Përshkrimi
Libri gjendet gjithashtu në libraritë:
Shkodër:
1. Libraria e librit universitar, Pedonale
2. Ora e Shkodrës, para postës
Arben Çokaj, “OFIÇINA dhe tregime të tjera“, tregime, botoi Sh. B. “FIORENTIA“, Shkodër 2023, faqe 218. ISBN : 978 992 838 239 9
Lazër Stani:
Arben Çokaj, ka histori për të rrëfyer dhe se këto histori, janë të mëvetësishme, histori që mund të rrëfehen vetëm nga ai.
Arben Çokaj nuk supozon të çudisë botën kur ulet të shkruajë; ai shkruan sepse ka historitë e tij për të rrëfyer, ka të vërtetën e tij për të dëshmuar, pa zbukurime e iluzione, të zhveshur nga sentimentalizmi dhe mëshira.
Në tregimet e tij, Arben Çokaj afrohet më këtë parim kantian, rrëfen të vërtetën mizore të ekzistencës njerëzore, në këtë botë, në të cilën jetojmë dhe në veçanti të vërtetën e shqiptarëve, në një periudhe krize dhe rrënimi. Edhe kur flet për “ngjyrat e dashurisë”, edhe kur rrëfen për ofiçinën kafkiane, autori shqipton po njësoj të vërtetën ngjethëse të ekzistencës, krizën e qenieve të trullosura nga liria, në kërkim të një identiteti dhe të një kuptimi të ri ekzistencial. Dhe këtë nuk e bën duke argumentuar, duke filozofuar, por duke rrëfyer histori, çka është edhe atributi i letërsisë.
Është kjo mënyrë e perceptimit dhe e shkrimit, që i bën tregimet e Arben Çokajt të veçantë, që të befasojnë me origjinalitetin, freskinë dhe thellësinë e tyre.
Rishikime
Nuk ka rishikime ende.