Përshkrimi
Zigmund Frojd – Një studim autobiografik+, 153 faqe.
Libri është botuar, përfshihet te Vepra e plotë e Frojdit në shqip.
Përktheu Arben Çokaj
Konsulent profesional & Editor: Dr. Dashamir Çokaj
( Përkthimi më i mirë dhe më i plotë i veprës së Frojdit në shqip )
Formati i librit 160×235 mm. Libri në A5 ka 200 faqe.
Libri ka gjithsejt 153 faqe dhe është marrë nga Vepra e Plotë e Frojdit me mbi 980 faqe të përkthyera në shqip, nga 1200 faqe në anglisht, shkëputur nga gjithsej 5 102 faqe.
Këtu përfshihen punimet:
Një studim autobiografik, përbën pjesën e një sqarimi të Frojdit për punën e tij me psiko-analizën, e cila u bë pjesë e jetës së tij. Këtu sqarohet zhvillimi i ngjarjeve në lidhje me këtë teori psikologjike, vështirësitë, pengesat por edhe sukseset dhe përkrahjen e saj.
- Mbi Narcizmin – narcizmi vjen nga historia e vjetër greke mbi Narcisin, dhe ka një ndikim të madh në shoqërinë njerëzore.
- E pavetëdijshmja – një punim që bën fjalë për pavetëdijen. Shumë mendime e më pas veprime të njeriut janë të pavetëdijshme, njeriu nuk është i qartë në veprimet e tij.
- Tabuja e virgjërisë – Ka një traditë për virgjërinë, dikur ka qenë tabu, sidomos për vajzat. Këtu sqarohet në lidhje me këtë dhe si sillen vajzat në situata të tilla…
- Neuroza dhe Psikoza – Këtu filtet për dy simptoma kryesore psikike, neurozat dhe psikozat. Sipas sqarimeve në këtë libër, neurozat janë një konflikt në mes Egos dhe Suoper-egos së njeriut, ndërsa psikozat janë një konflikt i krijuar në mes Egos dhe botës së jashtme të njeriut. Të dyja krijojnë probleme për njerëzit, në lidhje me perceprimin e realitetit objektiv, që i rrethon.
- Seksualiteti femëror – një punim që bën fjalë për seksualitetin te femrat, Frojdi sqaron se femrat kanë një rudiment të organit mashkullor, klitorisin dhe më pas duke u rritur, ato kalojnë te organi femëror, vagina. Këtu sqarohet edhe raporti i vajzave me nënën e babain e tyre.
- Pse luftë? – shkëmbimi i letrave në mes Ajshtajnit dhe Frojdit për luftën. Ajnshtajni pyet se si mund të shmangen luftërat, dhe Frojdi i përgjigjet, duke i treguar se janë në natyrën e njeriut impulset destruktive. Por se duhet krijuar një Organizatë ndërkombëtare mbi-kombëtare, që të frenojë luftërat shkatërruese mes kombeve.
Libri VII
NJË STUDIM AUTOBIOGRAFIK +
PËRMBAJTJA
| … | Një studim autobiografik + | … |
| Mbi Narcizmin | … | |
| … | E pavetëdijshmja | … |
| II. | Kuptimet e ndryshme të së ‘pavetëdijshmes’ | … |
| III. | Emocionet e pavetëdijshme | … |
| IV. | Topografia dhe dinamika e represionit | … |
| V. | Karakteristikat e veçanta të sistemit Ucs | … |
| VI. | Komunikimi mes dy sistemeve | … |
| VII. | Vlerësimi i pavetëdijes | … |
| … | Tabuja e virgjërisë | … |
| … | Neuroza dhe psikoza | … |
| .. | Një studim autobiografik | … |
| … | Postscript – Pas-shkrim | … |
| … | Seksualiteti femëror | … |
| … | Pse luftë? (Letërkëmbim Ajnshtajni – Frojdi) | … |
Një sqarim më i gjatë në shkrimin në vazhdim:










Rishikime
Nuk ka rishikime ende.