€0,00

Nuk ka produkte në shportë.

€0,00

Nuk ka produkte në shportë.

Home Libra PDF P. Camillo Libardi – Sylva documentorum et Albaniam pertinentium. I-III

P. Camillo Libardi - Sylva documentorum et Albaniam pertinentium. I-III

0,00

Me pushtimin osman, benediktinët dhe domenikanët e lëshuan vendin dhe veprimtaria misionare mbeti në duart e françeskanëve, të cilët deri me mbërritjen e jezuitëve në fund të gjysmës së parë të shekullit XIX, ishin pothuajse të vetmit që mbajtën mbi shpatulla barrën e vështirë të veprimtarisë misionare.

Një ndër misionarët françeskanë i cili jetoi për 45 vjet radhazi në Shqipëri ishte edhe P. Camillo Libardi, i cili ka shkruar disa vepra për historinë shqiptare, por ka lënë në dorëshkrim Sylva documentorum et Albaniam pertinentium. I-III, vepër e cila humbi gjurmët pas Luftës së Dytë Botërore dhe për pasojë mbeti e panjohur, përkatësisht e pabotuar.

Gjatë hulumtimeve tona u verifikua në arkivin e bibliotekës në Trento dhe u konfirmua prania e dorëshkrimit Sylva documentorum spectantium ad missionem Pulatensem [Albania], që po e botojmë për herë të parë, të cilin e transkriptoi Cezarin Toma.

Në këtë libër lexuesit dhe studiuesit do të gjejnë shkrimin bashkangjitur të përgatitur nga Donato Martucci, i cili na paraqet edhe letërkëmbimin e C. Libardi-t. Këto letra sjellin të dhëna tejet domethënëse, të cilat përplotësojnë mjaft mirë kuadrin e përgjithët të punës së bërë prej p. Libardi-t.

Dërgoi për publikim Albert Ramaj

Rishikime

Nuk ka rishikime ende.

Bëhu i pari që rishikon “P. Camillo Libardi – Sylva documentorum et Albaniam pertinentium. I-III”

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e kërkuara shënohen me *

Produktet relevante