Description
Stiven King – Mbi të shkruarit – Kujtimet e një mjeshtri – 286 faqe në shqip
Përkthyer nga Arben Çokaj – Origjinali në anglisht
@ 2024
‘Nëse nuk keni kohë të lexoni, nuk do të keni kohë ose mjete as që të shkruani.’ Ky është mësimi madhor i Stephen Kingut për mjeshtërinë e tij.
Në qershor 1999, Stephen King u godit nga një furgon, ndërsa ecte përgjatë anës së një rruge fshati në Maine. U deshën gjashtë operacione, për të shpëtuar jetën e tij dhe për të përmirësuar trupin e dëmtuar rëndë. Kur erdhi në gjendje për t’u ngritur ndenjur, ai menjëherë filloi të shkruante. Ky libër është rezultat i kësaj pune të jashtëzakonshme.
Mbi të shkruarit fillon me një përshkrim tërheqës të fëmijërisë së Kingut dhe fokusimin e tij disi misterioz e të hershëm mbi të shkruarit. Një seri kujtimesh të gjalla nga koha e adoleshencës, kolegjit dhe viteve të përpjekjeve, që çuan në romanin e parë të Kingut, Carrie, i ofrojnë lexuesit një perspektivë të freskët dhe shpeshherë zbavitëse të formacionit dhe karakterit të shkrimtarit. Kingu e kalon lexuesin përmes aspekteve kritike të artit dhe të jetës së shkrimtarit, duke ofruar këshilla praktike dhe frymëzuese mbi çdo gjë, nga struktura dhe zhvillimi i karakterit, deri te zakonet e punës dhe refuzimet.
Mbi të shkruarit kulminon me përshkrimin e thellë inspirues dhe të pandrojë të Kingut për të kaluarën e tij të afërt, aksidentin pothuaj fatal – një aksident, i cili pothuajse kishte ardhur nga një prej romaneve të tij – dhe tregon se si nevoja e tij madhore për të shkruar, e stimuloi atë më 1999 drejt shërimit.
I strukturuar në një mënyrë të shkëlqyer dhe frymëzues, Mbi të shkruarit e mbush me besim secilin lexues, që e merr këtë libër në dorë.
Stiven King është autori i më shumë se tridhjetë librave, ndër më të shiturit në të gjithë botën. Ndërmjet veprave të tij më të fundit janë Bag of Bones (Thesi i kockave), The Girl Who Loved Tom Gordon (Vajza që donte Tom Gordonin) dhe Hearts in Atlantis (Zemrat në Atlantis). Ai jeton në Bangor, Maine, me gruan e tij, romancieren Tabitha King.
Kopertina: Larry Rostant
Fotografia e autorit: Tabitha King
Reviews
There are no reviews yet.