Iftaromania e politikës shqiptare…

0
1949
Iftaromania

Arben Çokaj

Ka kohë që kam dashur ta shkruaj një shkrim me këtë titull, duke parë shkretimin në e të politikanëve shqiptarë, të atyre që thyen qafën e të këtyre tani, që hynë me turr në politikën shqiptare e në drejtimin e qeverisë.

Për çfarë po i shërben islami shoqërisë sonë? Po feja në përgjithësi? Pse duhet të shkretojmë në fe, e aq më tepër në islam? A mos kujton Edi Rama se dotë rrijë më gjatë në pushtet, se shtron iftar me paratë e taksapaguesve shqiptarë? Do të ikë edhe ai, pas 4-8 ose 12 vjetësh, si iku paraardhësi i tij, Berisha, kur t’ia sjellin në majë hundës këtij populli! Atëherë pra, përse i gjithë ky falsitet? Përse shtron iftar? Përse e përzien fenë me shtetin laik dhe ngatërron parimet bazë të demokracisë?!

Sepse as islami që bërtet në xhamiat shqiptare dhe shurdhon njerëzinë me ahengun arab, as qeveritarët e Rilindjes turke të Shqipërisë, nuk po e marin seriozisht shtetin shqiptar. Në Gjermani ka disa milionë myslimanë, 5-6 milionë turq e disa milionë të tjerë nga vende të ndryshme të botës. Janë një popullsi disa herë më e madhe se e Shqipërisë, dhe më kontribuese në zhvillimin e Gjermanisë, se sa myslimanët shqiptarë në zhvillimin e vendit tonë.

Por me Kushtetutë, e ka Gjermania dhe Shqipëria, që fetë të jenë të lira në veprimtarinë e tyre, brenda ligjeve të shtetit demokratik, por shteti nuk përzihet me fetë e fetë nuk përzihen me shtetin. Dhe Angela Merkel nuk shtron iftar, se bie ndesh me kushtetutën, as mban darka Krishtlindjesh. Ato veprimtari i bëjnë drejtuesit fetarë të një vendi, madje pa patur nevojë të bëjnë ndonjë show mediatik. Ne, votën tonë ua japim politikanëve që të zgjidhin punët e vendit, që marrin përsipër, në shërbim të vendit, e jo t’i harxhojnë taksat tona, për shërbime fetare me bazë gjoja tolerancën fetare…

Ja, jemi tolerantë, ja e lutëm iftarin, ja shkretuam si shkretana iluzionistë e ëndërrimtarë në fe, por kjo nuk i zgjidh problemet e kësaj shoqërie, e cila ishte realisht më e rregullt më 1990, në fund të komunizmit pa fe, sesa është sot kur po lulëzon feja! Kjo tregon se feja nuk luan ndonjë rol të madh në edukimin e shoqërisë, ka rendiment të ulët për paratë që harxhohen për të, është një luks në fakt që mbipaguhet, për sa vlen, dhe në fund të fundit, ka punën e vet, për besimtarët e vet dhe duhet të financohet prej tyre.

Por shteti duhet nga ana tjetër të bëjë punën e vet për funksionimin e demokracisë, për futjen e investimeve të huahja prodhuese në vend, për rritjen e investimeve shqiptare dhe uljen e poapunësisë, për zhvillimin pozitiv tër vendit e rritjen e produktit nacional bruto, etj. etj. E këto shteti e qeveria shqiptare e ka vështirë t’i bëjë, prandaj i shmanget obligimeve të veta dhe merret me gjëra të kota, sot në vitin 2014, me fe, me iftar e iluzione fetare, duke gënjyer popullin e vet!

Intelektualët evropianë që para 200 vjetëve e ndanë fenë nga punët e shtetit dhe ia kufizuan fesë hapësirën e saj publike. Dhe Evropa filloi të zhvillohet. Pasi shteti e sheh fenë si konkurrente në punët publike, kurse intelektualët e shohin fenë si të dëmshme për shoqërinë, dhe penguese, nëse ajo merr një rol dominant siç po ndodh në Shqipëri! Nëse feja përzihet me pushtetin.

Unë s’e jap një lek për fe dhe nuk dua as më të voglin shërbim të saj. Kush ta dojë, le ta mbajë. Por po nuk u ndalën zhurrmat fetare, që fetarizojnë e prishin qetësinë publike, po nuk u nda realisht shteti e qeveria jonë nga feja, po nuk u orientua shoqëria jonë drejt punës e zhvillimit pozitiv, duke krijuar një balancim në mes investimeve shqiptare, të cilat duhet të kenë prioritewt – krijimi i firmave të suksesshme shqiptare, që marrin përsipër punët, rrugët etj. në vend, dhe atyre të huaja që ndihmojnë ekonominë shqiptare, po nuk u ul papunësia dhe të hapen si rrjedhojë vende të reja pune, ky vend nuk bëhet, nuk mund të bëhet, nuk ka se si të bëhet…

LEAVE A REPLY

Ju lutem, lini komentin tuaj!
Ju lutem, fut emrin tuaj këtu