Përshkrimi
Libri në PDF ka 304 faqe
DY FJALË NGA PËRKTHYESI
Unë isha azilant politik në një kamp azilantësh në Sjælland, Danimarkë. Ishte qendra e grumbullimit të azilantëve në Sandholm. Aty kishin edhe një Bibliotekë me libra për azilantët. Duke shkuar herë pas here aty, për të marrë libra, më ra në sy “The Diamond of Janina – Ali Pasha 1741-1822”. Dhe e mora për ta lexuar, e më pas vendosa, për ta përkthyer. Dhe ja ku jemi. Ky është libri, që ju po lexoni.
Përkthimin e kam përfunduar në Kopenhagë aty rreth vitit 2000, por e rishikova për gabime të mundshme dhe e bëra gati për publikim në PDF, tani në shtator 2023.
Që në titull, Ali Pasha quhet diamant nga autori i librit, Uiliam Plomer, nisur nga një thënie e Aliut për veten e tij në ditët e fundit në Kastro. Aliu ishte vërtetë një figurë mjaft komplekse dhe intriguese, e pajisur që në gjenezë me cilësitë e një burri dinak, të egër, të fuqishëm e të pabesë, që jetoi në kohën e tij si dinjitar turk, përmes hajnisë, luftërave grabitqare e pabesisë. Qëllimi kryesor i tij ishte paraja e pushteti, dhe ai përdori çdo mjet për t’i siguruar këto, duke sunduar pothuajse gjithë Greqinë e sotme dhe jugun e Shqipërisë, bashkë me djemtë e nipat e tij.
Ashtu me vrull e filloi dhe e ndërtoi jetën Aliu, po ashtu me vrull i shkoi edhe jeta atij, me luftëra e krime, derisa e vranë në janar të vitit 1822. Kokën ia prenë dhe ia dërguan në Stamboll! Dhe kënga më pas vazhdoi: “koka në Stamboll, e trupi në Janinë,/ të vranë Ali Pasha, të vranë…”
Në këtë libër trajtohet me mjaft mjeshtëri jeta e Ali Pashës, intrigat e këtij diamanti të pamëshirshëm e brutal, dhe në fund vrasja e tij. Jeta ishte e ashpër në ato kohë, në Shqipërinë turke, dhe në Janinën turke. Por edhe në Europë, ku sundonte Perandori Napoleon Bonaparte dhe mbretëresha e Anglisë Victoria. Të gjithë të uritur për të kapur diçka për vete, ashtu si Aliu.
E veçanta në këtë histori ishte, se Aliu nga një fshatar i paditur i Tepelenës, nga një njeri zero, u bë politikani më i madh dhe më me influencë i kohës në atë zonë dhe ngjalli interesin edhe të kancelarive të mëdha, si ajo angleze e franceze. Ai u bë aq i fuqishëm, sa rrezikonte edhe Portën e Lartë, por nuk diti ta shfrytëzojë si duhet pushtetin dhe forcën e tij, për të krijuar një shtet shqiptaro-grek të pavarur. Por e ndihmoi revolucionin grek, që filloi në ato kohë (1822) me vdekjen e tij, dhe Greqia u pavarësua disa vjet më vonë, me kontributin e madh edhe të shqiptarëve, arvanitasve.
Në planin kombëtar, Aliu nuk luajti asnjë rol, pothuajse, ndoshta ngaqë edhe origjinën e largët e kishte nga një dervish endacak jo shqiptar. Si figurë e madhe historike, ai u identifikua si shqiptar dhe arriti ta mbajë pushtetin e tij me ndihmën e shqiptarëve. Vlerat e tij për kohën ishin të mëdha, pasi pushteti i tij ishte i madh. Por në fund, ai i la të gjitha, dhe përfundoi kokëprerë në Stamboll, bashkë me të bijtë e nipat.
Historia e Ali Pashës (1741-1822) ia vlen të lexohet, për të kuptuar realitetin e asaj kohe, sukseset dhe dështimet e një pashai mjaft intrigues e me origjinë shqiptare, që luajti padyshim një rol të madh për kohën e tij.
– Arben Çokaj
PËRMBAJTJA
Parathënie | 8 | |
I | Origjina e Aliut | 11 |
II | Shqiptarët | 15 |
III | Aliu hedh shtat | 25 |
IV | Përparimi i tij | 33 |
V | Qyteti i Janinës | 45 |
VI | Saga e Sulit: I | 53 |
VII | Çështje Parash | 68 |
VIII | Ali Pasha | 75 |
IX | ‘Kur Preveza ra’ | 90 |
X | Saga e Sulit: II | 101 |
XI | Terror gjatë natës | 111 |
XII | Saga e Sulit: III | 117 |
XIII | Plaçkitje dhe pabesi | 127 |
XIV | Konsulli francez | 134 |
XV | Ankthet e konsullit u vërtetuan | 141 |
XVI | Dënime kapitale | 149 |
XVII | Bajroni në Tepelenë | 158 |
XVIII | Konsulli anglez dhe kolapsi i Ibrahimit | 169 |
XIX | Syzet e gjelbëra të Vezirit | 176 |
XX | Hakmarrja në Kardhiq | 183 |
XXI | Tre nuset | 191 |
XXII | ‘Biseda gjeniale’ | 197 |
XXIII | Paniku | 205 |
XXIV | Më tepër vizitorë anglezë | 214 |
XXV | Një mbrëmje e egër | 226 |
XXVI | ‘Unë dua Pargën’ | 233 |
XXVII | 1816 | 240 |
XXVIII | Zjarr në Tepelenë | 250 |
XXIX | Aliu hyn në Pargë | 255 |
XXX | Sëpata në rrënjë të pemës | 262 |
XXXI | Ali çikërrimtari | 271 |
XXXII | Ali diamanti | 281 |
XXXIII | Fundi i Aliut | 290 |
Shënime bibliografike | 302 |
Rishikime
Nuk ka rishikime ende.