Mos u dorëzo !

0
2154
Don't quit

Kush e kishte menduar këtë? Vetëm kur e provon…

Pas aksidentit me 8 mars 1999, një mori poshtërsish më ndoqën nga pas, si rrjedhojë si duket e “sistemit”. E habitshme, e pabesueshme, por fatkeqësisht e vërtetë. Krimet sistematike dhe parregullsitë e administratës brutale, urrejtëse dhe diskriminues, me të cilën jam ndeshur në Danimarkë, Gjermani e Shqipëri (sidomos), pa asnjë faj, më kanë bërë të kuptoj, se është më e rëndë ajo që përjeton njeriu pas një aksidenti, kur ky të ndodh në Evropë, se aksidenti vetë!

Na është krijuar ideja, se shtetet me demokraci të zhvillur, si Danimarka apo Gjermania, nuk i bien kujt në qafë, se ato e zbatojnë ligjin, etj. etj. Por jo. Ka raste që edhe ato të bien në qafë, e keq fort bile. Në rastin tim ka ndodhur kështu. Pas aksidentit në Kopenhagë, më dërguan te një psikologe, më shumë për të “KUPTUAR” sistemin… Ajo ndër tjera, më tha: “Nuk e di njëra dorë, se çfarë bën tjetra…” Dhe nëse nuk e “kupton” sistemin, nëse nuk heqë dorë nga të drejtat e liritë e tua individuale, nga kërkesat për dëmshpërblim apo pension, etj. ta tregon sistemi qejfin ty!

Të vihen nga pas, me strukturat e përndjekjes dhe të mahnit “sistemi” me “magjinë e zezë” (siç i quante dikur kryeministri danez Lars Løkke Rasmussen), me krimet sistematike, sa ta bllokojnë jetën, e të torturojnë sistematikisht, sikur je i dënur i ndërgjegjes… E unë po i them këto, sepse sot e di, se sido që të sillem, këta zogj kurvash, nuk e kanë ndërmend të ndalojnë! “Sistemi” kujdeset për ty, të jep aq sa duan ata, jo sa thotë ligji, ose si t’i jep paratë, shikon me t’i marrë, ndryshe, i ke fuksat nga pas! E fuksat bëjnë pastaj eksperimente, se nuk u thotë kush gjë!

Nga Shqipëria nuk e kam pritur përndjekjen, të them të drejtën, se jam shqiptar, e për këtë arsye më ndodhi aksidenti, prandaj nja dy fjalë ua kam rreshtuar sot, me datë 25 maj 2019, i irrituar tej mase, për krimet sistematike, që më bëhen nga fuksat shqiptarë, në zgërdhirjen e tyre të përjetshme me fatkeqësinë time, e qëndresën pas kësaj, e që ma kanë kapur peng jetën time, në shtëpinë time! 

[ Fatkeqësisht, kjo që thotë Frashër Demaj, më ka kapë edhe mua… ]

Mos u dorëzo !

Kur gjërat shkojnë keq siç ndodh
nganjëherë,
Kur rruga që shkel
duket kodrës përpjetë,
Kur të ardhurat janë të vogla
dhe xhepat bosh,
Ti dëshiron të qeshësh
por duhet të vajtosh,
Kur detyrimet të shtypin poshtë nga pak
Pusho, nëse duhet, por mos u dorëzo.
Mos u tërhiq edhe pse hapi është i ngadaltë
Duhet të ecësh para me një shtysë tjetër
Suksesi është dështim i kthyer përbrenda tij –
Ngjyra e argjendtë e reve të dyshimit,
Dhe kurrë s’mund ta shohësh sa afër je,
Mund të jesh afër edhe pse duket kaq larg;
Kështu pra lufto kur je goditur më rëndë –
Kur gjërat shkojnë më keq sa s’ka
mos u dorëzo, pra!

Don't quit
Moto e jetës! Edhe nobelisti Rudiard Kipling ka një poezi brilante Nëse (If), të kësaj natyre. Jeta na jepet veç një herë dhe për këtë duhet të tregojmë kurajo të madhe, nganjëherë të jashtëzakonshme, për ta përballuar jetën, pra për të jetuar!

Kjo poezi me moral kurajoz, më erdhi me postë në një ditë të vështirë, nga miku im i mirë Shpëtim Alimeta, i cili përballon hallet e jetës si askush tjetër, diku në Londër të Anglisë. Poezia në fjalë, e shkruar mbi qeramikë, më ndihmoi në optimizmin tim, për të mos u dorëzuar edhe kur nuk mundesha më.

Morali fetar, morali shoqëror dhe mbështetja pozitive psikologjike, siç është edhe poezia më sipër, të jep mundësi ta shohësh jetën me ngjyra edhe kur ajo të shkel, edhe kur jeta është bardhë e zi – ti prapë duhet të vazhdosh të jetosh! Ky është mesazhi im për të gjithë ata njerëz që vizitojnë këtë faqe…

PËRGJIGJU

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu