Më shumë
    Kreu Letërsi Lirika daneze

    Lirika daneze

    0
    1521
    The Little Mermaid

    Pesë poetë danezë me nga tre poezi
    – të shkëputura nga libri “Lirika daneze”.

    Lirika daneze - përkthim në shqip nga Arben Çokaj Në këtë cikël poetik, paraqiten pesë poetë të njohur lirikë danezë, të cilët jetuan dhe krijuan pas luftës së dytë botërore, sidomos në vitet 60-të – 70-të, ku shoqëria daneze u shoqërua me lëvije të mëdha liberaliste, si në të gjithë perëndimin.

    E fillojmë me poeten lirike Tove Ditlevsen, poezia e së cilës përshkruan shpirtin e saj të brishtë, në rropatjet e dramat e jetës, ndërthyer me aromën e alkoholit e tymin e cigares, të cilën nuk e hiqte nga goja, duke u mbështetur sa në njërin burrë tek tjetri, për të vdekur një ditë e vetmuar, si një shpirt i çlirët, si një engjëll toke, bukuria e së cilës nuk është pronë e vetëm një njeriu.

    Vazhdojmë më pas me poetë të tjerë lirikë të kohës, me stilin e tyre fin e modern, si Morten Nielsen e Gustav Munch-Petersen, për t’ia lënë radhën poetes lirike dhe këngëtares së njohur daneze Lis Sërensen, e për ta mbyllur në fund me gjigandim e poezisë moderne daneze, Benny Andersen, i cili gëzon sot një respekt të madh e të merituar, në qarqet poetike e kulturore daneze.


    Tove Ditlevsen

    KËNGË AMORALE

    Është mrekulli të gënjesh – me sytë e mëdhenj blu
    të ëndërrosh sipërmarrje, që askush s’i di,
    t’i bësh njerëzit të besojnë rrenat kuturu
    dhe të gjesh risi, aq shpesh sa do ti.

    Është mrekulli të vjedhësh në shitoret e mëdha
    ku magazinat i mbufat madhështia e orientit
    mallrat përgjatë numrave shtrihen n’hava
    çirren ndaj nesh se, paratë shpojnë detin.

    Dhe të jesh e lehtë nga mendtë – sa ëmbël të fyesh
    të dashurosh e zhgënjesh, e të dashurosh përsëri
    çdo orë jete ta kapësh e ta përzgjedhësh,
    dhe të jesh pronë e një morie burrash orgji.

    Por ah, duhet t’i frenoj dëshirat mëkatare
    se mendimi i parajsës është tepër fatalist
    – kështu që s’do i dëgjoj më zërat hokatare
    ah jo, jam një qënie e virtytshme moralisht.

    TRE TË PËRJETSHMIT

    Dy burra janë sot në botë, që
    papushim kryqëzojnë rrugën time;
    njëri është ai që dua,
    tjetri për mua thur ëndërrime.

    Njëri shfaqet në ëndrrat e natës,
    që banojnë në trurin tim të errët,
    tjetri rri pas portës së zemrës,
    unë hap për të veç portën e ferrit.

    Njëri më dha një frymëmarrje pranvere
    lumturie, që së shpejti perëndon,
    tjetri më dha gjithë jetën e tij
    dhe s’mori asgjë, që e gëzon.

    Njëri bën dush në këngën e përgjaktë,
    ku dashuria është e patstër dhe e lirë,
    tjetri është një me ditën e trishtë,
    ku ëndrrat fundosen pa mëshirë.

    Çdo grua ndodhet mes të dyve,
    e dashuruar, e adhuruar, e pastër –
    një herë në njëqind vjet ndodh mrekullia,
    të shkrihen bashkë në një mostër.

    JA MERRE ZEMRËN TIME

    Ja merre zemrën time në duart e tua,
    por merre ngrohtë dhe me butësi,
    zemra e zjarrtë – është e jotja tani.

    Ajo rreh kaq qetësisht, kaq e shuar,
    se ajo ka dashur, ajo ka vuajtur,
    tani është e qetë – tani është e ruajtur.

    Dhe mund të lëndohet, dhe mund të fundoset,
    dhe mund të harrojë, shpesh të harrojë,
    por kurrë s’harron, se është e jotja.

    Ishte kaq e fortë kaq krenare, zemra ime,
    flinte dhe ëndërronte në dëshirë e risi,
    tani mund të thehet – vetëm nga ti.



    Morten Nielsen

    VDEKJA

    Vdekjen, e kam takuar që kur isha djalë.
    Por vetëm si qetësi për ndokë që njihja.
    Kurrë si diçka rreth meje, ftohtësi, hije,
    askush s’mund t’ia përmend emrin nga frika.

    Asnjëherë si ftohtësi për një gjë të huaj.
    Si thellësi në thellësinë e fijes së ngrirë muskulore.
    Sikur unë rashë e rashë në një dhomë pa fund ftohtëse
    duke mbajtur një dorë të ftohtë mbi dorën time prore.

    Tani atë e njoh përsëri, këtu dhe gjithkund.
    Ajo është në dritën e heshtur mbi fundin e pyllit.
    Ajo ecën si një e huaj e vilanosur në qiellin veror
    dhe rri si akuzë mbi gojën e mbyllur.

    Ajo pret, për gjithmonë pak rreth anës së gjësë,
    hije e padukshme, gjatë vyshkjes së gurëve e pemëve.
    Ajo bëhet më e pasur me sekondat e reja
    dhe më e keqe. Atë e kam gjithmonë pranë meje.

    Por ne nuk bisedojmë me njëri-tjetrin,
    as gjatë dritës së diellit apo kur yjet mbushin qiellin.
    Vetëm ne të dy e dimë, se tjetri është atje.
    Më tepër s’ka nevojë. Një ditë do e takojmë ferrin.

    HORIZONTI PRANVEROR

    Bota është kaq e lagësht –
    Qielli i rëndë nga Lagështira…
    Zemra e rënduar nga Lumturia,
    e lumtur gati për të qarë.

    UNË SHOH SONTE

    Unë shoh sonte, se dora e tij e shtrirë
    është gati për qetësi
    për të ndarë pluhurin nga shpirti.

    Një prerje dhe pak pika gjaku pikojnë poshtë
    – piko poshtë dhe zhduku
    në paqen e gjumit të lashtë.

    Asgjë s’është humbur. S’ka thirrë asnjë.
    E qetë – psherëtimë –
    që është jashtë me gjithçka,
    atë, që të ka ndodhur, dhe atë, që do ndodhë.

    Tani do bie borë me errësirë
    dhe qetësohet me borë.

    — Pëshpërit në zemër, e vështirë e nxehtë:
    Ti mashtron si tepër,
    dhe pak më ke sjellur.

    Kështu pëshpërit ankthi: i papërfunduar, i lënë,
    rri fati yt prapa,
    se ti shkove mbrëmë.

    Ti duhet të rritesh të lulëzosh dhe të mbjellësh fara.
    Je akoma i varfër për të vdekur.



    Gustav Munch-Petersen

    PËR PRINDËRIT E MI

    unë s’u bëra ai, që ju pritët –
    unë u bëra ai, që ju kishit frikë –
    ju më latë të rritem
    duke u sjellur tek privimi juaj.

    Ju më rritët me lotë të fshehtë –
    më rritët mua
    për të jetuar jetën tuaj – për ta vazhduar –
    mund të them:
    siç jetuat ju; ju e kishit drejtë –
    dmth. është mirë të jetosh kështu
    a duhet unë?
    apo duhet ta vras shpresën tek ju?
    t’u tregoj juve se unë s’u bëra si ju –
    se bota ime është tjetër nga e juaja,
    gëzimi im,
    dhimbja një tjetër nga e juaja –
    a doni të besoni falenderimin tim ndaj jush?
    falenderimin tim ndaj jetës?
    apo do të thoni:
    ai mori gjithçka,
    ai mori gjithçka prej nesh,
    dhe nuk na kthen asgjë,
    tjetër veç vuajtje e zhgënjim.
    unë e di, ju keni të drejtë, kur e thoni atë.
    unë mendoj, se kam të drejtë, kur largohem
    për tek vendi im.
    largohem i heshtur –
    largohem ngadalë dhe rëndë –
    por mendoj, se duhet të shkoj.
    ¨

    PËR NJËRËN

    – ty nuk guxoj të të dua –
    dashurinë tënde të madhe përqafimin e butë
    ulesh si vaj
    në detin tim të rinisë së shqetësuar –
    – ndërsa akoma i dehur flej
    mes qepanave tua të mbyllura,
    mban ti duke luajtur
    çantën time të shigjetave
    – ty nuk dua të të dua –
    dua të shikoj diellin përmes liqejve të thyer –
    – deri tek tonet e forta nga teli i shigjetës
    dua të dal jashtë të ndjek jetën –

    VDEKJA

    përse jetojmë ne –
    po –
    ajo ndodh, se ne jemi kaq të gëzuar, se këndojmë –
    ndoshta bëhemi kaq të lumtur, kaq të gëzuar,
    se ne njëherë të qetë ecim rrugës sonë,
    me ankth se kurrë më s’do dëgjojmë
    qeshjen rinore të jetës –



    Lise Sørensen

    RRUGA E KTHIMIT

    Unë kam guxim drejt rrugës së kalldrëmtë,
    hapat këmbëngulëse në male,
    unë kam guxim për ditët e përgjakta
    me vetëm një ëndërr të mbahem.

    Por unë e di se ne do të shkojmë me njëri-tjetrin,
    ne të dy dhe mijëra të tjerë,
    dhe besoj se ne guxojmë të qeshim në rrugë
    dhe ndaj të migrosh është me vlerë.

    Unë kam mjaft guxim drejt rrugicave të kalldrëmta,
    dhe mjaft të vilanosem e të bie,
    por kam frikë për rrugën e kthimit,
    ku asnjë mall s’më bën të ndiej.

    Kam frikë për rrugën e kthimit,
    rrugët e vetmuara të holla
    pasi në errësirë ëndrrat janë të ftohta
    dhe zemrat e dobëta e të vogla.

    Dhe besoj, ne do të arrijmë atë që kërkuam
    dhe shih, se kurrë s’do bëhet e jona,
    kështu ne do shikojmë njëri-tjetrin
    dhe zemërohemi, drejtohemi e lëndohemi.

    Pasi asnjëri s’ka dëshirë të ndiqet
    në ditët boshtake të zhgënjimit
    dhe asnjë s’mund të dashurojë njëri-tjetrin
    në rrugët, që shkojnë vetëm drejt kthimit.

    TUNELI I DIMRIT

    E rëndë qëndron shkretëtira e qiellit mbi ne
    në zgjatimin pafund të tokës mëmë
    dhe nga egërsia pa mëshirë
    si deti. Këtu s’gjendet tjetër gjë.

    Në rrjetin e degëve të holla të kapilarëve
    si gjithkund: një humbje pa shpresë e fuqive.
    Tani jemi futur thellë në tunelin e dimrit sipas të cilit
    truri jonë ka marrë formë dhe ngjyrë të hime.

    Dyshim dhe inat nuk gjendet këtu,
    e gjitha që posedojmë është dija e hollë
    se fytyra e dritës pret diku jashtë
    në hapjen e gjatë të tunelit në kohë.

    Dhe për fushat e zeza jashtë
    që bora i piklon si libër me fotografi
    me shtëpi, anije dhe një fëmijë
    që dëgjon pas dushit të një treni dhe rri.

    MALL

    Malli im është një fushë e gëzuar dhe e hapur.
    Ai i pranoi puthjet e tua si diell e shi.
    Ai të pranoi ty, me përqafim e përgjithmonë –
    të takoj shpesh tek vetja ime tani.

    Ti humbet rreth mendimeve të reja të bardha,
    ndërmjet akteve dhe fjalëve të pakryera.
    Këtu jeta jote bëhet kaq e kaltër dhe pafund,
    këtu bëhet çdo lojë mjerane kaq e mirë dhe e madhe.

    Ti, duart e mia kurrë s’munde t’i kesh
    jeton në pjesën time të hapur të pranverës ti,
    ku çdo gjë është akoma vetëm një ofertë habie
    ku çdo gjë ka të drejtë të rritet në diell e shi.

    Tani takoj fytyrën dhe zërin tënd
    dhe puthjen tënde ndërmjet gjithçkaje të bukur.
    Unë kam mall, por malli im nuk vuan,
    ai është shiu i vet, fruti i vet i dukur.



    Benny Andersen, nga NGJALA MUZIKALE I

    EMIGRANTI I ZEMRËS SIME

    Unë të takova si një i huaj
    por pashë se ti më njihje
    më mirë se unë veten
    Ti më çove në zbulim të vetvetes
    ti njihje rrugëkalime
    në pamjet e papara
    në koralet e fshehura
    Që ishin sjellë në kartën time

    HOMOSEKSUALI

    I vështruar nga xhepat e mbraptë të ndarë
    i survejuar nga borsa të ngrohta të ngritura lart
    rrethuar nga dyshime të djersitura
    shtërnguar me litar dhe projektorë të plotë
    i pranuar para gjyqit tonë:
    S’ka rëndësi se ku
    ti i ndreqe ndjenjat e tua.
    Ajo bashkëjetesë e minuar
    shkakton shenjë mulliri
    në jetën tonë seksuale të re
    është rënia e shtëpisë në lupën e zmadhimit.
    Shiko vetveten
    për botën tonë
    ku gjithçka gjëmon
    kapelja bie mirë
    butoni shtyp butonin
    pasqyra pasqyron pasqyrën
    gishtat tregues qëndrojnë bukur
    në gjatësinë e njëri-tjetrit
    vetëm në art ka nyja dhe vorbulla
    se ne na mjaftojnë copat e shtrembëra të gojës
    për gjitha rrezet direkte të ndjenjave.
    Shikoje veten si vetjak i mjekrës së parruar
    në një mjekër që shkëlqen sapo rruari.
    Pranoje shqyerjen tënde armiqësore të së djelës
    dhe vëre vuajtjen tënde
    në rruarjen e hirshme dhe shpëtimtare.

    MORALISTI

    Kërkesa jote për koherencë
    ndërmjet gjërësive të jetës
    dhe bindjeve politike.
    Zgjedhje personale e pambukut të xhepit.
    Sinori yt: poezi e shqyer e zhubrosur
    fluturake në antenat e mendimeve të tua.
    Ku ti tonizon e mbush hapësirën
    me thonj të pastër, ballë lart-poshtë
    dosje shtypi vizionare.
    Bota zhvillohet në më të përcaktuarat.
    Kopilët mësojnë shumë shpejt të ecin.
    Vullneti jonë shfaqet si një gërshërë dekorative
    mbërthehet elegante
    të gjitha qëllimet e drejta të së ardhmes
    nga sirtari komfort i pluhurt.
    Ti na tregon ne zgjerimin e mundur
    kur ti dorërrumbullak zgjeron kohën tënde
    Jeta lulëzon
    kur ne reagojmë keq,
    vjen i keqësuar tepër vonë,
    na mbush me konjuktura të majme,
    merr plaste barku në një supozim maje të paardhur
    dhe na mbulon ne gjatë natës me revista fotografish.

    Përkthyer nga Arben Çokaj, Kopenhagë 2000.

    LINI NJÊ PËRGJIGJE

    Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
    Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu