Përshkrimi
Aristidh P. Kola – Arvanitët dhe prejadhja e grekëve (PDF), 558 faqe
Palosje në kopertinën e parë
Aristidh P. Kola lindi në Greqi më 1944, në fshatin Kaskaveli të qytetit të Thivës në rrethin e Tebës. Mbaroi studimet e larta në Universitetin e Athinës (Fakulteti Juridik) dhe punoi për shumë kohë si avokat. Më 1985 u detyrua të linte profesionin e avokatit për t’u marrë me studimin e arvanitasve, ku në të njëjtën kohë iu besua detyra e Kryetarit të Lidhjes së Arvanistasve të Greqisë. Bëri të mundur me përpjekjet e tij personale rizgjimin e lëvizjes kulturore dhe kombëtarë të traditës arvanitase. Më 1995 nis botimin e revistës “Besa” dhe të revistës 2 mujore “Arvanon”.
Palosje në kopertinën e fundit
Aristidh Kola ka botuar librin “Arvanitasit dhe origjina e grekëve”, i cili është ribotuar 10 herë në Greqi. “Gjuha e Perëndive”, “Greqia në kurthin e serbëve të Milosheviçit”, “Fjalori krahasues i gjuhës arvanitase”, “Antonio Belushi dhe magjia e traditave popullore”. “Proklamata e lidhjes arvanitase të vitit 1899”, “Zeusi pellazgjik dhe gabimi indo-evropian” Kishte të përgatitur “Ditari i Kosovës” dhe libra të tjerë.
Aristidh Kola vdiq në Athinë në rrethona të dyshimta e të përfolura, Ai njihet prej opinionit në Shqipëri. Kosovë, Moqedoni dhe kudo ku jetojnë shqiptarë, jo vetëm si studiues i origjinës së tij historike, por edhe si mbrojtës i denjë i emigrantëve të pambrojtur shqiptare në Greqi, të cilët për shumë vite janë bërë objekt i një diskriminimi të egër racial në Greqi. Por mbi të gjitha, ai do të kujtohet gjithmonë prej popullit shqiptar dhe prej miqve kudo në botë, për kurajon e pashembullt prej qytetari, që tregoi në ambientin ultranacionalist në luflën e drejtë, që bëri Aleanca Atlantike kundër gjenocidit serb në Kosovë.
NJË LIBËR QË DUHEJ BOTUAR MË PARË
Aristidh Kola lindi në Greqi më 1944, në fshatin Kaskaveli të qytetit të Thivës në rrethin e Tebës. Mbaroi studimet e larta në Universitetin e Athinës (Fakulteti Juridik) dhe punoi për shumë kohë si avokat. Më 1985 u detyrua të linte profesionin e avokatit për t’u marrë me studimin e arvanitëve, ku në të njëjtën kohë iu besua detyra e Kryetarit të Lidhjes së Arvanistëve të Greqisë. Bëri të mundur me përpjekjet e tij personale ri-zgjimin e lëvizjes kulturore dhe kombëtarë të traditës arvanite. Më 1995 nis botimin e revistës “Besa” dhe të revistës 2 mujore “Arvanon”. Ka botuar librin “Arvanitët dhe origjina e grekëve”, i cili është ribotuar 10 herë në Greqi. “Gjuha e Perëndive”, “Greqia në kurthin e serbëve të Milosheviçit”, “Fjalori krahasues i gjuhës arvanite”, “Antonio Belushi dhe magjia e tra-ditave popullore”. “Proklamata e lidhjes arvanite të vitit 1899”, “Zeusi pellazgjik dhe gabimi indoevropian” Kishte të përgatitur “Ditari i Koso-vës” dhe libra të tjerë.
Aristidh Kola vdiq në Athinë në rrethona të dyshim-ta e të përfolura, Ai njihet nga opinioni në Shqipëri. Kosovë, Moqedoni dhe kudo ku jetojnë shqiptarët, jo vetëm si studiues i origjinës së tij historike, por edhe si mbrojtës i denjë i emigrantëve të pambrojtur shqiptare në Greqi, të cilët për shumë vite janë bërë objekt i një diskriminimi të egër racial në Greqi. Por mbi të gjitha, ai do të kujtohet gjithmonë nga populli shqiptar dhe nga miqtë e tij kudo në botë, për kurajon e pashembullt prej qytetari, që tregoi në ambientin ultranacionalist, për luftën e drejtë që bëri Aleanca Atlantike kundër gjenocidit serb në Kosovë.
Emrin e studiuesit Aristidh Kola e kam ndeshur për herë të parë në librin “Kombi” para disa vitesh, duke lexuar esenë historike te tij “Dias-pora shqiptare nga pikëpamja historike”. Më tërhoqi vëmendjen kultura e lartë e këtij të panjohuri, stili i të shkruarit, aftësia që ai paraqiste në shtrimin e problemeve historike shqiptare, por mbi të gjitha dashamirë-sia që shprehte pë shqiptarët. Më vonë më tërhoqi përsëri vëmendjen, por por tashti jo më thjeshtë si studiues, por si njeri social, me mbrojtjen që ju bëri emigrantëve shqiptarë, që kishin shkuar për të punuar në Greqi, prej diskriminimit të hapur social, që iu bënte politika e shtetit grek, por edhe vetë opinioni grek. Por aftësitë e tij kulturore dhe politike si dhe guximin e tij si qytetar i lirë e ndjeva kur lexova librin e shkruar prej tij “Greqia në kurthin e serbëve të Milosheviçit”.
Nëpërmjet botimit të këtij libri, Aristidh Kola ishte dhe mbeti intelektuali i parë dhe i vetëm në Greqi, që doli publikisht kundra qëndrimit të politikës anakronike sllavo-ortodokse të shretit grek në luftërat e përgjakshme të shpërbërjes së Jugosllavisë. Ky libër duke vlerësuar rolin e Shqipërisë në Ballkan në mënyrë realiste dhe me një vizion perspektiv, shprehte alarmin, se ashtu si edhe në disa herë të tjera politika greke ka rënë në kurthin e shovi-nizmit serb, e fajcor për kërë është pikërisht shovinizmi grek.
Më vonë mësova se Aristidhi, që mezi kish pritur të hapej Shqipëria nga vet-izolimi i hekurt dhe i betontë, i krijuar nga regjimi politik komu-nist, kishte ardhur disa herë në Shqipëri, duke shpresuar jo shumë gjëra, por të paktën atë inkurajim moral, që nuk e kishte gjetur në Greqi, ta gjente në vendin e origjinës së tij, të cilit i kishte kushtuar dhe jetën. Por, si duket edhe per shkak të vështirësive të mëdha politike, ekonomike dhe rënies së përgjithshme të njerëzve, njerëzit dhe institucionet kulturore e shkencorc, nuk patën qetësinë dhe normalitetin e duhur, që t’i kushtonin vëmendje qëllimeve të mira të udhëtimeve të tij. Herën e parë kam patur rast ta takoj atë në pranverën e vitit 1997, kur Shqipëria pothuajse e gji-tha ishte përfshirë në krizën e madhe të anarkisë që krijuan revoltat popullore të shkaktuara nga rënia e skemave piramidale.
Me shumë dashamirësi, i njohuri im, shkrimtari minoritar, që tashti banon në Athinë, Spiro Xhai, e njëkohësisht mik i tij, më shpuri në në zyrën e shkrimtarit në katin e gjashtë të një pallati shumëkatësh, diku pranë ambasadës amerikane në Athinë. Menjëherë sa hapi derën e studios ku punonte, vura re praninë e simboleve tona, të varura në muret e saj, ku në mes të të gjithave dallohej një shqiponjë e argjendtë. Në mikpritjen e tij kishte një cilësi të veçantë. Përveç qetësisë, urtësisë dhe ngrohtësisë ai shprehte edhe një vëmendje veçantë si bashkëbisedues.
Librat e shumtë e voluminoze që i kish hapur mbi tavolinën e punës, të vendosura njëra mbi tjetrën e të shoqëruar me skeda të mbushura dëshmonin sigurisht për një studiues serioz. Mes mijëra vëllimeve të vendosura në raftet e shumta të bibliotekës, që i përdorte si referenca në punën e tij shkencore të sistemuara në një vend të veçantë, më zunë sytë Asdrenin, Çajupin, Nolin, Kadarenë, Sabri Godon, por ajo që më bëri përshtypje më shumë ishte një libër shumë i vjetër i Kristo Flloqit dhe disa libra të tjerë të rrallë me vlerë albanologjike, që ndoshta mund të mos i gjesh dhe në bibliotekat tona më të ruajtura. Kur e pyeta se si ishte e mundur kjo gjë, më foli gjatë për arkivin shumë të pasur të bibliotekës së arvanitëve në Greqi, c cila megjithë pakujdesinë e qëllimshme që është orientuar kundra saj nga shteti dhe kisha greke, ka patur duar të kuj-desshme, që e kanë grumbulluar dhe ruajtur. Nga prezantimi i parë, që bëra me të, ndieva se ai kishte një dëshirë, që ambicjet për botimin e librave, që kishte publikuar në Greqi, por edhe ato të cilat po vazhdonte të shkruante, donte bisedonte edhe me mua. Në këtë dëshirë të tij, ai përfshinte qartë gjithçka që kishte shkruar, por librin “Arvanitët dhe origjina e grekëve”, e quante si një domosdoshmëri. Kjo vepër voluminoze me mbi 500 faqe, botuar 9 herë deri në atë kohë që biseduam në Greqi, është një epope historike e bashkëkombasve të tij, e arbëreshëve të Greqisë, ose siç u flasin zakonisht në këtë vend, Arvanitëve.
Suksesi i jashtëzakonshëm i librit i kishte sjellë kënaqësinë e madhe të arritjes së një qëllimi të hershëm, për të cilin kishte mbërritur deri atje sa të braktis-te edhe profesionin e vet, që i jepte aq shumë para, duke i sjellë ndërkohë edhe telashe të mëdha në jetën e përditshme. Ai ishte nga ata dijetarë bashkëkohorë të Greqisë nacionaliste, që preferoi që në fatin e tij të zgjidhte atë të të ecurit kundra kësaj rryme. Libri “Arvanitët dhe origjina e grekëve” është një vepër që i ka kushtuar përveç shumë problemeve, që i ka hapur me politikën, kishën dhe historiografinë greke, i ka marrë shumë kohë dhe i ka kushtuar mjaft mundime. Për veprën është përgatitur dhe e ka shkruar kur Shqipëria jetonte nën diktarurën komuniste dhe vendi ku jetonte ai, Greqia, i kishte ndërprerë marrëdhëniet me të, për shkak të ligjit absurd grek të luftës, por cdhe për arsye të armiqësive ideologjike dhe politike. Aristidh Kola e ushtroi veprimtarinë e tij si studjues dhe historian në kushre specifike për një mendimtar të lirë. Greqia vërtetë, që ishte një vend, që Perëndimi kishte sakrifikuar jo pak për ta mbajtur në kahun e tij, ndryshe nga kampi ku kishte mbetur Shqipëria, ku me një ndryshim prej saj, gjeje liri, ku të shprehje mendimet dhe idetë e tua. Por në rastin konkret, me Greqinë ishte sikur të luaje me zjarrin.
Nuk ishte e lehtë që të bëje beteja të tilla teorike dhe të mbroje ato, që kishin të bënin me një etnik dhe shpirtëror, në një kohë kur Grcqia me artopalant të tipit Sebastianos “vajtonte” për fatin e mjerë të tokave të saj, që gjoja kishin mbetur përtej kufijve të saj dhe betohej e hakërrehej se do të vinte koha, që t’i përfshinte me forcë në territorin e saj. Në këtë realitet, ai punoi dhe me përpjekje shkencore e guxim heroik u dha frymëmarrje arkivale jetës kulturore-historike të arvanitëve, duke e ringjallur atë. Edhe pse dora e tij pas gjithë atyre gjërave që kanë ndo-dhur me Arvanitinë në Greqi, është si e akullt, si e padukshme diku në shkëputje e diku në thërmim, ajo ka me vete forcën e të vërtetës historike, që të rrëmbejë stafetën e brezave paraardhës, stafetën e djemve të Shqipërisë, që i dhanë lirinë Greqisë së re moderne. Me këmbanën e tij, që është e vërteta historike e një populli me vlera të larta liridashëse dhe paqedashëse dhe me kontribut të pazëvendësueshme në lirinë dhe pros-peritetin e Greqisë së re, ai kërkon që të tërheqë vëmendjen e gjeneratave pasardhëse për të vërtetën që ka ndodhur për masakrën e programuar historike, që është kryer në kurriz të jetës së këtij populli.
Libri që ka për objekt prejardhjen e arvanitëve të Grcqisë dhe origjinën e grekëve të sotëm, është në të vërtetë një histori profesionale, me referenca të shumta dhe me konkluzione korrekte. Sigurisht që në libër, ka edhe përfundime të veçuara për të cilat mund të mos ndash të njëjtin mendim me autorin, të cilat mund të lidhen me subjektivizmin e tij, si pasojë e ndonjë problemi të paverifikuar mirë, por në përgjithësi vepra është një vlerësim për historinë e kombit shqiptar prej nga nis dhe historia e këtyre njerëzve, që ka për objekt ky libër. Në një qiell të veshur me shumë re, në një terren të vështirë politik dhe etnonacionalist, ai bëri publike studimet e tij shu-më vjeçare, duke replikuar jo vetëm me historiografinë greke, që po bën rolin e të paditurit mbi identitetin e arvanitëve, por dhe me politikanë dhe qeveritarë grekë, të cilët nuk kanë guxuar as të belbëzojnë, pale ta pranojnë realitetin historik të pranisë etnike të shqiptarëve në Greqi.
Rëndësia kryesore e librit është se ai ka një karakter shumë dimen-sional. Problemi më themelor i librit është vërtetë prejardhje e arvanitë-ve, të cilën ai e zë nga rrënjët dhe e çon deri tek trungu i saj i mohuar kriminalisht në fshehtësi nga kisha dhe shteti grek nëpër shekuj. Por këtë absurditet historik, e vë përballë lidhjeve dhe afërsisë, që kanë ekzis-tuar sa smbahet mend ndërmjet grekëve dhe shqiptarëve. Këtë arsyetim ai nuk hallakatet që ta kërkojë sa andej-këndej, por i rezulton nga faktet historike, i vjen natyrshëm nga historia. Po të hetohen qorrsokaket dhe antitezat e historianëve në lidhje me pellazgët, do të kuptojmë se atje ka një handikap, ku e para gjë që të shkon ndërmend është se atje ka hije politika, e cila historinë, në këtë kapitull të saj e ka kthyer në pseudo-histori. E njëjta gjë dhe i njëjti keqkuptim shtyhet dhe sofistikohet edhe sot, kur nga njëra anë thuhet se shqiptarët dhe grekërit vijnë nga pellazgët dhe nga ana tjeter behet e pamundur për të vënë kufinj të këqinj, duke u çjerrur të shkëputin Epirin e Veriut se është helen.
Për pellazgët që na flisnin ata gjigandët e Rilindjes Kombëtare Shqiptare të shekullit të kaluar, s’bëhet më fjalë. Ndërsa historianët neogrekë as duan që t’i pranojne ata, ku sipas tij, herë janë helenë dhe herë parahelenë. Domethënë, herë të bardhë dhe herë të zinj. Por sipas analizës së autorit, pellazgët nuk janë plangprishës, që t’i nxjerrin nga horizonti dhe gjërat të shkojnë në vendin e vet dhe kështu ne të qetësohemi. Pellazgët nuk janë miza në qumështin tonë, që kanë rënë brenda dhe sipas një arysetimi të keq të historiografisë greke, ne duhet që të nxjerrim mizën dhe të pimë qumështin. Ata gjenden kudo, sipas autorit. Gjenden në gjuhën shqipe dhe në gjuhën greke. Gjenden në peripecitë dhe përpjekjet tona. Gjenden në atë që na vë në levizje të marrim rrugët dhe te bredhim në çdo kënd të botës, të krijojmë atje, por edhe të kthehemi si Odiseja në Itakë. Gjenden në adhurimet midis feve qe na imponuan. Gjenden në krenarinë, egoiz-min, dinjitetin, gjenialitetin, në aftësinë për të ekzistuar dhe për ta bërë të ndjeshme prezencen tonë, me gjithë kushtet e vështira që jetojmë.
Ekziston në natyrën tonë, kur përpiqen për të bërë të pamundurën, kur lufrojnë atje ku nuk e dimë nëse do t’ia dalim mbanë. Gjendet në guximin dhe marrëzinë tonë, kur shpesh themi, jo kur të tjerët thonë po. Përpjekjet për zhdukjen e komunitetit të madh arbëresh (arvanitëve) të Greqisë janë një krim i shëmtuar i Greqisë së re, e cila ka hedhur baltë për rreth 4-5 shekuj përsipër sistematikisht, me qëllimin e përcaktuar për ta mbuluar. Ai ka marrë përsipër, që me kurajo ta zhvarrosë shkencërisht këtë krim. Dhe filozofia e arsyetimit të tij bëri fajtor për këtë kishën, shtetin dhe jo komunitetin arvanit, që është i rrezikuar seriozisht nga asimilimi, duke u transformuar tragjikisht në një komunitet linguistik. Shqiptarët e Shqipërisë dhe shqiptarët e Greqisë nuk kanë qenë kurrë të përfaqësuar në një bashkim të vërtetë shpirtëror.
Edhe në ato momente të historisë kur kufijtë kanë qenë të hapur, këtë përfaqësim e kanë pen-guar herë forcat e një ideologjie të fymëzuar me shpifje, dezinformime, dhe herë forca e ligjit dhe e hakmarrjes shtetërore, për të shuar forcën e racës dhe për të mos thënë qetësisht kush ishe, nga vjen, dhe cilës origjinë i përkisje. Fitime, humbje, lavdi e disfatë, gëzime dhe hidhërime dhe shumë peripeci, mbeten epopeja e largët e një race të gjallë, e cila për t’i shpëtuar ndëshkimit të një pushtuesi ra nën thundrën fatale të një shtypësi tjetër. Libri në fjalë është një vlerësim i teorisë së helonologut të madh gjerman Folmerajer për kontributin e shqiprarëve, duke u mbësh-tetur në teorinë e Falmerajerit, por dhe duke e mbështetur atë me fakte të tjera. Shqiptarët, përtej të qënit gjithmonë një ishull midis kombeve të tjera, duke përballuar të gjitha llojet e pushtimeve në vitet pas klasike mbetën gjithmonë një popull i pacenuar dhe i paprekur nga çdo ndikim dhe influencë e huaj. Dhe mënyra e ndërtimit të shoqërisë së tyre, sipas fisesh dhe klanesh së bashku me karakterin e ashpër e të panënsh-trueshëm të tyre, iu siguroi mbijetesën përtej shekujve, gjë që Falmeraje-ri e pranon dhe e konfirmon plotësisht.
Duke kuptuar faktin që shqiptarët ishin të detyruar për shekuj me radhë të jetojnë nëpër male me armë në dorë, për të ruajtur parimet e tyre të trashëguara, të lirisë, krenarisë, mosbindjes dhe pastërtisë së racës, deri në ditët e sotme, nënkuptoht edhe konservatorizmi i tyre.
Tuqididi ka thënë se helenët janë shumë të afërt dhe të një gjaku me ilirët. Sigurisht, që historiani i lashtë e kia patur fjalëhn për grekët e lashtë. Por, sidoqoftë në Greqinë e sotme ekzistojnë forca shkencore dhe politike, që s’lënë gjë pa bërë, për t’i shkatërruar ekspozime të tilla. Mbi të gjitha, historianët grekë kanë folur shumë me heshtjen e tyre, ku me anë të së cilës kanë patur gjithmonë si qëllim që ta shmangin shqyrtimin e problemit arvanit. Momente historike, të cilat dikur ishin realitete të gjalla, ku Athina kryeqyteti i Greqisë gëlonte nga komplekset e heleni-zimit apo shqiptatizmit, pra në ishe grek apo shqiptar, ishin të frikshme për t’u kujtuar, pa lëre më për ta përsëritur në Greqi. Pikërisht kjo hamendje paranojake frymëzoi organizimin e luftës së fshehtë, të heshtur dhe sistematike disa shekullore, kundra gjakut shqiptar në Greqi, i cili më së shumti identifikohet me arvanitët; luftë, që me themelimin e shtetit shqiptar u shoqërua edhe me të ashtuquajturën “megalloide”, e cila sot herë bën sikur fle dhe herë zgjohet, por gjithësesi ujërat e miqësisë midis dy popujve po i trazon dhe po i turbullon për mrekulli.
Libri “Arvanitët dhe prejardhja e grekëve” është një liber për të cilin unë kam menduar se duhej ta kishte parë dritën e botimit që më parë në Shqipëri. Këtu nuk është fjala për të nderuar figurën e respektuar të një personaliteti, i cili i ka mbrojtur publikisht shqiptarët në momente të vështira, duke e identifikuar veten hapur me ta, por edhe vlerat e rëndësishme historike, politike dhe estetike, që ka për ne. Këtë dëshirë, që kishte edhe autori dhe që i ziente përbrenda ma tha që në takimin e parë. Në takimin e dytë, që hëra rreth 3 vjet më vonë, ai m’u drejtua drejt-përdrejt për ta botuar librin e tij në Shqipëri.
E kishte humbur besimin tek një botues tjetër, që e kishte marrë përsipër 4 vjet më parë, dhe ndo-shta ishte trembur nga leverdia ekonomike por që çuditërisht refuzimin e kishte shprehur me heshtje e shmangie. Në brendësinë e kësaj periudhe 3 vjeçare kishin kaluar shumë ngjarje. Shqipëria kishte kapërcyer hende-kun e madh të krizës së vitit 1997 dhe NATO kishte sulmuar ushta-rakisht Serbinë e Milosheviçit, për të shpëtuar shqiptaret e Kosovës nga genocidi masiv. Pjesëmarrja aktive e Aristidhit në debatet televizive në Greqi rreth ngjarjeve të Kosovës, tregoi qartë shpirtin e shqetësuar të tij, përcolli në opinionin grek të vërteta historike, sikurse ato që përshkruhen në këtë libër, të cilat edhe pse të përbaltura në siperfaqe, aty thellë në thellësi të historisë së shekujve, ato kanë mbetur të paprekura, prandaj kane dhe do të kenë përkrahësit e tyre të denjë.
Por herën e dytë që unë u takova me të, ai m’u drejtua personalisht për ta bërë të mundur botimin e tij. Gjendja ime finaciare si botues nuk e ofronte këtë mundësi për të botuar një libër voluminoz më format të madh dhe me mbi 500 faqe. Botues matrapazë, që librin e kanë vetëm si koperturë për t’i rrëmbyer shtetit tenderat, të lidhur me pushtetarë, duke na i grabitur pothuaj shumicën e ndihmës që japin fondacionet para shtetëror siç është fondacioni “Fan Noli” dhe mundësi të tjera, që të jep shteti, na e kanë bërë më të vështirë periudhën e tranzicionit. Për këtë arsye, i shpreha dëshirën time për të bërë diçka, por nuk ia mora përsipër. Në këtë udhëtim në Greqi, unë isha pjesëmarrës në një Panair Ndër-kombëtar Libri në Athinë dhe mendova, se do shiheshim përsëri në Sten-dën e Shtëpisë Botuese “Phoenix”, të cilën e drejtoj unë, ose në promo-vimin e librit të bërë prej tij, që ia kushtonte Antonio Belushit, aktivitet ky që ishte planifikuar për t’u bërë në një nga ditë e këtij panairi.
Por, ndërsa unë e prisja me kënaqësi, që të vizitonte për herë të parë librin shqip, një ditë më vjen miku i të dyve, shkrimtari Spiro Xhai dhe më thonë se Aristidhi ishte shtruar papritur në spital dhe gjendja e tij ishte e rëndë. I shkoj pikërisht atë mbrëmje në spitalin shtetëror “Vangjelizmo” në qendër të Athinës dhe krevatin e tij e gjej në gjendje të mjerë, në një nga koridoret e katit të gjashtë, pranë një pike telefonike, ku flisnin të sëmurët. Nuk m’u duk e rastësishme, që nuk u gjend një dhomë për të në atë zheg të nxehtë të asaj vere, për një njeri, që kishte bërë revolucion në mendimet e shumë njerëzve, me një libër të tillë në Greqi. U takuam dhe biseduam, ja aty pranë krevatit të tij. Biseda në gjuhën shqipe po tërhiqte vëmendjen e mjekëve që kalonin nga dhoma në dhomë. Megjithatë, ne vazhduam bisedën në shqip.
“Mik i dashur Ndriçim” – më tha gjatë bisedës. “Në qoftë se unë do të bëhem sërish mirë, ne do të bëjmë gjëra të mira bashkë”, dhe më kujtoi sërish librin.
Kuptova se diçka serioze kishte ndjerë për shëndetin e tij dhe në fund të bisedës i thashë se nuk ishte keq të kisha librin e tij në dorë. Mbas dy ditësh ai del nga spitali “Vangjelizmo”, i sëmurë dhe në gjendje jo të përshtatshme për të lëvizur, dhe shkon në zyrën e tij, merr atë pjesë të librit të përshtatur në shqip dhe ma dorëzon mua. E mora librin, duke menduar shumë kohë për botimin e tij. Autori mbas dy-tre muajsh vdiq tragjikisht nëpër korridoret e spitaleve të Athinës, si një njeri i braktisur, në një moshë që ishte përgatitur për të shkruajtur. Kërkova por nuk arrita të siguroj një ndihmë të thjeshtë financiare për botimin e këtij libri. Shteti i sotëm injorant shqiptar, ia ka mbyllë portën fare publikimit të lerërsisë klasike dhe të mendimit shqiptar.
Thonë se aktualisht burrokracia jonë shtetërore po përgatitet ta nderojë me një dekoratë këtë per-sonalitet të shquar shqiptaro-grek, i cili megjithëse në rrethana dhe në një terren tjetër, më kujton klasikun De Rada. Sigurisht, që nga halli, edhe këtë mund ta quanim një gjë të mirë. Por mendoj se përpara këtij nderimi, duhej të ishte bërë një projekt për botimin e librave të tij, të cilat i bëjnë shërbime Shqipërisë dhe kombit shqiptar ose t’i ishte vënë emrin e tij një shkolle, ose ndonjë rruge në Tiranë, apo në qytetet e tjera të Shqipërisë.
Ndriçim KULLA
Rishikime
Nuk ka rishikime ende.