Më shumë
    Home Libra PDF “Elektra” nga Sofokliu (PDF)
    Sale!

    “Elektra” nga Sofokliu (PDF)

    Original price was: €10,00.Current price is: €5,00.

    Category:

    Description

    Elektra” nga SofokliuPDF

    Elektra e Sofokliut është një tragjedi e përqendruar në hakmarrje, tradhti familjare dhe ciklin shkatërrues të dhunës. Ajo tregon historinë e Elektrës dhe vëllait të saj Orestit, që hakmerren për vrasjen e babait të tyre, Mbretit Agamemnon, nga nëna e tyre Klitemnestra dhe i dashuri i saj Egisti.

    Një nga veprat e rëndësishme të Sofokliut.

    Vepra në shqip ka 80 faqePërktheu Arben Çokaj

    SHËNIM SI PARATHËNIE

    Elektra e Sofokliut bazohet në një nga episodet e fundit në historinë e gjatë dhe të përgjakshme të familjes mbretërore të Mikenës, e cila shpesh quhet Shtëpia e Atreut. Kjo pjesë e rrëfimit më të gjatë fillon kur Agamemnoni, mbreti i Mikenës dhe udhëheqësi i ekspeditës greke kundër Trojës, sakri­fikoi vajzën e tij Ifigjenia, që të merrte erëra të favorshme, në mënyrë që flota greke të mund të lundronte nga Aulisi. Pas sakrificës, erërat ndry­shuan dhe ushtria greke lundroi për në Trojë, ku ata qëndruan për dhjetë vjet.

    Ndërsa Agamemnoni ishte larg nga Mikena në Trojë, gruaja e tij, Klitem­nestra, filloi një lidhje me Egistin, një kushëri të Agamemnonit. Kur Aga­memnoni u kthye nga Troja, të dy të dashuruarit e vranë atë në një festë, ku festonte kthimin e tij.

    Pas vrasjes, djali i Agamemnonit, Oresti, u mor nga Mikena fshehurazi, për ta mbrojtur atë. Vajzat (Krizotemi, Ifianasa dhe Elektra) mbetën në pallatin mbretëror të Mikenës me Egistin dhe Klitemnestrën, të cilat mor­ën pushtetin mbretëror në qytet.

    Sjellja e Elektrës ndaj çiftit mbretëror dhe zia e saj e vazhdueshme për babanë e saj, i detyruan Egistin dhe Klitemnestrën për ta ndëshkuar atë, duke e trajtuar pothuajse si një shërbëtore, por ajo refuzoi t’u nënshtrohej dëshirave të tyre dhe të pushonte së pikëlluari për të atin. Megjithatë, Krisotemi dhe Ifianasa pranuan autoritetin e sundimtarëve të rinj.

    Drama e Sofokliut hapet jashtë pallatit mbretëror të Mikenës. Oresti sapo është kthyer fshehurazi nga vitet e tij larg shtëpisë. Detaje të tjera të rrëfi­mit më të gjatë të Shtëpisë së Atreut do të jepen në shënimet në fund të faqes në vendet përkatëse.

    Elektra e Sofokliut u shfaq për herë të parë në Athinë rreth vitit 420 para Krishtit.

    Reviews

    There are no reviews yet.

    Be the first to review ““Elektra” nga Sofokliu (PDF)”

    Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e kërkuara shënohen me *

    POSTIMET E FUNDIT