Më shumë
    Home Libra PDF Jean-Paul Sartre – Ekzistentializmi është Humanizëm
    Shitje !

    Jean-Paul Sartre – Ekzistentializmi është Humanizëm

    Original price was: €10,00.Current price is: €5,00.

    Kategoria:

    Përshkrimi

    Një nga librat më të rëndësishëm filozofikë të Jean-Paul Sartre
    – Ekzistentializmi është Humanizëm – libri ka 102 faqe.

    Përfshirë Një koment mbi ‘I huaji’ – roman nobelist nga Alber Kamy.

    Marrë nga libri në anglisht, i Yale University.
    https://archive.org/details/jeanpaulsartreexistentialismisahumanismzlib.org

    Ekzistenca i paraprin thelbit!

    Filozofia e Ekzistencializmit ateist, të cilës i parapriu Sartri me këtë leksion të 29 tetorit 1945, pas Luftës së 2-të Botërore, ka në thelb njeriun dhe veprimtarinëe tij.

    Unë mendoj, prandaj unë jam – thotë Sartri. Njeriu është asgjë, sipas kësaj filozofie, nëse nuk ka veprën e tij. Dhe vepra e njeriut janë zgjedhjet e tij në kushte të lirisë. Veprimtaria e një njeriu në jetë e përkufizon atë, njeriun. Këto janë thelbi i kësaj filozofie ekzistencialiste.

    Pjesë nga libri:

    Ky është parimi i parë i ekzistencializmit.

    Ekzistencializmi ateist, që unë përfaqësoj, është më konsistent. Ai thotë se nëse Zoti nuk ekziston, ekziston të paktën një qenie në të cilën ekzistenca i paraprin esencës, thelbit – një qenie ekzistenca e së cilës vjen përpara thelbit të saj, një qenie që ekziston përpara se ai të mund të përku¬fizohet nga ndonjë koncept i saj. Ajo qenie është njeriu, ose, siç shprehet Heidegger, realiteti njerëzor. Çfarë nënkupto¬jmë këtu me “ekzistenca i paraprin thelbit”? Ne nënkuptojmë se njeriu së pari ekziston: ai materializohet në botë, ndeshet me veten dhe vetëm më pas e përcakton veten. Nëse njeriu, siç e konceptojnë ekzistencialistët atë, nuk mund të përkufi¬zohet, kjo ndodh sepse fillimisht ai nuk është asgjë. Ai nuk do të jetë asgjë deri më vonë, dhe më pas do të jetë ajo që bën nga vetja. Kështu, nuk ka natyrë njerëzore, pasi nuk ka Zot, që ta konceptojë atë. Njeriu nuk është vetëm ajo që e koncep¬ton veten të jetë, por ajo që dëshiron të jetë, dhe duke qenë se ai e koncepton veten vetëm pasi të ekzistojë, ashtu siç dë¬shiron të jetë, pasi të jetë hedhur në ekzistencë, njeriu nuk është gjë tjetër veçse ajo, që ai bën nga vetja e tij.

    Rishikime

    Nuk ka rishikime ende.

    Bëhu i pari që rishikon “Jean-Paul Sartre – Ekzistentializmi është Humanizëm”

    Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e kërkuara shënohen me *

    POSTIMET E FUNDIT