Më shumë
    Home Libra PDF Zigmund Frojd – Personalitete dhe Psikoanalizë (PDF)
    Shitje !

    Zigmund Frojd – Personalitete dhe Psikoanalizë (PDF)

    Çmimi origjinal ishte: €15,00.Çmimi aktual është: €10,00.

    Kategoria:

    Përshkrimi

    Zigmund Frojd – Personalitete dhe Psikoanalizë në (PDF) – 336 faqe.
    Libri përfshihet te Vepra e plotë e Frojdit në shqip, vëllimi I e II, dhe këtu në PDF.

    Përktheu Arben Çokaj
    Konsulent profesional & Editor: Dr. Dashamir Çokaj

    ( Përkthimi më i mirë dhe më i plotë i veprës së Frojdit në shqip )

    Formati i librit 160×235 mm. Libri në A5 ka 435 faqe. 

    Frojdi merret edhe me përshkrimin historik dhe psikoanalitik të disa personaliteteve të kulturës dhe artit të njohura në botë, si mjeku i famshëm francez Charcot, student i të cilit ishte, Leonardo da Vinçi, Mikelanxhelo, Dostojevski, Gëte, etj. Kemi përfshirë edhe leksionet e reja mbi Psikoanalizën – pasi i kemi konsideruar me interes për lexuesit tanë.


    ÇMIMI GËTE

    (1930)

    LETËR PËR DR. ALFONS PAQUET

    Grundlsee, 3.8.1930

    I dashur Dr. Paquet,

    Nuk jam prishur nga shenjat publike të nderit dhe jam përshta­tur aq shumë me këtë gjendje, sa kam mundur të bëj pa to. Megji­thatë, nuk do të doja ta mohoja se dhënia e Çmimit Gëte të Qytetit të Frankfurtit më ka dhënë një kënaqësi të madhe. Ka diçka në të, që veçanërisht e nxit imagjinatën dhe një nga kushtet e saj, largon ndjenjën e poshtërimit që në raste të tjera është një bashkëshoqë­ruese e dallimeve të tilla.

    Duhet t’ju falënderoj veçanërisht për letrën tuaj; më preku dhe më mahniti. Përveç depërtimit tuaj simpatik në natyrën e punës sime, nuk i kam gjetur kurrë më parë qëllimet e fshehta, personale pas saj të njohura me një qartësi të tillë si ato tuajat, dhe do të doja shumë t’ju pyesja se si e keni arritur këtë njohuri?

    Më vjen keq që mësoj nga letra juaj drejtuar vajzës sime se nuk do t’ju shoh në të ardhmen e afërt, dhe shtyrja është gjithmonë një çështje e rastësishme në këtë kohë të jetës sime. Sigurisht, do të jem shumë i gatshëm ta pres zotërinë (Dr. Michel), vizitën e të cilit po e njoftoni ju.

    Fatkeqësisht, nuk do të jem në gjendje të marr pjesë në ceremo­ninë në Frankfurt; jam shumë i dobët për një sipërmarrje të tillë. Shoqëria atje nuk do të humbasë asgjë nga kjo: vajza ime Ana është sigurisht më e këndshme për t’u parë dhe për t’u dëgjuar sesa unë. Ne propozojmë që ajo të lexojë disa fjali të miat, që kanë të bëjnë me lidhjet e Gëtes me psikoanalizën dhe të mbrojë vetë analistët nga qortimi, se kanë ofenduar respektin, që i takon njeriut të madh nga përpjekjet analitike, që kanë bërë ndaj tij. Shpresoj se do të jetë e pranueshme nëse e përshtas kështu temën, që më është propozuar –’marrëdhëniet e mia të brendshme si njeri dhe shkencëtar me Gëten’ – përndryshe do të jeni aq të sjellshëm sa të më njoftoni.

    Me shumë sinqeritet,
    Frojdi

    LIBRI XI

    PERSONALITETE dhe PSIKOANALIZË

    PËRMBAJTJA

    Libri XI – Personalitete dhe psikoanalizë
    … Charcot 4
    … Procedura psiko-analitike e Frojdit 16
    … Mbi Psiko-terapinë 23
    … Shkrimtarët krijues dhe ëndërrimet e ditës 35
    … Leonardo da Vinçi dhe një kujtim i fëmijërisë 45
    … Moisiu i Mikelanxhelos 118
    … Dostojevski dhe vrasja e të atit 147
    … Çmimi Gëte 167
    … Leksione të reja hyrëse në Psikoanalizë 173
    Leksioni XXIX Rishikim i teorisë së ëndrrave 176
    Leksioni XXX Ëndrrat dhe okultizmi 198
    Leksioni XXXI Shqyrtimi i personalitetit psikik 223
    Leksioni XXXII Ankthi dhe jeta instinktive 245
    Leksioni XXXIII Feminiteti 272
    Leksioni XXXIV Shpjegime, zbatime dhe orientime 294
    Leksioni XXXV Çështja e botëkuptimit 314

    Rishikime

    Nuk ka rishikime ende.

    Bëhu i pari që rishikon “Zigmund Frojd – Personalitete dhe Psikoanalizë (PDF)”

    Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e kërkuara shënohen me *

    POSTIMET E FUNDIT