Description
Përkthyer nga italishtja, nga Lek Previzi
«…Libër, që asht shkrue latinisht me dorë prej At Dhimitër Frangut,
i cili ka qenë i pranishëm përsonalisht dhe i mirë informuem
për të gjitha betejat e veprat e atij Princi…»
Giovan Maria Bonardo Venezia, 1584.
Konti e Kavalieri Giovanni Maria Bonardo, lindi në gjysmën e parë të sh. XVI. Fisnik e intelektual Venecian, nga Fratte. Poet e shkrimtar e studiues, mik i poetit të njohun venecian Groto, i quejtun « Il Cieco d’Adria » (Qorri i Adrias). Bonardo, mik i familjës së Engjëllorëve, mori përsipër ribotimin e veprës së Dhimitër Frangut, që ai kishte përmirësue nga botime të maparshme, e që mbahet si ma e sakta. Në kushtimin që i ban Princit Girolamo Angelo Flavio (nip i Skaënderbeut), ai tregon se ishte Dhimitër Frangu, që e kishte shkrue latinisht me dorë të tij atë libër mbi Gjegj Kastriotin, duke pas qenë shoqëruesi i tij, gjatë gjithë kohës së luftës kundër perandorisë osmane, deri në vdekjen e Princit të Madh Shqiptar. Si mik i Bonardos, poeti Groto shkrojti poezinë kushtue Skënderbeut, që paraqitet në fillim të librit. Kavalieri Bonardo ishte një letrar dhe studiues i mireë, anëtar i një Akademie me fame të asaj kohe. Ai kishte shkrue disa vepra poetike e në proze. Një figure e respektueme dhe e nderueme e shoqnisë veneciane. Ai vdiq në moshë të thyeme mbas pak kohë të botimit të librit të Skënderbeut.
Reviews
There are no reviews yet.