Më shumë
    Home Libra PDF Anne Frank – Ditari i një vajze të re (eng)

    Anne Frank – Ditari i një vajze të re (eng)

    0,00

    Kategoria:

    Përshkrimi

    Ky e-libër (në anglisht) është menduar për përdorim arsimor jofitimprurës, vetëm sipas dispozitave të “përdorimit të drejtë” të konventave ndërkombëtare për të drejtat e autorit dhe nuk duhet të shitet.

    Ditari i një vajze të re‘ (215 faqe pas rregullimit grafik e përmirësimit në disa raste të fjalëve), i njohur gjithashtu si Ditari i Anne Frankut, është një libër me shkrime nga ditari në gjuhën holandeze, i mbajtur nga Anne Frank, ndërsa ishte fshehur për dy vjet me familjen e saj, gjatë pushtimit nazist të Holandës.

    ‘Ditari i një vajze të re’ i Anne Frank-ut është ndër dokumentet më të qëndrueshme të shekullit të njëzetë. Që nga botimi i tij në 1947, ai është lexuar nga dhjetëra miliona njerëz në të gjithë botën. Ai mbetet një testament i dashur dhe i admiruar thellësisht, i natyrës së pathyeshme të shpirtit njerëzor.

    Familja u kap me 4 gusht të vitit 1944 dhe Anne Frank vdiq nga tifoja në kampin e përqendrimit Bergen-Belsen në vitin 1945 (shkurt). Ditari u gjet nga Miep Gies, i cili ia dha babait të Anës, Otto Frank, të mbijetuarit të vetëm të njohur të familjes, menjëherë pasi lufta kishte mbaruar. Që atëherë ditari është botuar në më shumë se 60 gjuhë.

    Annelies Marie Anne Frank (12 qershor 1929 – shkurt ose mars 1945) ishte një ditariste me origjinë gjermane. Një nga viktimat hebreje më të diskutuara të Holokaustit, ajo fitoi famë pas vdekjes, me botimin e ‘Ditarit të një vajze të re’ (fillimisht Het Achterhuis; anglisht: Shtojca e fshehtë), në të cilën ajo dokumenton jetën e saj të fshehur nga 1942, deri në 1944, gjatë pushtimit gjerman të Holandës në Luftën e Dytë Botërore. Është një nga librat më të njohur në botë dhe ka qenë bazë për disa shfaqje dhe filma.

    Burimi: Botuesi

    Ju uroj edhe ju, lexim të këndshëm!

    Rishikime

    Nuk ka rishikime ende.

    Bëhu i pari që rishikon “Anne Frank – Ditari i një vajze të re (eng)”

    Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e kërkuara shënohen me *

    POSTIMET E FUNDIT