Libra NëLinjë është bazuar në aplikacionin (plugin) WooCommerce.

Gjendet në adresën https://cokaj.al/shop, që mund të arrihet duke klikuar në pikën e menysë Libra NëLinjë, në krye të faqes. Kemi zgjedhur termin Libra, pasi shumica e produkteve këtu janë librat. Dhe kur klikon mbi të, hapet faqja Libra NëLinjë, si në figurën më sipër, ku renditen librat e disa produkte të tjera me radhë - shumica janë falas, por janë edhe disa libra të mitë, me pagesë.

Si të merrni ose blini një produkt, psh. një libër të printuar, ose në PDF?

Shkoni dhe gjeni produktin (librin) që doni të blini. Ne kemi përdorur shembullin e një libri në PDF me përkthime interesante, BOTA dhe shqiptarët. Po të vihet re, në fund të secilit produkt, kemi një buton të kuq, Shto te Shporta. Nëse klikon mbi të, produkti shtohet në Shportën tuaj të blerjeve. Nëse klikon mbi produktin, hapet faqja e produktit, si në rastin tonë. Në të dy rastet, duhet të klikojmë butonin e kuq Shto te Shporta, për ta zgjedhur produktin në shportën e blerjes, dhe marrim këtë pamje: Shohim tani se produkti, libri jonë është shtuar në shportën e blerjeve. Shikoj detajet. Nëse duam të blejmë me PayPal, klikojmë aty butonin e verdhë PayPal, në Gjermani shtohet edhe butoni tjetër i verdhë, Später Bezahlen (Paguaj më vonë). Zakonisht zgjedhim Procedo te pagesa, butonin e kuq dhe marrim një mundësi, për të parë të gjitha mënyrat e pagesës, Detajet e Faturimit. Nëse je përdorues për herë të parë, duhet si fillim të jepni Detajet e Faturimit (majtas), se po bën Blerje, edhe kur e merr një produkt falas. Plotëso formularin, sidomos pikat që jkanë me  * asterisk, se kërkohen. Në anën e djathtë të kësaj pamje, kemi Porosia juaj, ku kemi edhe mënyragt e pagesës më poshtë. Kemi tre mënyra pagese:
      1. Transfertë direkte bankare, që po e zgjodhët, kryeni procedurën, dhe ju del mundësia për të marrë të dhënat e bankës sonë, ku bëni pagesën për produktin që blini dhe sapo paratë të kenë hyrë në bankë, ne ua dërgojmë porosinë, PDF me email, ndërsa librin e printuar me postë (ku është vënë edhe një tarifë shtesë për postimin).
      2. PayPal, nëse zgjidhni këtë, u jepet mundësia që të paguani direkt me PayPal.
    1. Debit & Credit Cards, e bën pagesën me kartë krediti ose debiti, përmes PayPal. Pagesat të gjitha janë të sigurta. Nëse zgjedhni këtë metodën e fundit, jepni të dhënat e kartës suaj, dhe klikoni në fund butonin blu Buy Now (Blej tani).
Mos harroni të shënjoni kutinë majtas, te shënimi: pasi, nuk ecën procedura, nëse nuk e shënoni këtë. Pasi i keni plotësuar të gjitha, kliko butonin e gjelbër: MERR POROSINË. Dhe vijmë në fund të procesit, nëse gjithçka ka shkuar si duhet, hapet një faqe (si më poshtë), nga ku mund të bëni shkarkimin e produktit (nën rubrikën Shkarko), nëse është digjital, psh. libër në PDF, ose keni kryer pagesën dhe ne ua dërgojmë produktin e porositur, psh. libër në print, ose do ju dalin të dhërnat e bankës sonë, nëse keni zgjedhur Transfertë direkte bankare. Bëni pagesën më pas dhe sapo ajo të na konfirmohet, ne jua dërgojmë produktin. Figura e fundit, siç shihet, jepet për një libër falas në PDF, se përndryshe, do të na duhej të paguanim. Me kaq kryen proceduara e blerjes, ose marrjes falas të një produkti nga Libra NëLinjë.

Si përdoret Libra NëLinjë?