Më shumë
    Home Libra PDF Diamanti i Janinës – nga William Plomer – përktheu Arben Çokaj
    Shitje !

    Diamanti i Janinës – nga William Plomer – përktheu Arben Çokaj

    Original price was: €15,00.Current price is: €10,00.

    Kategoria:

    Përshkrimi

    Libri në PDF ka 304 faqe

    DY FJALË NGA PËRKTHYESI

    Unë isha azilant politik në një kamp azilantësh në Sjælland, Danimarkë. Ishte qendra e grumbullimit të azilan­tëve në Sandholm. Aty kishin edhe një Bibliotekë me libra për azilantët. Duke shkuar herë pas here aty, për të marrë libra, më ra në sy “The Diamond of Janina – Ali Pasha 1741-1822”. Dhe e mora për ta lexuar, e më pas vendosa, për ta përkthyer. Dhe ja ku jemi. Ky është libri, që ju po lexoni.

    Përkthimin e kam përfunduar në Kopenhagë aty rreth vitit 2000, por e rishikova për gabime të mundshme dhe e bëra gati për publikim në PDF, tani në shtator 2023.

    Që në titull, Ali Pasha quhet diamant nga autori i lib­rit, Uiliam Plomer, nisur nga një thënie e Aliut për veten e tij në ditët e fundit në Kastro. Aliu ishte vërtetë një figurë mjaft komplekse dhe intriguese, e pajisur që në gjenezë me cilësitë e një burri dinak, të egër, të fuqishëm e të pabesë, që jetoi në kohën e tij si dinjitar turk, përmes hajnisë, luftërave grabitqare e pabesisë. Qëllimi kryesor i tij ishte paraja e pushteti, dhe ai përdori çdo mjet për t’i siguruar këto, duke sunduar pothuajse gjithë Greqinë e sotme dhe jugun e Shqi­përisë, bashkë me djemtë e nipat e tij.

    Ashtu me vrull e filloi dhe e ndërtoi jetën Aliu, po ashtu me vrull i shkoi edhe jeta atij, me luftëra e krime, derisa e vranë në janar të vitit 1822. Kokën ia prenë dhe ia dërguan në Stamboll! Dhe kënga më pas vazhdoi: “koka në Stamboll, e trupi në Janinë,/ të vranë Ali Pasha, të vranë…”

    Në këtë libër trajtohet me mjaft mjeshtëri jeta e Ali Pashës, intrigat e këtij diamanti të pamëshirshëm e brutal, dhe në fund vrasja e tij. Jeta ishte e ashpër në ato kohë, në Shqipërinë turke, dhe në Janinën turke. Por edhe në Europë, ku sundonte Perandori Napoleon Bonaparte dhe mbretëre­sha e Anglisë Victoria. Të gjithë të uritur për të kapur diçka për vete, ashtu si Aliu.

    E veçanta në këtë histori ishte, se Aliu nga një fshatar i paditur i Tepelenës, nga një njeri zero, u bë politikani më i madh dhe më me influencë i kohës në atë zonë dhe ngjalli interesin edhe të kancelarive të mëdha, si ajo angleze e franceze. Ai u bë aq i fuqishëm, sa rrezikonte edhe Portën e Lartë, por nuk diti ta shfrytëzojë si duhet pushtetin dhe for­cën e tij, për të krijuar një shtet shqiptaro-grek të pavarur. Por e ndihmoi revolucionin grek, që filloi në ato kohë (1822) me vdekjen e tij, dhe Greqia u pavarësua disa vjet më vonë, me kontributin e madh edhe të shqiptarëve, arvanitasve.

    Në planin kombëtar, Aliu nuk luajti asnjë rol, pothuaj­se, ndoshta ngaqë edhe origjinën e largët e kishte nga një dervish endacak jo shqiptar. Si figurë e madhe historike, ai u identifikua si shqiptar dhe arriti ta mbajë pushtetin e tij me ndihmën e shqiptarëve. Vlerat e tij për kohën ishin të mëdha, pasi pushteti i tij ishte i madh. Por në fund, ai i la të gjitha, dhe përfundoi kokëprerë në Stamboll, bashkë me të bijtë e nipat.

    Historia e Ali Pashës (1741-1822) ia vlen të lexohet, për të kuptuar realitetin e asaj kohe, sukseset dhe dështimet e një pashai mjaft intrigues e me origjinë shqiptare, që luajti padyshim një rol të madh për kohën e tij.

    Arben Çokaj


    PËRMBAJTJA

    Parathënie 8
    I Origjina e Aliut 11
    II Shqiptarët 15
    III Aliu hedh shtat 25
    IV Përparimi i tij 33
    V Qyteti i Janinës 45
    VI Saga e Sulit: I 53
    VII Çështje Parash 68
    VIII Ali Pasha 75
    IX ‘Kur Preveza ra’ 90
    X Saga e Sulit: II 101
    XI Terror gjatë natës 111
    XII Saga e Sulit: III 117
    XIII Plaçkitje dhe pabesi 127
    XIV Konsulli francez 134
    XV Ankthet e konsullit u vërtetuan 141
    XVI Dënime kapitale 149
    XVII Bajroni në Tepelenë 158
    XVIII Konsulli anglez dhe kolapsi i Ibrahimit 169
    XIX Syzet e gjelbëra të Vezirit 176
    XX Hakmarrja në Kardhiq 183
    XXI Tre nuset 191
    XXII ‘Biseda gjeniale’ 197
    XXIII Paniku 205
    XXIV Më tepër vizitorë anglezë 214
    XXV Një mbrëmje e egër 226
    XXVI ‘Unë dua Pargën’ 233
    XXVII 1816 240
    XXVIII Zjarr në Tepelenë 250
    XXIX Aliu hyn në Pargë 255
    XXX Sëpata në rrënjë të pemës 262
    XXXI Ali çikërrimtari 271
    XXXII Ali diamanti 281
    XXXIII Fundi i Aliut 290
    Shënime bibliografike 302

    Rishikime

    Nuk ka rishikime ende.

    Bëhu i pari që rishikon “Diamanti i Janinës – nga William Plomer – përktheu Arben Çokaj”

    Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e kërkuara shënohen me *

    POSTIMET E FUNDIT