Më shumë
    Home Libra PDF Paulo Coelho – Alkimisti (PDF)
    Shitje !

    Paulo Coelho – Alkimisti (PDF)

    Çmimi origjinal ishte: €15,00.Çmimi aktual është: €10,00.

    Kategoria:

    Përshkrimi

    Paulo CoelhoAlkimisti (PDF), 148 faqe

    Një libër që një burim në Google thotë se është shitur në mbi 150 milion kopje, në mbi 80 gjuhë të përkthyera të botës.

    Përktheu Arben Çokaj

    Santiago është një djallë i ri, i cili kishte dëshitë të shëtiste botën dhe të lexonte libra. Prandaj ai ia mbushë mendjen të atit, që ta lejojë të bëhet bari, në mënyrë që ai me kopenë e tij të shëtisë gjithandej fushat në Ansdaluzia të Spanjës, nga njëri fshat e qytet në tjetrin… I ati i dha pak para që kishte dhe i tha, blej kopenë tënde, dhe Santiago bleu dele, dhe i takoi të flinte në oborrin e një kishte, ku kishte dalë një panjë… e në vazhdim tufa e të cilit u bë me 60 kokë, kur ai duke lexuar një libër të trashë në një stol në sheshin e një qyteti, u takua me një plak, pasi Santiago kishte qitur fall te një jevge, e cila i kishte thënë, se ai duhej të shkonte te Piramidat e Egjiptit, ku do të gjente thesarin e tij.

    Plaku Melkizedek i tha Santiagos se ishte mbreti i Salemit, i tregoi për gënjeshtrën më të madhe në botë, “në një moment të caktuar të jetës sonë, humbasim kontrollin mbi atë, që po na ndodh dhe jeta jonë kontrollohet nga fati” dhe i foli edhe ai për thesarin, ose për Legjendën Personale. Santiago si bari, me dijet e tij të kufizuara u intrigua keq. Plaku i dha djalit edhe dy gurë si ogurë, një i bardhë e një i zi, Urimin dhe Tumimin – tingëllojnë shqip këto emra, apo jo? Djali i dha mbretit të Salemit 6 dele, dhe pastaj i shiti të gjitha delet e tij, e me paratë e fituara doli në anën tjetër të detit, në Afrikë, u në qytetin e Tangierit, një hajdut ia vjodhi të gjitha paratë djalit, në mirëbesim, pasi ky kishte krijuar idenë se bota komploton për suksesin e tij, kur ky do të kishte një Legjendë Personale.

    Kështu në këtë përrallë të gjatë, Santiago u detyrua të punonte si shitës në një dyqan kristalesh, duke i dhënë sukses atij, e këtë ai e quante si ogur të mirë. Pas një viti pune në dyqan, ku mësoi edhe arabisht, Santiago u nis një ditë, së bashku me një anglez alkimist, me një karvan të madh rrugës për te piramidat, përmes shkretëtirës së paanë, ku Santiago mësoi edhe Gjuhën e Botës dhe se si të shikonte e kuptonte shenjat e këtij komunikimi ndërbotëror, pasi të gjitha që kishim mbi tokë, dielli era e hëna, komunikonin me gjuhën e tyre universale me njëri tjetrin, një gjuhë që Santiago filloi ta kuptonte…

    Pas një udhëtimi të gjatë, ata mbërritën te një oaz, Al-Fayoum, ku kishte 50 mijë palma hurmash dhe 300 puse. Aty duke pyetur për alkimistin, të cilin e kërkonte anglezi – alkimist, ai foli me vajzën e bukur të jetës së tij, Fatimen, me të cilën ra në dashuri dhe i premtoi për martesë. Aty Santiago e shpëtoi oazin nga një luftë, pasi pa dy skifterë në ajër, dhe shpjegoi shenjat e tyre. Krerët e fiseve të oazit e shpërblyen me 50 monedha ari, dhe e bënë edhe këshilltar të tyre. Në atë moment i shfaqet atij alkimisti, në rrugën e kthimit për në tendën e tij. Dhe aty krijohet një dyshe, që kishin dije për Gjuhën e Botës e alkimisti kishte edhe mundësi ta kthente plumbin në ar. Dhe të dy bashkë nisen për te Piramidat, ku Santiago kishte edhe thesarin e tij të premtuar.

    Por kur shkon atje, ata ndahen dhe Santiago fillon e gërmon në rërë, nën dritën e hënës, pikërisht aty ku i ra loti dhe filloi të lëvizte një brumbull skarab. E sapo kishte hapur një vrimë në rërë, kur i erdhën 3 hajdutëm arabë, e rrahën dhe ia morën paratë, por ai u tregoi për ëndrrën e tij të përsëritur, se aty te Piramidat kishte një thesar… Njëri nga hajdutët qeshi e tha, se edhe ai kishte parë një ëndër të përsëritur për një thesar te një kishë në Andaluzia, pranë një panje… Santiago edhe pse i rrahur e me gjak, qeshi me vete, iu kujtua kisha dhe oborri me panjë…

    Epilogu tregon se si Santiago u kthye në Spanjë, te kisha dhe filloi gërmimin me një lopatë… dhe ja ku doli thesari i tij… Më prit Fatime i tha ai vajzës së shkretëtirës në oaz, dhe kështu mbyllet një libër kaq interesant, një përrallë e gjatë si Bibla e Kur’ani, e cila ka një përshkrim të qetë, të thjeshtë dhe intereant, që e ka bërë këtë libër të shitet kaq shumë… Dhe unë e përktheva, duke u nisur nga kjo famë e madhe që libri ka marrë dhe nga kjo tërheqje kaq e madhe që njerëzit kanë për përralla!

    Libri i shkruar bukur, përshkruhet nga një fill filozofik, ndiq endrrën tënde, Legjendën tënde Personale dhe e gjithë bota komploton, që ti të keshë sukses. Dhe kjo funksionoi të paktën për një person, për autorin e librit, Paulo Coelho, që u bë milioner nga ky libër.


    Përmbledhje nga AI

    Alkimisti, i shkruar nga autori brazilian Paulo Coelho dhe i botuar për herë të parë në vitin 1988, është një roman i njohur filozofik. I botuar fillimisht në portugalisht, është përkthyer në mbi 80 gjuhë, duke i siguruar Coelhos një rekord botëror Guinness për librin më të përkthyer nga një autor i gjallë. Duke u shitur në mbi 150 milion kopje, sipas një burimi nga Google, i përkthyer në më shumë se 80 gjuhë të botës!

    Përmbledhje e ngjarjes
    Historia ndjek Santiagon, një bari andaluzian, i cili përjeton një ëndërr të përsëritur për një thesar të fshehur në bazën e piramidave egjiptiane.
    Thirrja për aventurë: Pasi takon një fallxhore dhe një mbret misterioz të quajtur Melkizedek, Santiago vendos të shesë delet e tij dhe të udhëtojë për në Afrikë, për të gjetur “Legjendën e tij Personale” (fatin e tij të vërtetë).
    Udhëtimi: Udhëtimi i tij nëpër shkretëtirën e Saharasë është i mbushur me pengesa, përfshirë grabitjen në Tangjer. Ai punon për një vit me një tregtar kristalesh, për të fituar para, për të vazhduar kërkimin e tij.
    Takime Kryesore: Gjatë rrugës, ai takon një anglez, që kërkon sekretin e alkimisë, bie në dashuri me një grua të quajtur Fatima në një oaz dhe më në fund takon Alkimistin titullar, i cili e udhëzon atë në “Gjuhën e Botës”.
    Zgjidhja: Me të arritur te piramidat, Santiago rrihet nga hajdutët dhe kupton se thesari i tij ishte varrosur në të vërtetë në Spanjë, nën pemën ku filloi udhëtimi i tij.

    Temat dhe Filozofia Kryesore
    Libri shpesh karakterizohet si një fabulë moderne ose alegori shpirtërore:
    Legjenda Personale: Ideja qendrore se çdo person ka një qëllim unik dhe se universi komploton për të ndihmuar ata që e ndjekin atë.
    Maktub: Një frazë arabe e përdorur në të gjithë librin, që do të thotë “është shkruar”, duke përfaqësuar idenë se fati është i paracaktuar nga një “Shpirt i Botës”.
    Alkimia si Metaforë: Procesi fizik i shndërrimit të plumbit në ar shërben si një metaforë për transformimin personal dhe vetëzhvillimin.

    Fakte të Shpejta për vitin 2025
    Shitjet: Ka shitur mbi 65 milionë kopje në të gjithë botën, duke e bërë një nga librat më të shitur në histori. (Një burim në Google thotë për 150 milionë libra të shitur.)
    Pritja nga Kritika: Ndërsa i dashur nga miliona njerëz për tonin e tij frymëzues, disa kritikë e përshkruajnë atë si “më shumë vetëndihmë sesa letërsi” ose kritikojnë filozofinë e tij “të thjeshtë” (simplistic).
    Përshtatjet: Edhe pse një adaptim filmik është përfolur për dekada, aktualisht nuk ka një film të madh. Megjithatë, një adaptim manga i ilustruar nga Tamaki Nakamura u publikua në fund të vitit 2024.

    PËRMBAJTJA

    HYRJE – Paulo Coelho “Alkimisti” dhe jeta e tij…………………………….. 4
    Mbaj mend që mora një letër nga botuesi amerikan Harper Collins……. 9

    PROLOG
    Alkimisti mori një libër, që dikush në karvan………………………………. 13

    PJESA E PARË
    Emri i djalit ishte Santiago. Muzgu po binte ndërsa………………………. 14

    PJESA E DYTË
    Djali kishte punuar për tregtarin e kristaleve për…………………………. 50

    EPILOG
    Djali arriti në kishën e vogël dhe të braktisur pikërisht kur ishte natë.. 138

    RRETH AUTORIT……………………………………………………………….. 140
    VLERËSIM NDËRKOMBËTAR…………………………………………………. 142
    LIBRA NGA PAULO COELHO…………………………………………………. 146
    KREDITE
    Kopertina……………………………………………………………………….. 146
    TË DREJTAT E AUTORIT………………………………………………………. 147
    RRETH BOTUESIT……………………………………………………………… 148


    Paulo Coelho, jeta dhe “Alkimisti” i tij

    Rishikime

    Nuk ka rishikime ende.

    Bëhu i pari që rishikon “Paulo Coelho – Alkimisti (PDF)”

    Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e kërkuara shënohen me *

    POSTIMET E FUNDIT