Pse po e paguajnë sot shkodranët?

0
538
Jozi - Saliu
Deputetet e PD, Sali Berisha dhe Jozefina Topalli, gjate nje mbledhje te grupit parlamentar te Partise Demokratike, ku eshte diskutuar miratimi nga qeveria i projektligjit “Per ngritjen e Byrose Kombetare te Hetimit”./r/n/r/nLawmakers, Sali Berisha and Jozefina Topalli, during a meeting of the parliamentary group of Democratic Party, DP.

Nga Arben Çokaj, 12 janar 2010

Kur diçka shkon keq, kërkohen fajtorët. Në standartin demokratik të 20 viteve të fundit, shumë krime politike janë konsumuar, por fajtorët kanë shpëtuar pa u hyrë ferra në këmbë. Dhe për këtë deformim të demokrasisë e moszbatimit të ligjit, për këtë mentalitet të dhunshëm e jodemokratik në shoqërinë tonë, për këtë mbrojtje politike e dhimbshuri paradoksale ndaj kriminelëve, duke shpëtuar gjithmonë fajtorët realë, përgjegjësinë kryesore e mban kryeministri aktual Sali Berisha.

Ngjarjet më të rënda, që kanë ndodhur në Shqipëri këta 20 vjet, janë tragjedia e 1997-s, shpërthimi katastrofal i Gërdecit dhe tani përmbytja apokaliptike e zonës së Nënshkodrës. Për të tre këto raste, direkt ose indirekt, ka përgjegjësi kryesore akrobati nga Viçidoli, që si falangë serbe e zgjatuir mbi trupin shqiptar, po e kompenson pështjellimin e tij politik me marri e agresivitet dhe po përdor çdo mjet legal e ilegal, për të shpëtuar prapanicën e vet dhe të familjes. Në fund, a do ia dalë ai mbanë?

Kryeministri i ngujuar në kullë

Sali Berisha e drejton vendin sikur po drejton një kupolë mafioze. Bashkimi i tij me znj. Topalli, në një politikë pa mend në kokë, ka krijuar precedentin psikologjik të kupës që ka gjetur kapakun. Psikiatri, Dr. Stone, e vlerëson si shkallën më të lartë të rrezikshmërisë shoqërore, një person që vret për të trembur të tjerët, komunitetin. Në shumicën e rasteve, ky i sëmurë psiqik është një dështak, një njeri pa kurajë, që duke vrarë e dëmtuar të tjerët, kërkon të vlerësohet e respektohet – kërkon të krijojë identitet.

Të gjithë e kemi parë Berishën në Opinion, tek fërkonte duart nga kënaqësia, disa ditë pas vrasjes “aksidentale” të Trebickës – dëshmitarit kryesor për implikimin e të birit të kryeministrit në tragjedinë e Gërdecit. Ashtu siç pamë znj. Topalli tek bënte mëk-mëk, pa e mohuar fare hedhjen në erë të Aleks Kekës, ndërsa ajo akuzohej nga PDK, si e dyshuara kryesore për porositjen e kësaj vrasjeje. Ishim në prag fushate, dhe ajo kishte nevojë për shembuj: kufoma mbi tavolinë.

Kryeministri i vendit është njeri asocial. Ai mbyllet në zyrë dhe informacionet, shpeshherë jo plotësisht të sakta, i merr nga bashkëpunëtorët e tij. Çudi si i ka ecur kaq gjatë!? Ka mbledhur 10-15 vetë, të hurit e të litarit dhe duke sakrifikuar herë njërin e herë tjetrin, ai i ka futur tmerrin gjithë vendit, duke u krekosur para Fazlliçit: ja çfarë u bëj unë shqiptarëve! Kështu krekosej edhe Millosheviçi, para ndërkombëtarëve, dikur në luftën e Kosovës, duke i thënë përfaqësuesit amerikan Hollbruk, se “shqiptarët i rrahim me shuplaka”.

Ndërsa Millosheviçi vdiq siç e meritoi, si qen, në qelitë e të burgosurve për krime lufte në Hagë, pyetja bëhet: si do i vejë halli kryeministrit tonë, që po e kalon vendin nga kriza në krizë, nga skandali në skandal, nga katastrofa në katastrofë dhe të gjithë ia hapin rrugën në këtë sukses kokëposhtë të tij, që nga Presidenti, Kryeprokurorja, e deri te disa njerëz të dhunuar të opozitës? Problemi kryesor i tij mbetet Edi Rama. Po e theu edhe këtë pengesë, ai do ia dalë mbanë, që të vendosë në Shqipëri një model qeverisje, ku të gjithë janë të futur në të njëjtin kazan. Ku për papërgjegjësitë e marritë e tij, paguan edhe opozita…

Duke qëndruar i mbyllur në kullë, i ndikuar nga avujt e drogave dhe informacionet gjysmë reale të bashkëpunëtorëve, kryeministri ynë, nga frëngjia e tij, gjuan herë njërin e herë tjetrin, kë t’i teket atij, që e sheh në rrezen e frëngjisë, duke iu afruar gardhit. Kryeministri ngjan me një njeri në hasmëri, që është ngujuar në kullë e që nga aty, ai shikon jashtë që të kuptojë se çfarë bëhet atje. Për të ka rëndësi të rrijë në kullë, nuk ka rëndësi çfarë çmimi paguan ky popull, të cilin ai pretendon se e drejton, për ta mbajtur atë në zyrë. Duke qenë i mbyllur, ai ka tendencë deliri dhe paranoje. Dr. Ina Vetriolo e konsideron Berishën të sëmurë mendor. Ky nuk është rasti i parë, por e rëndësishme është: si mund ta gjejmë ne mënyrën, për ta larguar këtë kryeministër pehlivan e ngatërrestar nga posti, që ai ka zaptuar me forcë e gënjeshtra?! Kjo është çështja sot – të tjerat janë kozmetikë.

Shkodra digjet, Jozefina krihet

Kur uji ka mbuluar totalisht me disa metra thellësi zonën e Nënshkodrës, kur dëmet ekonomike, njerëzore dhe të gjësë së gjallë në atë zonë janë kolosale, dhe kur qyteti i Shkodrës është bërë kaps, pasi i janë bllokuar jashtëqitjet në liqen, dhe ujërat e zeza në vend që të derdhen në liqenin e Shkodrës, janë kthyer mbrapsht dhe hyjnë brenda në qytet, znj. Topalli takohet në Bruksel me z. Busek. Me zakonin e saj miklues e sensual, me guximin e një derdimeneje, me gojën gjysmë të hapur si peshk i mbetur në zall dhe buzëqeshjen e sforcuar, znj. Topalli mori mbështetjen e Busek, që opozita të hyjë në parlament, sidomos tani kur Shqipërisë, në mënyrë të qëllimtë, iu shkaktua si gjithmonë, edhe një krizë e re, në planin famëkeq të dorës së zgjatur serbe, me idetë fluturake të sekserit të familjes, Damir Fazlliç. Sa keq, kur një fuks serb akoma edhe sot, na bën lëmsh shtetin, si Dushan Mugosha dikur! Kot s’thonë se historia përsëritet.

Znj. Topalli mund të shihet si viktimë në këtë ngjarje të përmbytjes totale të zonës së Nënshkodrës, por ajo në fakt qëndron shumë afër kryeministrit Berisha, dhe burime pranë tyre tregojne se ajo di gjithçka që di Berisha. Pra, bashkëpunimi i tyre është tepër i ngushtë, gjë që të jep shijet e keqe të kuptimit, se nëse kjo katastrofë ujore ka qenë e planifikuar të ndodhë, këtë e ka ditur edhe znj. Topalli dhe nuk e ka ndaluar. Prandaj edhe znj. Topalli ka marrë dozën e duhur të agresivitetit politik, që karakterizon Berishën, në ëndrrën e saj për ta zëvendësuar komandantin një ditë, në të ardhmen.

Shkodra, një qytet, që ka votuar gjithmonë për PD-në, po shpërblehet sot në këtë mënyrë. Pse? Pse po paguajnë shkodranët sot? Sepse Berisha, ashtu si edhe znj. Topalli, hyjnë në kategorinë e atyre njerëzve, që dëmtojnë pikërisht ata, që i votojnë më shumë, mbështetësit e tyre, ashtu siç dëmtojnë edhe shqiptarët, sepse ata u kanë dhënë mundësi atyre të bëhen drejtues të lartë, që të na i shesin interesat tona tek fqinjët veriorë, për t’u pasuruar në kurrizin tonë. Berisha dhe znj. Topalli kanë një defekt të përbashkët, ata mbledhin rreth vetes gjithmonë njerëz të paaftë, hajdutë dhe shpërdorues të klasit të lartë dhe kjo nuk ka si ta çojë shtetin përpara. Ata nuk shqetësohen aspak për popullin, të cilin pretendojnë se e përfaqësojnë, shqetësohen vetëm për interesat e veta personale.

Për hir të së vërtetës duhet thënë, se në Shkodër vota më shumë vidhet nga miltantët e PD-së, se sa votohet për PD-në, megjithëse Shkodrës i ka dalë nami si bastion i PD-së. Dhe vota e vjedhur ja se ku ta jep një ditë, pas koke. Nëse Shkodra nuk zë mend nga zgjedhja e znj. Topalli dhe klanit të saj në politikë, një grua e ligë, që karrierën e saj fitimprurëse e ka filluar bashkë me të shoqin, me vjedhjen e ndihmave të kishës pas vitit ’90-të, atëherë Shkodra e meriton këtë shpërblim fatkeq, dhe gjëma të tjera mund të vijnë në të ardhmen.

Nëse populli shqiptar nuk zë mend nga fatkeqësitë, që u ka shkaktuar çifti Berisha – Topalli, dhe ne nuk gjejmë rrugë që t’i largojmë ata nga keq-menaxhimi i pushtetit, atëherë ne prapë do shohim katastrofa, skandale dhe mossukses në këtë vend. Sepse, çifti që na drejton sot, ka kaluar në dalldi e delir të pashërueshëm dhe nga paaftësia për të drejtuar, ata bëhen agresivë dhe shkaktojnë vetëm viktima, e për rrjedhojë dëme të mëdha për shoqërinë tonë.

Botuar në: Shekulli | TemA | Fjala e Lirë

PËRGJIGJU

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu