësh karrierë në administratë, duhet të jesh patjetër me krahun e Jozefinës. Aty sqarova gjithashtu, se fatkeqësisht, krahu i Jozefinës është një krah i thyer nga korrupsioni dhe paaftësia. Ishte ndër shkrimet e para kritike ndaj saj, dhe natyrisht kjo nuk i pëlqeu Jozefinës.

Për të ilustruar metodat që përdor Jozefina me krahun e saj, kundër kundërshtarëve, konkurrentëve apo kritikëve të saj, mund të përmend tre raste, që fillojnë me gjueti shtrigash e ngacmime, deri në eleminim fizik. Së pari, vrasja e Aleks Kekës në fillim-fushatën e qershorit 2009, një drejtues lokal i PDK-së në Malësinë e Madhe, iu faturua në atë kohë Jozefinës nga krerët e PDK-së. Jozefina nuk diti të mbrohej në intervistat që dha më pas në TV. Por u ndoq taktika e baltosjes së viktimës, duke e akuzuar atë për implikime në biznese kriminale. Ishte kohë zgjedhjesh, dhe Jozefina kishte frikë nga votat, që mund të merrte PDK.

Ju mendoni se këto ngjarje kanë patur prapavijë politike?

Ju keni edhe rastin e sulmit brenda organeve të sigurisë ndaj Kryetarit të Komunës Rrethina në Shkodër, Kleves Muja (PS), më bëri të parandjej se kjo ngjarje po instrumentalizohej nga Zina. Familja e viktimës dyshon hapur, se rasti në fjalë ishte politikisht i motivuar. Prokurori i çështjes, Ermir Lelçi, vëllai i drejtorit juridik të Kuvendit, Lulzim Lelçi, ngriti akuza kundër Kleves Mujës, me pretendimin se ai kërkohej nga drejtësia italiane. Në një rast të tillë, duhej që Klevesi të mbahej në dhomat e paraburgimit, për llogari të drejtësisë italiane, deri në ekstradim, se ai nuk ishte i dënuar, por i akuzuar. Por në fakt, ai u fut në burg me të burgosur për vrasje, ku edhe u sulmua.

Ishte koha kur Jozefina pretendonte të bëhej Presidente e Republikës. Pasi Kleves Muja u fut në burg, ai u godit me mjete të forta në kokë nga një i burgosur, dhe u dëmtua mjaft rëndë. Pasi e dëmtuan Klevesin dhe kryeministri e shkarkoi nga posti i kryetarit të komunës, ai doli i pafajshëm. Çuditërisht i pafajshëm! Po tani, përderisa ky njeri është i pafajshëm, atëherë pse e arrestuan dhe e burgosën? Dhe pse e gjymtuan? Më kujtohet një thënie e ish-të përndjekurve politikë, me rastin e grevës së tyre të urisë: Këta vuajnë nga sindromi i hijenave, duan gjak, sa herë që synojnë të marrin pushtet.

Rasti i tretë ka të bëjë me mua dhe vëllain tim. Ngaqë unë shkruaja shkrime kritike, që cënonin edhe milionat e Jozefinës dhe të krahut të saj, të thyer nga korrupsioni dhe paaftësia, për ndonjë rrugë që nuk bëhej, edhe pse fondi jepej për të tretën herë, etj. ajo futi në lojë pjesë të caktuara nga organet e policisë së Shkodrës dhe të prokurorisë, dhe më gjerë. Filluan të hapnin fjalë, me makinën e tyre të baltosjes, se gjoja ne jemi trafikantë e vagabondë. Kjo që të justifikonin veprimet e tyre në të ardhmen, pavarësisht se çfarë do të bënin. Denigrimi i viktimës, ose objektit të gjuetisë, me qëllim justifikimin e veprimeve kriminale kundrejt tij, është një nga metodat më të parapëlqyera të Zinës. Por ngaqë ata nuk ishin në gjendje të vërtetonin asgjë kundër nesh, ata pikasën interesimin e vëllait tim për një vajzë në Shkodër, me të cilën ai deshi të fejohej. Ajo ishte vajza e një inxhinieri, të punësuar në Drejtorinë rajonale të rrugëve dhe e ëma e saj punonte në administratën e Bashkisë së Shkodrës.

Njerëzit e futur në lojë nga Jozefina, Lorenc Luka (Loli) dhe Ramiz Çobaj, donin të krijonin një precedent për të bërë të mundur arrestimin e vëllain tim, që duke goditur kështu vëllain, përmes tij, të goditnin edhe mua. Në këtë përpjekje të tyre të ulët e perverse, duke përdorur familjen e vajzës, e pastaj, pasi thyen edhe vajzën, filluan ta përdorin edhe atë, ata ia arritën të prishin fejesën e vëllait tim, me vajzën në fjalë. Duke parë shkallën e ultësisë, dhe bindjen më pas se ky perversitet urdhërohej nga Jozefina, unë fillova ta quaja atë me termin derdimene, se nuk dija t’i vë fjalë tjetër – një grua e ligë, që bën keq për hobi, pa asnjë përfitim.

Nuk ishte prishja e fejesës akti më i rëndë i tyre. Ata filuan të hapnin fjalë me anë të policisë, se vajzën e kishte ç’nderuar një person tjetër, i futur në lojë edhe ky nga zonja e hekurt e Shkodrës. Pra filluan të cenonin nderin e asaj që po përdornin për karrem, e kjo si duket nga fakti se vajza kishte treguar interes për vëllain tim. Në bisedë me familjarët e atij djalit, që policia pretendonte se kishte shkuar me vajzën, ata e mohuan këtë, por pranuan se kjo ishte lojë e policisë, dhe se djali nuk kishte gjë me vajzën. Ata premtuan se nuk do përziheshin më në këtë punë.

Por, këtu del në pah edhe ‘virtyti’ i pabesisë, me të cilin operon policia, nën urdhërat e zonjës së hekurt. Disa ditë më vonë, vëllai im e sheh atë djalin përsëri, duke ndenjur në kaféne me vajzën në fjalë. Shkon të merret vesh me ta. Dhe pasi e pyet atë djalin, kush të ka futur në lojë? E ai nuk tregon. Vëllai vendos të mos merret më me këtë vajzë. Disa ditë më vonë, duke u ulur nga një kaféne, në mbrëmje, dy persona me kapele, na sulmojnë fizikisht, më shumë vëllain se mua. Dhe ne i denoncuam në polici, pasi i njohëm kush ishin. Më pas prokurtoria e mbylli çështjen. Prokuror i çështjes ishte Ermir Lelçi, dora vetë – prokurori që mori në qafë kryetarin e Komunës rrethina në Shkodër, vëllai i drejtorit juridik të Kuvendit të Jozefinës.

E keni paditur?

E çuam çështjen në gjykatë, për sulm fizik e dëmtime të tjera me dashje, ku prokuroria duhej të ishte në anën e palës së dëmtuar, ne shkonim në gjykatë dhe si palë nuk kishim të akuzuarit, që na kishin sulmuar, por prokurorinë, dhe pikërisht, prokurorin Ermir Lelçi, i cili në fakt nuk duhej të ishte aty, pasi ai e kishte hedhur poshtë akuzën e policisë për çështjen në fjalë dhe kishte konflikt interesi në mbrojtjen e akuzës sonë. Në bisedë me drejtuesin e Prokurorisë Shkodër, Përparim Kulluri, ai na tha se cilindo prokuror të çonte në çështje, ai do të sillej si Ermir Lelçi. Pra, prokuroria në lojë, mbronte kriminelët. Pse?

Pasi ne e pamë se Ermir Lelçi po shpërdoronte detyrën, duke u përpjekur të mbyllte këtë çështje, ne ngritëm akuzë kundër Ermir Lelçit, për shpërdorim detyre. Por megjithatë, ai përsëri, disa muaj më vonë, u paraqit në gjykatë si përfaqësues i Prokurorisë së Shkodrës, në një çështje ku ne ishim palë, kur vetëm akuza jonë kundër tij (që nuk u shqyrtua kurrë), ishte e mjaftueshme për ta paraqitur atë si person me konflikt interesi në çështjen tonë, dhe e përjashtonte atë automatikisht nga përfaqësimi në këtë çështje.

Na sorollatën disa muaj me radhë kot së koti në dyert e gjykatës së Shkodrës dhe të prokurorisë, ne e pamë se çështja kishte hyrë në rrugën e të pazgjidhshmes dhe se Gjykata e Prokuroria nuk ishin në gjendje të gjykonin në bazë të ligjit, e të së drejtës, por në bazë të urdhërave politikë të zonjës së hekurt Jozefinë. Aty e kuptuam se Ramiz Çobaj kishte bërë pjesën e tij, por ai nuk do mundej të ndikonte mbi sistemin e drejtësisë në Shkodër, po të mos ishte e implikuar vetë Jozefina.

Pasi dështuan në përpjekjen e tyre për të na kapur e për të na shantazhuar me këtë rast, dështuan pra të krijonin precedent për të na penalizuar, apo për të na marrë pará me zor, duke na detyruar të thyheshim kështu, ata synuan para zgjedhjeve të qershorit 2009, të provonin diçka tjetër. Na e dëmtuan një herë në parkim makinën tonë BMW (se si duket i bënte rëndë fuksave të Zinës), që sapo e kishim blerë, duke na e gërvishtur me mjete të forta – shprehje e urrejtjes pa-logjikë, a’la Jozefinë. Pastaj Jozefina dha urdhër, që makina ime të merrej në polici. Agron Guri, një kumbar i saj në policinë rrugore të Shkodrës, rrëmbeu makinën time në parkim, gjoja për parkim të gabuar. Një tentativë kjo që më pas rezultoi e paligjshme dhe çështja u fitua nga ne me gjyq.

Çfarë ndodhi me automjetin tuaj?

Zina kishte dhënë urdhër me siguri, të merrej makina ime, për qëllime të tjera. Kisha dëgjuar për raste, kur makina i merrej dikujt nga policia dhe i futej drogë në kupat e rrotave, etj. dhe ngaqë makinën time e kishin marrë pa asnjë shkak ligjor, mendja më shkoi menjëherë te shkaqet ekstra-ligjore, tek taktikat e liga e perverse, që përdoren nga krahu i Jozit, për të inkriminuar kundërshtarët e saj. Drejtorit të policisë së Shkodrës i kërkova lirimin menjëherë të makinës sime, pasi rrëmbimi i saj ishte i paligjshëm.

Makina ime u mbajt disa javë në ambjentet e Komisariatit në Shkodër, dhe ndërsa makina ime mbahej aty, shpërthen papritur makina e Aleks Kekës, në rrugën mes Koplikut e Shkodrës. Duket se i ndjeri Keka ishte treguar i pakujdesshëm. I dërgova informacionin e duhur më pas ambasadës Gjermane, sepse banoj në Frankfurt, ambasadës Daneze, pasi jam shtetas Danez dhe ambasadës Amerikane, si Ambasada e një shteti aleat, që interesohet më shumë për Shqipërinë.

Ambasada daneze ndërhyri pranë policisë së Shkodrës për të marrë vesh arsyen e marrjes së makinës sime dhe konsulli danez më tha, që të shkoja e ta merrja makinën time dhe ashtu bëra. Konsulli danez më tha tekstualisht: “ata e dinë tashmë se ne e dimë, që makina jote është marrë. Nuk besoj se do i bëjnë gjë asaj.”

Të njëjtën dorë kriminale, si çështjen e ngacmimeve dhe të ndërhyrjes së politikës në çështjet tona familjare, duke u përpjekur të dëmtojë marrëdhëniet tona me familjarët tanë dhe me njerëzit e tjerë, e shoh të lidhur edhe me dy rastet e mësipërme. Të Aleks Kekës, ku makina e tij u hodh në erë, në kohën kur mund të ishte planifikuar edhe makina ime të kishte të njëjtin fat. Besoj se edhe arrestimi i Kleves Mujës kishte sfond politik, sepse u bë nga i njëjti prokuror, Ermir Lelçi, vëllai i drejtorit juridik të Jozefinës, i cili u përdor edhe për të mbyllur çështjen tonë.

Meqë jeni marrë me fushatat, ç’mendim keni për Shkodrën në zgjedhjet e 23 qershorit?

Mendoj se fushata elektorale në 2005-n, dhe fillimi ishin mirë, premtuese, por kjo nuk zgjati. Shumë shpejt na zhgënjeu të gjithëve mënyra e drejtimit. Dolën në pah forma arrogante dhe agresive të vendimmarrjes, sa të krijohej përshtypja, se këta kanë ardhur në pushtet me idenë për të bërë pará, e për të mos rënë kurrë. Berisha dështoi në premtimet e tij për zero tolerancë krimit e korupsionit, apo betonizimit. Ajo që i vuri kapak gjërave, dhe që zbuloi një korrupsionin agresiv qeveritar, dhe që na tronditi të gjithëve, ishte ngjarja e Gërdecit. Çdo kryeministër me dinjitet, që merr një post politik të atij niveli, për t’i shërbyer vendit dhe popullit që ai përfaqëson, do duhej të kishte moralin të dorëhiqej menjëherë. Por çfarë bëri kryeministri ynë? Ai bëri të paditurin… “Ku bie Gërdeci?!” – tha. Nuk kishte dëgjuar kurrë për të, sipas tij, ndonëse më pas e kuptuam, se ai ishte i implikuar familjarisht në atë projekt korruptiv e të dyshimtë, sidomos i biri.

Që pas Gërdecit, unë jam shprehur, se PD e ka humbur të drejtën legjitime e morale për të qeverisur. Një qeverisje e ndjeshme ndaj punëve që bën, duhet të jetë e ndjeshme edhe në dorëheqje, kur vëren se gjërat shkojnë keq. Por PD e sotme drejtohet nga një person i implikuar në parregullsi, shkelje të ligjit e krime. PD drejtohet nga një person i ç’ekuilibruar mendërisht, që e mban veten me ilaçe anti-depresive, dhe ne akoma besojmë se truri i tij duhet të jetë racional, gjë që nuk është.

Nëse faktorët kombëtarë dhe ndërkombëtarë nuk mblidhen bashkë, në një koalicion mendimi e veprimi kundër Berishës, për t’ia prerë atij duart e manipulimit, atëherë ai do të përdorë të gjitha mjetet për të dalë përsëri në krye, i fituar, siç bëri edhe me Tiranën. Të mos ushqejmë asnjë iluzion. Berisha është një njeri i verbër për pushtet, tepër i rrezikshëm, i zhytur në krim e poshtërsi, i cili e pa me festimin e 100 vjetorit, se populli nuk e dëgjon më, nuk e do më, dhe ai nuk do të lërë asnjë mjet pa përdorur, për ta marrë me forcë pushtetin përsëri, pasi me votë nuk e merr dot.

Opozita nga ana tjetër, të kujdeset që të konkurrojë në fushatë me njerëz të vlefshëm e të vetëdijshëm, edhe në Shkodër, në mënyrë që të ofrojë një qeverisje tjetër, me koncepte evropiane, e jo orientale, apo mafioze.

Publikuar në: Dita, 07.01.2013


Komente në gazetën Dita:

ana
Qenke nje kokerr komunisti ti, sa nuk e paske shokun. Apo te jane prishur interesat personale diku?

– Përgjigje: Turi
E ti çfarë je? Një kokërr budallice. Po ku në rr.s. po e sheh komunistin ti?

mentari
po citoj nga shkrimi i mesiperm
por p.d. e sotme drejtohet nga nje person i implikuar ne paregullsi, shkelje te ligjit dhe krime.
p.d. drejtohet nga nje person i cekuilibruar menderisht qe e mban vehten me ilace anti depresive, dhe ne akoma besojme se truri i tij duhet te jete racional
me kohe dihej qe ai perdor ilace te semureve mendore edhe atehere kur zoteria ne fjale i bindej depresivit

saliheqenefi
une qe shkruaj jam shkodran, dhe sa here votohet ne shkoder votat vidhen, prandaj ps nuk fiton ne shkoder, votat vidhennnn, shkodren e ka mbyt malcorhani, i cili ben ligjin, dhe ky shkrimi i ketij autori, nuk ka shume moral sepse shkodranet qytetare e dine mire çperfaqson partia demokratike, parti hajdute votash dhe me elemente kriminal,

Gjin Musa
Eshte shkruare e stershkruare! eshte folure sa jemi lodhur te gjithe ne qe duame demokracin e vertet, qe duame atdheun tone.
Shkodra nuk duhet te lejoje as Jozefinen dhe sahanlepiresit e saj qe te qendrojne me ne kete pushtet te felliqur dhe te korruptuar.
Shkodra dhe Shkodranet ka ardhure koha ti therrasin logjikes, te mose lejojne qe te dhunohen nga Jozefina e Institutit te misrit dhe te orizit e cila ka vjedhe dhe dhunuare pasurit e Shkodres.
Nji populle qe do nji jete demokratike,duhet ti vere ne bankat e akuzes keta hajdut ordiner,tu pervetesoje te gjitha pasurit marramendese.
Demokracia eshte shteti ligjore!.
Ne shqiperi nuke ka shtete po ka pushtet te pushtetareve te inkriminuar me krimin dhe korrupsionin ekonomik.Koha nuke prete,vendit i duhet nji revolucion mbare kombetare per ti permbysure keto klane politike qe i kane nxane frymen Shqiperise drejte integrimit Europian.


leka
nuk e di kush eshte ky Arbeni, se ne opinionin e shkodres nuk eshte fort i njohur, po meqe qenka nga Gruemira dhe jeton jashte shtetit, asht enatyrshme qe nuk njihet. Per ato qe shkruan e pergezoj, denoncimi i politikes se klaneve te shkodres eshte nje kurajo, eshte civilizim. Shkodra ka mbet prap prej ketyre klaneve e kane shkaterru, me injorancen e tyre. imagjino sot kryetari i bashkise se shkodres eshte me profesion marangoz, vetem se esshte njeri besnik i Jozefines. une nuk i heq asnje presje opinionit dhe vleresimeve te zotit Arben, por nje gje duhet te kete parasysh kur permend disa emra si puna e K. Muja. Shkodra i njef njerezit. shume prej nesh, qe kemi mbeshtet ne fillim PD-ne mund te votojme edhe per PS, se nuk eshte qamet i madh. E keqja eshte se ps ka largu figurat dhe qytetaret e mire te shkodres dhe po mbushet me kriminela. kjo na ben te jemi ne dyshim per te votuar ps dhe keshtu Jozefina fiton prap. Une nuk e di, po djem si ky Arbeni, pse nuk afrohen me PS dhe te kemi per ke te votojme, se nuk jane shembuj per t’u marre Klevs Muja e tom doshi, marre me ta ndi kush.


Agron
Keto dite doli qe JOZEFINA FILIP COBA (TOPALLI) nuk paguan as taksat e makines se vet private dhe te familjes. Ne nje kohe kur keto taksa jane ngritur shume ne format me abuzive dhe absurde nga klani SAAALI BERISHA, RIDVAN BODE dhe SOLKOL OLLDASHI.
Gjithashtu kjo pretendon se perfaqeson shtresen e te persekutuarve politik, ne nje kohe qe i la ne balte ato te greves se urise, gjithashtu nuk i bjen ndermend qe pronaret ligjitim/ ish pronaret nuk po marrin pronat e tyre. Gjithashtu dihet se kjo ne Shkoder nuk ka marre pjese ne levizjet demokratike sepse ka qene agjente dhe bashkepunetore e sigurimit te shtetit me pseudonimin “desinjatorja”, qe kete nofke nuk e ka pergenjeshtruar se e ka patur. Gjithashtu eshte tallur me popullin e Shkodres kur eshte mbytur ne uje duke thene: “S’ka gajle se jeni ba krejt si Venecia”. Ne te gjitha drejtimet eshte femer e pa cipe dhe faqe zeze.
Me nje fjale eshte tradhetare e pa skrupullt e shtreses se vet dhe bashkepunon ngusht me kriminelin e 21 Janarit dhe te Gerdecit, kriptokomunistin, agjentin dhe bashkepunetorin e sigurimit te shtetit me pseudonimet “penicelina” dhe “bisturia” dhe poliagjent ne favor te sllaveve dhe grekeve SAAALI BERISHA. Shqiperia ka nevoje per drejtuesa te afte dhe te ndercem dhe jo mafioza dhe te korruptuar deri ne gen. Me kryemafiozin SAAALI BERISHA, familjen e tij, klanin e tij dhe ma bashkepunetoren e tyre te ngushte JOZEFINA FILIP COBA (TOPALLI) Shqiperia nuk ka zhvillim dhe begati.


Bori
Eshte i sakte ne 80% te shkrimit te tij z. ARBEN, une jam nje anetar i p.d. qe ne diten e krijimit te saj, Jozefina ka perfituar per shkak te sahanlepirjes se pjeses muslimane te anetareve te P.D. te cilet per nje kocke qe ajo ju hedh e shesin ‘B”, POR ME DUKET SE I KA ARDHE FUNDI KESAJ PUNE, KANE PER TE PARE REAGIMIN E KESAJ PJESE ”SI NE KOHEN E BAHRI BORICIT”. Sa per klanin e malcoreve te Jozefines, ai fillon ne bashki me LOLIN, TE CILIT I KA RA GISHTI NE TOKE TUJ BA ME DY GISHTA DHE VAZHDON ME DISA HAJDUTE ORDINER TE CILEVE EHSTE HUMBJE KOHE ME U MARR ME ATA,KY AGRONI JETOKA NE GJERMANI DHE UNE PO I THEM SE NUK ESHTE NDONJE AKTIVIST ME NDONJE VLERE TE MADHE SIC HIQET(E DREJTA E TIJ). JOZEFINEN DO TA KESHILLOJA QE, NESE E DIN SE SHKODRA E DON DHE E KA PER ZEMER LE TA HEDHIN KANDIDATUREN NE ZONEN E VELIPOJES, TE NDOCAJVE, KIRASIT, XHABIJEVE, TEPES, DRACINIT, PERASHIT, DHE TA SHFIN SE SA VOTA MERR… MGJS ESHTE E PAMUNDUR SE LIGJI I JEP TE DREJTE KTYETARIT ME BA VETEM LISTEN DHE KAQ… POR PO THEM EDHE NJE HERE ARBENIT SE NUK ASHT KAQ E FORTE SA TE DUKET TY KJO GRUA, ESHTE SHUME E LIGE PO JO E FORTE. TE FORTE E BEJNE SAHANLEPIRESIT MUSLIMAN BRENDA P.D.


SHKODRANI
KUR SHEH SE KUSH ESHTE DEPUTET I PD.NE SHKODER TE VJEN ME VJELL(FLAS SI ANETAR I PD.)NJEREZ PA ASNJE KONTRIBUT NE KETE PARTI KETA PO QE I KA ZGJEDH ZHELEFINA,TROSHANI PEDAGOGE E SAJ,E TJER E TJER,E KA MBUSH KUVENDI ME LELCAJ E CO TE CILET NUK I NJEH NJERI NE SHKODER E JO ME NE PD.PO ASHTU NEPERMJET LOLIT TE BASHKISE KA VEPRUE,,POR NUK KA ME MUJTE ME BA KESHTU EDHE ME ,AJO MENDON SE 50 VETA TE SAJT NE PD JA NE SHKODRA????JO,E KA GABIM,SHKODRA NUK ASHT INSTITUTI I MISRIT ZHELEFIN.


aaa
shume mire ja ke bere ketyre


Gjin Musa
Eshte kenaqesi kure nji shkrim si ky qe po komentohet me shume realizem, kuptohet mendjet nuke jane njesoje, ashtu siç nuke jane edhe mendimet.
Jozefina Topalli ka turperuar familjen nga ka dale, Shkodren mare, kjo ashte ne driten e djellit.
Kjo zhele e Shkodres eshte nji vegel e Berishes, po nji dite doi bie me grushta kokes po kjo Jozefin qe ka vjedhe e pervetesue gjysmen e Shkodres e Razmen, ia kishte lane i jati!!!! po kure mplikohesh me ca deputet qe nuke dine te feshin qyrrat dhe je vegel e nji kryeministri te coroditur qe di vetem te vrase dhe te vjedhe,ky kusare i kombit.
Shkodra eshte Shkoder nuke e njodhose Jozefina, ajo ka njollosur veten ashtu sice eshte.
Po do vi dita dhe drejtesia dhe demokracia e vertet do ta thote fjalen per keta zhelemela qe s’kane lane gja pa vjedhur,te gjitha nji dite do ju konfiskohen, demokratet lindin dhe rriten cdo dite ne Shkoder dhe ne te gjithe Shqiperinë. Timoshenkoja e Shkodres duhet ti provoje qelit athere e dine se cfare dami i ka sjedhe atdheut me ate karrige te kryeparlamentares.


Astrit Tupe
Te nderuar lexues/e!

Nuk pata durim te lexoj deri ne fund artikullin por qe ne fillim dallova nje mosperputhje qe ka te beje me termin “ZINA”. Shpresoj se ky do të jetë një gabim i gazetarit ose redaktuesit pasi kush ka jetuar ne Shkoder e din mire se termi i siperpermendur nuk ka te beje fare me Lenka Çuko-n por me Zina Fran-ja, e cila ne mos gaboj ka qene kryetare e Kom. Ekze.

Edhe diçka tjeter ne lidhje me fondet dhe trajtimin e tyre. Ne vitin 2008 Shkodra ka marre 20% te fondeve te rezervuara nga qeveria per te gjithe Njesite e Qeverisjes Vendore te Rep. Shqip. Shikoni se çka asht ba ne Shkoder. Edhe ma e bukra asht se hekurat me te cilat paten rrethu ish-prefekturen, bashkine aktuale, tashme rrethojne vilate e klanit Topalli ne Razem.
Mir na e bajne, jena popull rezil, meritojme qeverine dhe udheheqesit qe kemi.

Respekte.


sokol
Astrit Topja prej nen Shkodres, shko pyet andej nga Razma e ndertuar nga tregtaret e shkodres ne vitet 30, se ku e ka pase shpine e verimit familja Topalli.

Shyqyr Zotit qe doli nje Jozefine per me ba me i ardh era Shkoder edhe nji here
se per njerez si puna jote sot nuk do te kishim pasur ma Qytet por nji katund te qelbur. Zoti nuk e len ne balt krijimin e vet.


jenc mbreti
JOZI eshte turpi i Shkodres, ajo po jua ul koken qytetareve dhe njerezve te kulturuar te ketij qyteti historik e patriotik. a e dini kush ka qene Engjell Coba ? Si mbesa (Jozi) sherbetor i pushtuesit; Po tocin a e njihni ? Toc Pordhen hahahaaaaaaa, hej ZOT na ruaj prej ketyre njerezve te liq.


sokol laca
jenc mbreti i b…

Tonc Topalli asht nipi i Nush Topallit, tregtarit ma te madh te Shkodres atij qe ka ndertu Turizmin e Vjeter dhe te gjith lagjen perreth. Nuk po te flas per baben e tij Gjenarin Topalli, qe ka qene ndera e Shkodres etj. Por çka me ba te erdhi dita se mundesh me shfry komplekset tuaja katundareske se ku kalon ne pjace te duket vetja askushi dhe shef andrra me mbret. Edhe ne kohe te komunizmit te persekutuar deri ne palce atij djale nuk jane nda vajzat ma te bukura te shkodres. Sepse vajzat ne çdo system duan djemtë e kulturuar simpatike dhe te fisshem dhe jo jenca-renca pabuks si puna jote.


era
Çdokush qe ben nje denoncim per mafien e pushtetit, per baxhellen injorante dhe kriminele qe ka uzurpuar institucionet e shqiperise, ben nje sherbim te madh kombit. Urime per shkrimin!


blini
Nuk e di nese Arben Çokaj, qe jetoka ne Gjermani (me ia kja hallin) ka te baj me patronimin “Çoku” nji fare ” Çoku” ish sigurims i qeverise se E. Hoxhes. Cilido kjofte, bashke me komentuesit e masiperm, jane fute ne Levizjen demokratike me qellim qe te perfitojne politikisht, materialisht etj. e jo se kane pase ndonji ideal demokratik. Kur thone se do votojme edhe per PS-ne, ky asht kulmi i kameleonizmit, ta ndryshosh ngjyren sipas interesave. Njashtu kane ba edhe; po citoj nji komentues te masiperm: ”..se nuk jane shembuj per t’u marre Klevs Muja e tom doshi, marre me ta ndi kush.” Socialistat i afrojne te gjithe ish demokratet per me u diftue shkodraneve ( votuesve ) se cila asht PD-ja, po emnat e masiperm jane kote, numra pa kurrfare vlere e çmimi. Ni tjeter thoshte se Shkodren e ka mbyte malcorhania. E pyesim ate “QYQTARIN” ti nga e ke prejrdhjen, bre?! Qytetarë te vjeter te Shkodres kane mbete veç magjypte ne Pazar t’Vjeter te Bexhisteni, se te tjeret kane ik me pushtimin turk ne 1479-en. qe u larguen bashke me figuren e ZOJES te Kalaja. Shkodra asht kene e mbushun me pseudoqytetare qe kane ardh me i ba zap qytetaret.

– Përgjigje: Arben Çokaj
Nuk kam lidhje familjare me Shyqyri Çokun, dhe as kam dosje si Jozefina me pseudonim… Ti je një hale për vete, se po shihet qartë se çfarë paragjykimesh ke për malësorët e më gjerë. Sakat në kry, asgjë më shumë!


Horri i Bulevardit
Kam patur dhe kam akoma respekt per shkodranet, por dua ti them shkodraneve se shume here po behen gazi i botes, dikush tha se votat ne Shkoder vidhen, dhe e besoj, por ta marri neper kembe shkodranet nje femer e ulet, nje ish spiune e sigurimit te shtetit, kjo gje nuk i falet shkodraneve.
Uroj qe ne zgjedhjet e qershorit, te jene me te kthjellet, jo thjesht se duhet te votojne Edi Ramen, por se Edi Rama eshte shume me afer mentalitetit shkodran se maloku Berisha dhe sozia e Lenka Cukos, Zhozefina e parlamentit.

PËRGJIGJU

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu