Description
Lirika daneze, libri është në PDF dhe ka 158 faqe.
DY FJALË NGA PËRKTHYESI
Dikur merresha me poezi, derisa një aksident i rëndë më ndodhi në Kopenhagë, në mars 1999, i cili ma ktheu jetën me kokë poshtë. Me moshën vjen edhe një pjekje e mendimeve, racionalizimi i tyre, dhe kjo gjithashtu ndikon të largohesh disi nga frymëzimi prej emoci-oneve të çastit, momentit, që bën shpesh të burojë edhe poezia.
Mund të kisha vazhduar të merrem me punë të dobishme, me përkthime etj. pak më shumë se sa kam bërë, por rrethanat e jetës më krijuan probleme të mëdha, saqë më duhej të mbijetoja, para se të mendoja të merrem me veprimtari kulturore shqiptaro-daneze.
Para se të largohem nga Danimarka (2001), pata bërë edhe përkthimin e disa poezive, të marra nga një libër ‘Den Dankse Lyrik’ (Lirika daneze), dhe nga libri ‘Samlede digte’ të Benny Andersen, një pjesë të të cilave i kam përkthyer e përmbledhur në këtë PDF.
Për të botuar një libër me poezi të përkthyera, të duhet të sigurosh të drejtën e autorit/ëve, prandaj po mjaftohem vetëm me këtë libër në PDF, një herë për një herë. Poezitë daneze që kam përkthyer, janë në përgjithësi të bukura, nga autorë të njohur danezë, nuk ia vlejnë të rrinë në sirtar. Ju uroj lexim të këndshëm.
Arben Çokaj
Reviews
There are no reviews yet.