Islami dhe shqiptarët

0
1618

Botuar në:
Gazeta Express, dt. 27.07.2014
Shqipëria Etnike, nr. 155
Gazeta Dita, dt. 14.08.2014

Psikanalisti i famshëm Karl Gustav Jung
e krahason Hitlerin me Muhamedin a.s.

Nga Arben Çokaj, Frankfurt am Main

Në një kohë të hershme, kur njohuritë e njeriut për tokën dhe universin ishin tepër të vogla dhe kur njeriu i lashtë habitej me dukuritë natyrore apo prejardhjen e vet, pyetja shpesh bëhej, nga e ka prejardhjen njeriu? Nga vjen, kush e krijoi? Dhe duke mos qenë i aftë njeriu i atëhershëm të gjente një përgjigje të argumentuar, ai gjeti mënyrën më të mire për të qenë i lumtur: gënjeu vetveten! Regjisori i njohur amerikan, Woody Alen, në një intervistë të tij të kohëve të fundit, ka gjetur formulën e lumturisë. Ai thotë se, “që të jesh i lumtur, duhet të gjesh një gënjeshtër dhe të rrish duke mashtruar vetveten gjithë jetën!

Duket se pikërisht këtu e ka zanafillën edhe feja. Një përpjekje e njeriut për të gënjyer vetveten, në një kohë kur njeriu nuk ishte edhe aq i ditur. Por Zigmund Frojd sqaron se me rritjen e intelektit të njeriut, edhe feja apo besimi fetar, do të vijë duke rënë.

Moisiu e mori emrin nga grekët, kurse në origjinal, ai quhej Moses, i biri, në gjuhën egjiptiane. Muhamedi a.s. ia arabizoi emrin atij në Musa. Hazerti Musaja a.s. (aleiselam), ashtu si për Jezusin, hazerti Isaja a.s. Pra, Moisiu mbahet si themelues i fesë monoteiste, ndonëse besimi në një zot të vetëm lindi me Abrahamin. Për Moisiun thonë se ishte një fëmijë i vogël, i cili u gjet në një shportë zunkthi, të lyer me rrëshirë në lumin Nil dhe u shpëtua nga princesha e fareonit.

Ai u rrit në familjen e fareonit, dhe periudha e kohës, kur u themelua edhe feja monoteiste nga Akenotek, zoti i diellit, ishte edhe koha kur besohej se zoti i tokës ishte dielli. Pas vdekjes së Akenotekut, pati rrëmujë në Egjipt, dhe Moisiu, një general i faraonit, i priu popullit hebre, i cili ishte popull skllav (nga egjiptianët) dhe u largua nga Egjipti. Dhe populli hebre, e pranoi Moisiun egjiptian si prijësin e vet, duke besuar edhe në fenë e tij, e cila u tranformua nga feja e Akenotekut, prej besimit tek dielli, si zoti i tokës, tek besimi në një zot të vetëm. Kjo është pak a shumë edhe prejardhja e fesë monoteiste nga Moisiu.

Është interesant fakti se Moisiu ka një histori të lindjes së tij, identike me Sargon Akkadin – themeluesin e Babilo­nisë së lashtë, 2800 vjet para Krishtit. Sargon Akkadi tregon në shkrimet e gjetura mbi rrasa guri, se atë e hodhi e ëma e tij në lumin Eufrat, në një shportë zunkthi të lyer me rrë­shirë… Duke u nisur nga kjo, studiuesve të fesë, që e marrin fenë si fenomen shoqëror e jo hyjnor, u shkon në mendje se këto histori janë manipuluar në atë mënyrë, për të gjetur përkrahjen e njerëzve, për të depërtuar sa më lehtë në nën-ndërgjegjen e tyre, për të kapur masat, dhe në këtë mënyrë për t’u mitizuar, për t’u bërë mitike.

Frojdi thotë: Feja është një neurozë obsesionale gjithë­njerëzore! Ndërsa Karl Jung vijon: “Fe do të thotë varësi nga irracionalja, nënshtrim i tij si realitet objektiv, e cila nuk përshtatet drejtpërdrejt me kushtet sociale dhe fizike, por që më shpejt përputhet me orientimet psiqike të individit.” Dmth. Hyn më lehtë në ndërgjegje. Feja është infantilizëm, irracionale dhe përfaqëson pavetëdijen e njeriut. E megjith­atë, njerëzit e paditur vazhdojnë të besojnë.

Kafshët janë pavetëdije, ato jetojnë në vath me kashtë. Prandaj edhe hyu lindi në kashtë… si rrjedhojë për të ndiku­ar pavetëdijen e masës dhe për t’u bërë sa më i besueshëm për masat e paditura. Pse nuk lindi hyu në një tempull, apo pallat? – pyesin psikoanalistët Frojd e Jung! Konkretisht, po citoj Jungun: “Pavetëdija pranohet thjeshtë si natyrë e kafshës, nëse kjo nuk është një grumbullim i mosfunksionimit të ndërgjegjes… Njeriu masiv i pret emocionet e tij në grum­bullimet masive… Fetarët orientohen nga këto dhe e pranojnë këtë çmenduri!

Jungu – djali i një pastori gjerman – mendon në vetve­te, se feja ka një ndikim psiqik mbi njerëzimin, është një tra­shëgimi kulturore, sidoqoftë, ndikon mbi pavetëdijen e njerë­zve, duke krijuar një iluzion. Feja në vetvete hyn në ndër­gjegje që fëmijë dhe i krijon individit dominancë, një shtet brenda kokës së tij – thotë Frojdi. Prandaj mendohet se është më mirë, që fenë ta marrin njerëzit kur të rriten, se në atë moshë kanë edhe mundësi të zgjedhin…

Një nga fenomenet më kontradiktore të trajtesës psiko­logjike e psiko-analitikte të fesë nga Frojd & Jung është edhe fenomeni i “vrasjes së t’atit”, i cili si duket u theksua më shu­më me Niçen (Nietsche). Vrasja e të atit, dmth. Psikologji­kisht, vrasja e autoritetit të babait – çuditërisht, i kemi të gjithë ashtu, Moisiun pa baba, Jezusin gjithashtu, por edhe Muhamedin a.s. jetim. Në Evropë, kjo ka ndodhur nga pikë­pamja shtet-formuese, pasi ligji qëndrom mbi të gjithë dhe asnjë individ nuk ka autoritet dominant mbi shoqërinë, për­veç ligjit. Kjo ka sjellë zhvillimin e shoqërisë.

Ndërsa feja dominon në shtetet e dobëta, pasi si pjesë e pushtetit mbi njeriun, feja dhe shteti janë në kontradiktë. Shtetet e forta i tregojnë vendin fesë, kurse shtetet e dobëta, gjunjëzohen para saj. Prandaj në Shqipëri terrorizohemi të gjithë nga thirrja e eZanit të naltë, se shteti është i pjerdhur. Ligjet demokratike nuk e lejojnë prishjen e qetësisë publike dhe shkeljen e të drejtave të njeriut, siç ndodh tek ne.

Përzierja e pushtetit me fenë sjell mos-zhvillim shoqe­ror. Dikur feja e krishterë ishte së bashku me pushtetin në Evropë dhe Europa pësoi Mesjetën. Kurse tani problemi më i madh vjen nga islami, pasi ai ecën me psikologjinë sociale të shekullit të 7-të. Nëse marrim parasysh faktin se Magna Carta – karta e parë e të drejtave të fisnikëve anglezë, u fir­mos nga mbreti anglez me 15 qershor 1215, merret me mend tani se sa të drejta ka patur shoqëria në shekullin e 7-të, kur u shkrua Kur’ani.

E përderisa Kur’ani që në atë kohë është i pandryshu­eshëm, dhe tenton edhe sot të bëhet model shoqëror, atëherë nuk ka dyshim që shoqëritë që ndjekin Kur’anin janë të des­tinuara të mbesin prapa. Shoqëritë islame i lënë edhe gratë pa punë, pa kontribut në të ardhurat publike. Dhe duke mba­jtur mbi gjysmën e popullsisë pa kontribut në sektorin pub­lik, shoqëria do të mbetet padyshim e prapambetur, përveç se shkelen të drejtat e grave. Prandaj, mos u habisni shumë shqiptarë të nderuar, dhe sidomos ju që dashuroni islamin, se pse ne jemi kombi më i përçarë dhe më i prapambetur në Evropë. Ja ku e keni, pak a shumë, shkakun dhe përgjigjen.

Në një intervistë për një gazetar amerikan në vitin 1938, psikanalisti Karl Gustav Jung e krahason Hitlerin me Muhamedin a.s. nga pikëpamja e mitizimit të tyre për së gja­lli. Jungu sqaron se diktatorë si Hitleri e kanë pavetëdijen e madhe dhe ata pasqyrojnë pavetëdijen e popullit të tyre, pra­ndaj pavetëdija e tyre godet si megafon mbi pavetëdijen e çdo gjermani, ashtu siç synon të godasë feja islame me altopar­lantet e eZanit të lartë mbi pavetëdijen e çdo myslimani.

Duke shfrytëzuar shtetin e dobët e të pavetëdijshëm shqiptar, xhamitë shqiptare po lulëzojnë përditë, dhe përde­risa nuk i ndalon askush, ato po bërtasin me ahengun arab, duke dhunuar edhe tolerancën fetare dhe respektin, që shqi­ptarët tregojnë për besimin e njëri-tjetrit. Pyetja është, po shkojmë drejt një shteti demokratik, apo islamik?

Nëse shoqëria shqiptare shkreton në fe, ajo bëhet irra­cionale, humbet sensin e realitetit dhe merr tiparet e një ve­ndi të pazhvilluar dhe problematik, ashtu siç ka qenë dhe është edhe sot. Shqipëria duhet të lëvizë drejt një shteti racional e ligjor dhe të së drejtës, shkollimit e dijes, dhe drejt zhvillimit ekono­mik, krijimit të firmave të suksesshme shqi­p­tare, investimeve private dhe hapjes së vendeve të punës. Vetëm kështu, ekonomia jonë mund të bëhet e shëndetshme dhe mund të shërohet e konkurrojë tregun. Dhe vendi e kom­bi ynë, mund të ecë përpara! Me punë, me shkollim e dije!

LEAVE A REPLY

Ju lutem, lini komentin tuaj!
Ju lutem, fut emrin tuaj këtu