Fytyrat e Jozefinës

0
1319
Jozefina Topalli

Nga Arben Çokaj, 11 shkurt 2009

Në hyrje të Shkodrës, ka një poster, që nuk mund të hiqet, pavarësisht se i ka dalë boja nga erozioni prej reagjentëve atmosferikë dhe metali mbajtës, ka filluar të ndryshket. Ky është posteri i Jozefinës, që nuk lëviz edhe pse e ka humbur ngjyrën. Duket se ky fenomen natyror flet për shumë gjëra, për gjëra që thuhen e nuk thuhen. Jozefina nuk luan nga vendi, edhe nëse “zonja e hekurt”, kthehet në “zonja e hekurit të ndryshkur”. A duhet ne të jemi kaq të sigurtë për këtë?

Jozefina Topalli - posterPoster në hyrje të Shkodrës

Para se të hysh në Shkodër, njerëzit që i drejtohen këtij qyteti, duhet të mësohen me mendimin se ky qytet ka dy komplekse, “Kompleksin e Jozefinës”, që sot është primar dhe pas saj vjen “Kompleksi i Rozafës”, që ka dalë në plan të dytë për momentin; fill pas posterit të Jozefinës, shfaqet madhështore, në madhështinë e vet, Kalaja Rozafa.

Jozefina Topalli

Legjenda tregon se Kalaja Rozafa u ndërtua nga tre vëllezër, ku dy më të mëdhenjtë presin në besë vëllain e vogël dhe murosin gruan e tij të bukur e të dashur, Rozafën. Kjo paradigmë ka ndjekur për shekuj Shqipërinë e pushtuar, popullsia e së cilës u detyrua nga pushtuesi të tjetërsohej, deri në atë farë mase, sa vëllai shiste interesat e vëllait të vet. Kjo ndjenjë pabesie për interesa të mëdha, lë një shije të keqe dhe përcillet tek ne, pasardhësit, si “Kompleksi i Rozafës”.

Poeti i talentuar malësor Gjekë Marinaj, në poezinë “Rrëfimim i Rozafës” e mbyll kështu ndodhinë:

Nën pretekstin se të gjithë patën të drejtë,
Edhe unë murosa brenda vetes fjalën “vrasje”.
Jozefina Topalli

Dhe vijmë në ditët tona, ku pabesinë e ka kthyer në art, një femër shkodrane, që ka një histori kontraverse. Ndonëse të parët e saj vijnë nga një fshat i Laçit, ajo është rritur në tokën e Shkodrës; ka marrë atë kulturë dhe jeta e vështirë, e ka tjetërsuar këtë filiz të bukur, duke i dhënë veset më të këqija të saj, veset e llumit, që mund të manifestohen në subkulturën e këtij qyteti.

Instiktive si një femër e pasigurtë në vetvete, “zonja e hekurt”, e mori këtë emër pak kohë pas publikimit të një shkrimi në shkurt 2006, që kishte për qëllim ta mbronte. Jozefina ndodhet tani, sa në rolin e një gruaje të pushtetshme, aq edhe në rolin e viktimës, e gjendur pranë një personaliteti të fortë e komandues, siç është kryeministri Berisha. Pra, zonja Topalli e ndan personalitetin e saj ndërmjet Ledi Dianës së pasigurtë dhe Evita Peron, gruas së dytë të diktatorit Argjentinas, Juan Domingo Perón. Evita Peron nuk mundi ta duronte mynxyrën e të shoqit dhe ajo shkretoi emocionalisht, u thye dhe u shua – nën pretekstin, për të “shpëtuar njerëzimin”.

Jozefina Topalli

Ajo vetë-vdiq në moshën 33 vjeçare se ashtu dëshironte, të vdiste në moshën e Jezu Krishtit. Duke parë krimet e të shoqit, Evita u mundua të tregohej e mirë, ndoshta jo se e ndjente ashtu, por për histerinë karakteristike, për të paraqitur formën e bukur dhe të dhembshur të një krimi njerëzor. Bëri krim ndaj vetes, që të adhurohej nga argjentinasit.

Historia e saj lidhet me Jozefinën vetëm nga fakti se ajo ishte figura e dytë politike në Argjentinë, pas të shoqit diktator, false dhe harbute, ndërsa Jozefina është sot realisht figura e dytë politike në PD, në pjesën më radikale dhe agresive të saj, që drejton me dorë të hekurt dhe synon të mbajë pushtetin me metoda dhune e presioni. Por pushteti që vjen si rezultat i dhunës, vetëm dhunë prodhon. Për këtë ne shqiptarët kemi përvojë. E adhuruar nga mbështetësit dhe e urryer nga kundërshtarët e saj dhe nga ata që ajo ka dëmtuar, Jozefina shpalos në vetvete një qenie politike tipike të kohës sonë, që ndërthur në vetvete, të gjitha ato cilësi regresive, që përmban sot politika shqiptare. Në Shqipëri fatkeqësisht, politikën vazhdojnë ta trajtojnë si grua të përdalë. Duket se akoma nuk ka ndryshuar ky koncept.

Jozefina Topalli
Nëse Jozefinën e shohin në Shqipëri në rolin e saj dytësor pas Berishës, këtu në Shkodër, Jozefina ka rol primar, ajo e ka marrë qytetin në dorë për vete, e trajton si pronë të saj, dhe kujton se mund të bëjë ç’të dojë me fatin e njerëzve këtu. Të paktën kështu vepron, dhe me ndihmën e organeve të sigurisë, ajo i arrin objektivat në shumicën e rasteve, se njerëzit janë tjetërsuar nga mundësitë e vogla, që politika i ka lënë qytetarëve për të siguruar jetesën. Dëmi i shkaktuar nga Jozefina nuk është për t’u nënvleftësuar, sepse ajo punon agresivisht me strukturat e saj të nëntokës e mbitokës, me makinerinë e shpifjes dhe të dezinformimit të PD-së, për të rrënuar këdo, që ajo dyshon se e hijezon sadopak.

Jozefina Topalli

Një ligj themelor i fizikën na tregon se “çdo veprim ka kundërveprim“. Jozefina mbahet se e njeh mirë matematikën. Çudi, ajo duhet ta njohë mirë edhe fizikën. Atëherë, pse nuk e çon nëpërmend ajo këtë ligj universal që po e bën armike me të gjithë. Arsyeja duhet të jetë se: Forca e pushtetit është magjike. Ajo i kryen punët me ndihmën e të tjerëve. Mjafton të japë një urdhër dhe puna kryhet. Si ajo, ashtu edhe ish-polici deputet Ramiz Çobaj, mendojnë se punët e liga që ata urdhërojnë të kryhen, nuk i shohin njerëzit, pasi kryhen nga të tjerët. Mendjen ia sundon mendimi cinik: “kur ke mashën, pse t’i përcëllosh duart“. Por pesha e pushtetit kërkon të jesh më i fortë, stainless steel (çelik i pandryshkshëm) e jo hekur i ndryshkur. Ose mos e ushtro pushtetin tënd, në mënyrë barbare. Pra, mos merr përsipër pesha të rënda…

Jozefina Topalli e mban veten për femër të bukur, kështu bëjnë edhe të tjerët me të. Por të jesh e bukur, nuk është e barazvlefshme me të qënit e mirë. Në anglisht kemi termat që ndryshojnë për të bukurën: pretty – e bukur fizikisht dhe beautiful – e bukur fizikisht dhe shpirtërisht. Bukuria femërore nga njëra anë, me politikën agresive në anën tjetër, janë dy gjëra që shkojnë përkundër njëra-tjetrës. Dhe marrja me politikë e zonjës Topalli, ka shkuar në drejtim të kundërt me bukurinë e saj, qoftë të asaj shpirtërore, tani edhe të pamjes së jashtme. Psikologjikisht dhe fiziologjikisht, duket se bukuria shpirtërore ka lidhje të drejtpërdrejtë me pamjen e jashtme, sidomos me pamjen e fytyrës. Fytyrat e Jozefinës – janë disa pamje, që e paraqesin folësen e Kuvendit të Shqipërisë “pa grim”, pa lustër, në momente kritike të aktivitetit të saj.

Jozefina Topalli

Trazimet politike të Jozefinës; pesha e madhe politike, të cilën është vështirë ta mbash mbi supe, sidomos kur je femër e mbushur me urrejtje kundrejt padrejtësive të jetës; intrigat dhe inskenimet kundrejt kritikëve, konkurrentëve apo kundërshtarëve politikë, gjë që Jozefina e ka bërë natyrë të dytë të saj; agresiviteti mashkullor që ajo ka, duke qenë bashkëpunëtore e ngushtë me një personalitet të fuqishëm e shpërthyes si Berisha, shpërdorimi psiko-emocional i saj, në përpjekje për të ruajtur pushtetin; arroganca me të cilën ajo ndeshet çdo ditë në punën e saj, të gjitha këto bashkë e shumë të tjera si këto, që nuk mund të përmenden këtu, kanë bërë që Jozefina Topalli të transformohet në vetvete, nga zonjë e hekurt, në një zonjë e hekurit të ndryshkur.

Njerëzit që vuajnë për bukën e gojës shohin shkëlqimin, lustrën e saj, por në vetvete, vetëm Jozefina e di sa e rrënuar është – dhe këtë rrënim të saj, ajo synon për kompensim t’ua injektojë të tjerëve. Kjo përbën atë që mund të quhet “Kompleksi i Jozefinës”, i përkthyer si: “bëj keq, meqë nuk të bën zemra të bësh mirë!” Dhe ajo me strukturat e saj regresive dhe agresive u bën keq njerëzve, prandaj ka vetëm armiq dhe lango e servilë, si Lorenc Luka, kryetar i Bashkisë Shkodër, Zef Hila e Fred Sterkaj kryetarë komunash, etj. – që kontribuojnë financiarisht sot për të, me milionat që vjedhin nga paratë e përbashkëta, por janë të parët ata që do e flakin, do e hedhin, sapo të dobësohet pushteti i saj. Do e hedhin ashtu siç hidhet një leckë dhe kam përshtypjen se këtë, edhe Jozefina e di. Kjo është arsyeja pse ajo shqyhet në përpjekjen e saj për të qëndruar në krye…

Jozefina Topalli

Të ndodhesh në majë të politikës shqiptare, të kësaj politike të ashpër e agresive, me nuanca të qarta mafioze, ku njerëzit shpërdorojnë e shpërdorohen, ku pasuria e përbashkët vidhet pa mëshirë dhe pa ndjenjën e frikës, ku duhet të kryesh krime politike e njerëzore për të mbijetuar politikisht, nuk është e lehtë, për të mos thënë aspak e lakmueshme. Ato poste të larta, në këtë standard politik shqiptar, gjithësesi lakmohen nga njerëz, që nuk kanë mënyrë tjetër për të jetuar, vetëm përmes abuzimit. Politika konfliktuale shqiptare vjen pikërisht nga sëra e këtyre njerëzve me një shkallë intelekti, që të lë për të dyshuar, të blerë nga shërbimet e huaja, dhe që shumica e tyre janë një karrem, në dorën e tjetërkujt.

Jozefina TopalliPërvoja ka treguar se Jozefina nuk lë asnjë shkodran që të ecë përpara…” – më tha një koleg, gazetar i njohur në Shkodër dhe më tej, kur i tregova se Lul Basha më kishte ofruar një punë relativisht të mirë. Dhe duke biseduar me të, kujtuam atë pjesë të viktimave politike të Jozefinës: Pjetër Arbnorin, Ferid Hotin, Gjovalin Bzhetën, Gilman Bakallin, Ardian Palushajn e të tjerë. Në politikën shqiptare është mjaft i njohur fenomeni i “luftës brenda llojit”, që Jozefina për të mbajtur postin që ka, e përdor me mjaft ashpërsi e pasion prej të marri. Duke emëruar Ahmet Premçin në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, ajo ka dashur që ta ketë policinë me vete dhe ta përdorë atë për punët e pista të saj.

S’kishin kaluar as dy ditë nga koha kur Jozefina kërcënoi deputetin Taulant Balla, që “ta kapte për zhelesh”, dhe tre gra shkodrane po bisedonin me një roje dere në ambjentet e Prokurorisë në Shkodër. “Ah, ç’kishte me kenë, me ia lëshu nja 20 të burgosur e me e shky për kambësh…” – u shpreh një grua e vjetër, vajza e së cilës ishte martuar me një amerikan, që punonte në Kosovë. Kishin ardhë në Prokurori se kishin diçka për të kryer, por që nuk mundën ta kryenin.

Njeriu mund të jetojë edhe me më pak para nga ç’ka Jozefina, me më pak pushtet nga ç’ka Berisha. Atëherë lind pyetja, pse rrezikojnë kaq shumë këta drejtues të lartë të PD-së, rrezikojnë vetveten dhe jetë njerëzish për të ndenjur aty, kapen agresivisht pas pushtetit, dhe krijojnë abstinencë ndaj tij, sikur narkomanët pas drogës? Është një çështje komplekse dhe mjaft e ndërlikuar, që kërkon kohë të sqarohet.

Jozefina Topalli

Jozefina ka shkuar deri aty sa përdor policinë për të prishur fejesat e vajzave në Shkodër. Trillon histori trafikimi, për të krijuar një proces policor, dhe për të justifikuar përgjimet dhe përndjekjen e policisë. Dhe nuk mjaftohet me kaq, por e detyron policinë të përdorë metoda rekrutimi për vajzat në fjalë, që i detyron ato përdhuni, të kryejnë veprime kundër vullnetit dhe moralit të tyre. Kjo është aq e vërtetë, sa ç’është i vërtetë fakti, se një rast të tillë, e kam përjetuar vetë, pasi i ka ndodhur një njeriut tim të afërt. Duket se Jozefina ka fituar përvojë për këtë mënyrë trajtimi të vajzave shqiptare nga takimet arabe të saj…

E keqja pasqyrohet në fytyrë

Fytyrë gruaje, ajo fytyrë,
Kujt nuk iu dha, e kë nuk e la,
Në transformimin e saj pa hile,
Kanë burrat faj me kile…

Shpërdorimi emocional, puna gjatë natës, ndryshimi i shpeshtë dhe i papritur i gjendjes psiko-emocionale, veprimet e ulëta kundrejt të tjerëve, falsiteti i shkallës së lartë e të tjera si këto dhe më tepër se këto, e rrënojnë një njeri moralisht, fizikisht dhe shpirtërisht, aq më tepër një grua. E keqja fillon e duket në fytyrë, më parë se gjithkund tjetër, se fytyra thuhet se është pasqyra e shpirtit. Por duket se në rastin e Jozefinës, kjo gjendje ka shkuar aq larg, sa ajo nuk mund të kthehet pas, derisa të përjetojë një fund tragjik. Fytyra e saj nuk është vetëm pasqyrë e veprimeve të saj, e botës së zezë shpirtërore. Çdo qenie me shpirt të vrazhdë, sado e bukur të ketë qenë, duket dhe bëhet e shëmtuar.

Shkrimi është shkruar në shenjë respekti për një vajzë të re, AZ, e cila humbi nderin dhe mundësinë e jetës, për shkak të makinacioneve të kryera nga Jozefina Topalli, Ramiz Çobaj e Lorenc Luka, me ndihmën e policisë, SHISH dhe Prokurorisë së Shkodrës, në një proces policor gati 3 vjeçar kundrejt saj dhe djalit që e donte të fejohej me të…

Publikuar në: SOT, 12.02.2009

LEAVE A REPLY

Ju lutem, lini komentin tuaj!
Ju lutem, fut emrin tuaj këtu