Përshkrimi
Gabriel García Márquez – Kolonelit s’ka kush i shkruan dhe tregime të tjera në PDF, 180 faqe.
Përktheu Arben Çokaj
Është një nga novelat më interesante të Gabriel García Márquez, ku autori sqaron gjendjen e mjerë të një koloneli dhe gruas së tij, të cilin e kanë harruar autoritetet… nuk ia dërgojnë pensionin, që i kanë premtuar… si dhe tregime të tjera.
Koloneli është një luftëtar, që vjen nga lufta civile e udhëhequr nga Kolonel Aureliano Buendía, familja e të cilit dhe ai vetë janë temë kryesore e romanit nobelist Njëqind vjet vetmi të autorit. Ai sjellë dy mushka me arka me ar nga forcat e rebeluara, në ditën kur bëhet marrëverdhja e paqes me qeverinë, duke ecur me ato mushka dy ditë e dy netë, pa u ndaluar, që të mbërrijë në kohë. Dhe ja tani se si shpërblehet…
Djalin ia vrasin në një luftë me gjela, pasi gjeli i tij e fiton betejën, me pretendimin se ai ka shpërndarë trakte ilegale te pjesëmarrësit. Dhe kështu koloneli me të shoqen mbesin pa fëmijë, dhe pa pension e mbështetje nga shteti. Ai ishte i ri kur kishte mundësi ta vidhte arin dhe të mos e dorëzonte, dhe kjo është tani ironia e fatit të tij. Ai u tregua i ndershëm e po e paguan tani me një varfëri ekstreme, nuk kanë çfarë të hanë bashkë me të shoqen, duke pritur kur u plak, se qeveria do i paguajë pensionin e premtuar, gjë që nuk ndodhi, ndërsa ai shpresonte e shpresonte deri në vdekje…
Novela mbyllet me dialoguan e tij me të shoqen, ku ajo e pyet:
“Po tani çfarë do të hamë?”
Dhe koloneli, pasi kujton 75 vjetët e jetës së tij të varfër, ia kthen:
“Mut”!
Pas novelës, vijojnë tetë tregime interesante nga vëllimi Funerali i Nënës së Madhe.
Kjo kopje është marrë falas nga një publikim në PDF online.
📖 Përmbledhje e ngjarjes
✨ Temat
🌍 Stili dhe rëndësia
📌 Pse ka rëndësi
PËRMBAJTJA
Kolonelit s’ka kush i shkruan …………………….. 5
Funerali i Nënës së Madhe
Siesta e së martës ……………………………….. 68
Një nga këto ditë …………………………………. 77
Nuk ka hajdutë në këtë qytet ………………….. 81
Pasditja e mrekullueshme e Balthazarit …….. 111
E veja e Montielit ……………………………….. 121
Një ditë pas të shtunës ………………………… 129
Trëndafila artificialë …………………………….. 154
Funerali i Nënës së Madhe …………………….. 161
“Gjëra të çuditshme ndodhin në tokën e Márkez. Ashtu si me Emerson, Poe, Hawthorne, çdo fjali thyen heshtjen e një boshllëku të madh, ‘vetminë’ e famshme të Botës së Re, që është dëshpërimi i pavetëdijshëm i personazheve të tij, por shenjë e gjenialitetit të Márkez.”
—The New York Times
“[Këto histori] tregohen në një prozë të thjeshtë, modeste, por piktoreske, të dhembshur për brishtësinë njerëzore, por edhe të pasura me zgjuarsi dhe ironi. Personazhet janë shumë njerëzorë, me radhë humoristikë dhe tragjikë.”
—Library Journal
“Një kombinim i rrallë i hirit dhe gjallërisë. Çdo skenë, çdo gjest këndon jetën dhe mohon vdekjen… Ai është një mjeshtër absolut.”
—The New York Times Book Review











Rishikime
Nuk ka rishikime ende.