Përshkrimi
Një nga romanet më të mira shqiptare, Kështjella trajton temën e pushtimit osman mbi një kështjellë shqiptare…
“Ismail Kadare është një shkrimtar që krijon hartën e një kulture të tërë, të historisë, pasionit, folklorit, politikës dhe katastrofat e saj. Ai është një shkrimtar universal, me një traditë narracioni që e ka origjinën që nga Homeri.”
John Carey, kryetari i jurisë i çmimit “Man Booker International”
“Kadare mundi titanët ndeërkombëtarë të letërsisë me çmimin “Booker”, Roth, Grass, Updike, Lessing, Mc Ewan, Spark dhe Garcia Marquez jane titanët e letërsisë moderne, por çminin e parë ndërkombëtar “Booker” e fitoi gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare.”
“The Guardian“
“Kadare, nje poet e rornancier shqiptar, disa nga librat e të cilit u ndaluan nga regjimi komunist, mundën katër fitues të Çmimit Nobel për të fituar çmimin ndërkombëtar Man Booker International.
Ai konsiderohet si një nga shkrimtarët me të mirë evropianë dhe është krahasuar me Gogolin, Kafkën dhe Orwellin“.
“The Times“
“Vepra e Kadaresë është një nga veprat më origjinale dhe me të shquara të ketij shekulli.”
Éric Faye
“Me njërën këmbë në Shqipërinë e moçme, gojore dhe legjendare, ende në rrëqethjen homerike, dhe, me këmbën tjetër në modernitetin më të spikatur dhe më finok, Kadareja gjendet në kapërcyell të dy botëve, dhe nga kjo rrethanë e jashtëzakonshme, vepra e tij krijon akorde të fuqishme dhe të goditura.”
Dominique Fernandez
Rishikime
Nuk ka rishikime ende.