Më shumë
    Home Libra PDF ‘Historia e Skënderbeut’ nga Marin Barleti
    Shitje !

    ‘Historia e Skënderbeut’ nga Marin Barleti

    Original price was: €20,00.Current price is: €0,00.

    Kategoria:

    Përshkrimi

    Marin Barleti – ‘Historia e Skënderbeut’

    Libri u botua në vitin 1964 nga Universiteti i Tiranës, Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, dhe më pas u ribotua në Prishtinë më 1967 nga “Rilindja”, nga ku e ka përgatitur në PDF me skanim një djalë shqiptar, para disa kohësh. Unë e mora librin në PDF dhe e ktheva në tekst dinamik, e më pas e faqosa dhe e editova në gjuhën e sotme letrare, duke e kthyer në një libër me 508 faqe (490 faqe libri gjithsejt, e pjesa tjetër indeksi), dhe e kam rregulluar nga pikëpamja gjuhësore, por duke iu përmbajtur me besnikëri e përpikmëri historisë së treguar në origjinal, thuajse edhe faqeve. Jam i kënaqur se, pas një pune prej më shumë se 150 orësh, kam arritur të përgatis një libër, që është vepra më cilësore e Historisë së Skënderbeut në shqip, në PDF, qoftë nga pikëpamja gjuhësore apo grafike – dhe për më tepër, po e shpërndaj për lexuesit falas. Lexim të mbarë!

    Nuk ka dyshim se Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, është heroi ynë i fundit i përmasave të tilla gati hyjnore, e me famë botërore. Nuk krahasohet kush me të, prej herojve shqiptarë, të ardhur pas tij. Pasi na pushtoi turku e më pas në vazhdim, historia jonë shqiptare, nuk kishte më lavdi. U shembëm keq, e nuk jemi ngritur ende aty ku duhet, e ku mundemi. Jemi tjetërsuar dhe gjenerojmë më shumë probleme për veten e të tjerët.

    Marin Barleti e tregoi Historinë e Skënderbeut me mjaft mjeshtëri, duke ndihmuar në mbajtjen gjallë të figurës së tij historike dhe të luftërave të mëdha, që ai bëri, në emër të atdheut të tij dhe të fesë së krishterë. Ishte koha kur Perandoria Osmane mori një ideologji fetare – islame – dhe të gjitha luftërat për pushtim e sundim i bënte në emër të fesë islame. Doli Skënderbeu dhe i vuri pritë trimave të sulltanit, e më pas shkodranët i thyen keq ata, derisa në fund trojet shqiptare të atëhershme, u sakrifikuan, nga hakmarrja osmane e pafuqia e mbrojtjes, duke mbrojtur fenë e krishterë, me të cilën, në shekullim e XV mendonin se mbronin edhe etninë e vatrat tyre. Dhe nuk e kishin keq, pavarësisht përfundimit. Sepse në fakt, mossuksesi në shoqërinë shqiptare prej asaj dite e deri sot, e ka gjenezën në pushtimin osman dhe tjetërsimin e racës shqiptare nga ky pushtim.

    Gjergj Kastrioti e ka jetën e tij të mbushur me luftëra kundër osmanëve, me luftëra që nuk mbarojnë kurrë derisa, vdiq në moshëm 63 vjeçare, kryesisht kundër ushtrive të mëdha të sulltan Muratit, të cilin e sfidoi keq dhe që vdiq nga meraku në rrëzë të kalasë së Krujës, gjatë një rrethimi, që ai drejtonte kundër Epirit dhe forcave të Kastriotit. Luftën otomane e vazhdoi më pas i biri, sulltani Mehmeti II ose Fatihu, i cili për dekada me radhë, dërgoi në mënyrë të vazhdueshme ushtri të shumta nën komandantë të ndryshëm, për ta rrëzuar Gjergj Kastriotin nga froni i princit të Epirit dhe Arbërit, por pa sukses.

    Ndonëse me një ushtri të vogël, Gjergji i fitoi të gjitha betejat me të dhe ushtritë e pamata osmane, dhe u kthye në një legjendë të gjallë. Vetëm një herë humbi ushtria e Gjergjit, kur sulmoi kalanë e Beratit, që quhej në atë kohë Belgrad. Edhe këtu humbi në mirëbesim, duke pritur një përgjigje për dorëzim nga përfaqësuesit në kala, erdhi një ushtri osmane dhe i gjeti ata të papërgatitur. Në rastet e tjera, në historitë e treguara me kaq mjeshtëri e narrativë nga Marin Barleti, Gjergj Kastrioti doli fitimtar në beteja të panumërta.

    Por Gjergji e fitoi luftën edhe kundër galëve etj. në Itali, ku shkoi të ndihmonte papën e Romës, por edhe të birin e mbretit Alfons të Napolit, Ferdinandin. Me ndihmën e Gjergjit, mbreti Ferdinand, ia arriti ta kthente e mbante mbretërinë e tij.

    Por sulltan Mehmeti ishte kapur me një urrejtje të madhe otomane me Gjergjin, dhe dërgonte ushtarë në mënyrtë të vazhdueshme kundër tij, nuk dinte të pushonte. Në një moment, Mehmeti vetë i propozoi paqe Skënderbeut, të cilin e njihte që të ri, kur Gjergji rritej në obotrrin e të atit, dhe kështu bënë paqe me kërkesën e vetë sulltan Mehmetit, sepse ai po e shihte se nuk mund ta mposhte dot. Por këtë marrëveshje paqeje Gjergji e prishi me të, pas kërkesës së venedikasve – për një sulm të përgjithshëm të forcave të krishtera, kundër Perandorisë Osmane, të drejtuar nga vetë papa Piu, i cili vdiq në Ankona, gjatë rrugës së tij, për të ardhur në Epir dhe për ta shpallur Gjergjin komandant të përgjithshëm të kësaj kryeqëzate kundër otomanëve. Sepse Gjergji ishte për gjithë botën e krishterë, luftëtari më i denjë i kohës. Por me vdekjen e papritur të papës Piu, kjo iniciativë kaq madhore, dështoi… dhe Gjergji mbeti në konflikt me otomanët.

    Gjergj Kastrioti lindi me 6 maj 1405 dhe vdiq me 17 janar 1468 (në libër jepet 466) – pra, 63 vjeç. Pas vdekjes së Gjergjit, Kruja u dorëzua, por venedikasit e shitën edhe Shkodrën, kështu Epiri e trojet e arbërit u pushtuan. Edhe pse Gjergji ia la amanet të birit, Gjonit, se mbretërinë ai do e ruante me mbështetjen e Venedikut, ata në fakt kishin hallet e tyre dhe e shitën atë, pasi bënë një marrëveshje me sulltan Mehmetin, ata ia dhanë atij trojet e  Arbërit.

    Kështu historia e arbërve – shqiptarëve të sotëm – u rrokullis me kokë poshtë, dhe shqiptarët ranë nën një errësirë 5 shekullore të pushtimit osman, nga ku u vranë, u morën robër, u poshtëruan dhe u tjetërsuan si etni e si komb (nacion). Ky ishte fati jonë…

    Rishikime

    Nuk ka rishikime ende.

    Bëhu i pari që rishikon “‘Historia e Skënderbeut’ nga Marin Barleti”

    Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e kërkuara shënohen me *

    POSTIMET E FUNDIT