Më shumë
    Home Libra Arben Çokaj – Për Demokracinë – publicisikë
    Sale!

    Arben Çokaj – Për Demokracinë – publicisikë

    Original price was: €15,99.Current price is: €15,00.

    Category:

    Description

    Libri gjendet gjithashtu në libraritë:
    Shkodër:
    1. Libraria e librit universitar, Pedonale
    2. Ora e Shkodrës, para postës


    Arben Çokaj, “Për Demokracinë“, publicisikë, botoi Sh. B. “FIORENTIA“, Shkodër 2023, faqe 318. ISBN : 978 992 838 240 5

    Mentor Kikia: “Arben Çokaj është njëri prej atyre dëshmitarëve të asaj kohe, një student në vitet 1988 – 1993. Protagonist dhe desh¬mitar i asaj që ndodhi në 1990 dhe vitet pasuese. Vite më vonë, në Shqipëri lindi një profesion i ri, ai që unë e kam quajtur “Dhjetrorist” dhe që e gëzonin studentët kryesisht, por edhe intelektualë që ishin protagonistë të ngjarjeve të dhjetorit 1990. Kontributi i tyre kishte qenë organizimi i protestave, pjesëmarrja në jetën politike të kohës, pjesëmarrja në grevën e urisë, apo edhe thjeshtë fakti, që kishte qenë student në atë kohë.

    Ndryshe nga shumë prej tyre, Arben Çokaj nuk luftoi për të marrë diplomën e “Dhjetoristit”, por ai na sjell një produkt, që vlen shumë më shumë për ne të tjerët, për shoqërinë dhe kujtesën tonë kolektive.

    Shqipëria duhet të lëvizë drejt një shteti racional e ligjor dhe të së drejtës, shkollimit e dijes, dhe drejt zhvillimit ekonomik, krijimit të firmave të suksesshme shqiptare, investimeve private dhe hapjes së vendeve të punës. Vetëm kështu, ekonomia jonë mund të bëhet e shëndetshme dhe mund të shërohet e konkurrojë tregun. Dhe vendi e kombi ynë, mund të ecë përpara! Me punë, me shkollim e dije!

    Zgjodha këtë paragraf për të përmbyllur parathënien e këtij libri, sepse jam shumë i sigurtë se edhe pas shumë vitesh, kjo do të jetë sërish aktuale.

    Faleminderit Arben Çokaj, që na le një dëshmi për historinë.

    Parathënia: PUBLICISTIKA SI DËSHMI E HISTORISË – nga Mentor Kikia

    Reviews

    There are no reviews yet.

    Be the first to review “Arben Çokaj – Për Demokracinë – publicisikë”

    Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e kërkuara shënohen me *

    POSTIMET E FUNDIT